BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/11 f. 31
  • A të kujtohet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A të kujtohet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Material i ngjashëm
  • Një tipograf që la gjurmë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Përse ta kërkojmë të vërtetën?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Të krishterët adhurojnë me frymë dhe të vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • A mund të gjendet e vërteta fetare?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/11 f. 31

A të kujtohet?

A të ka pëlqyer leximi i numrave të fundit të Kullës së Rojës? Nëse po, do të jetë interesante të kujtosh këto pika vijuese:

▫ A mund të gjendet e vërteta fetare?

Jezu Krishti tha: «Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.» (Gjoni 8:32) Jezui nuk theksoi vetëm se e vërteta mund të gjendet, por tregoi se gjetja e saj është një kërkesë në adhurimin që i bëjmë Perëndisë. Ai i tha një gruaje samaritane: ‘Adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën.’ (Gjoni 4:23)​—15/7, faqe 5.

▫ Kush ishte Robert Etien dhe ç’gjurmë la ai?

Robert Etien ishte një tipograf që jetoi në shekullin e 16-të. Jetën e tij ia dedikoi botimit të Shkrimeve të Shenjta dhe përpjekjeve për të zbuluar fjalët e Biblës, siç ishin shkruar fillimisht. Sistemi i tij i ndarjes së tekstit të Biblës në vargje është sistemi që përdoret gjerësisht sot.​—15/7, faqe 10, 14.

▫ Si përfitojmë nga leximi i përditshëm i Biblës?

Shkrimet marrin vazhdimisht domethënie të re për ne dhe profecitë në lidhje me ditët e fundit bëhen edhe më tepër mbresëlënëse në dritën e atyre që kemi parë, dëgjuar dhe provuar personalisht. Ndërsa përvoja jonë në jetë zgjerohet dhe përballojmë problemet, i vlerësojmë edhe më shumë këshillat e Biblës. (Proverbat 4:18)​—1/8, faqe 15.

▫ Si mund t’i kujtojmë tekstet e Biblës?

Kur lexon Biblën, shënoji tekstet e zgjedhura që dëshiron të kujtosh ose kopjoji në letër dhe letrat vendosi në vende ku mund t’i shohësh përditë. Ndërsa përpiqesh t’i ngulitësh në mendje vargjet, medito mbi to dhe përdori. Mos u përpiq të mbash mend shumë vargje njëherësh, por ndoshta dy ose tre çdo javë.​—1/8, faqe 16, 17.

▫ Çfarë informacioni shtesë përmban ungjilli i Lukës, përveç atyre që kanë siguruar shkrimtarët e ungjijve të tjerë?

Edhe pse shumë prej tij ngjan me tregimin e Mateut, 59 për qind janë informata shtesë. Luka regjistron gjashtë nga mrekullitë e Jezuit e më shumë se dyfishin e shumë ilustrimeve të Jezuit që nuk përmenden nga shkrimtarët e ungjijve të tjerë.​—15/8, faqe 12.

▫ Cila vetëtimë e jashtëzakonshme drite e së vërtetës u zbulua në 1935-ën?

Atë vit populli i Jehovait kuptoi se shumica e madhe që përmendet në Zbulesën 7:9, 14, nuk i referohet një klase dytësore qiellore, por atyre me shpresë tokësore (Gjoni 10:16)​—15/8, faqe 20.

▫ Në cilat mënyra praktike mund të ngushëllojmë dikë që ka humbur një njeri të dashur?

Dëgjo. Jepi siguri. Tregohu i gatshëm. Merr iniciativën e duhur. Shkruaj një letër ngushëllimi. Lutu me të. (Jakovit 5:16) Vazhdo ta ndihmosh.​—1/9, faqe 13, 14.

▫ Ç’mund të bëjnë vëllezërit dhe motrat frymore, për të ndihmuar ata që jetojnë në familje të ndara nga pikëpamja fetare, që të durojnë?

Flisni rregullisht në mënyrë inkurajuese, pozitive dhe ngushëlluese me ta. (1. Selanikasve 5:14) Ky do të jetë një freskim për mendjen dhe trupin e tyre. Kur është e përshtatshme dhe praktike, ftojini në aktivitetet tuaja teokratike dhe shoqërore. Mbajini në lutjet tuaja. (Romakëve 1:9; Efesianëve 1:16)​—1/9, faqe 29.

▫ Cilat shpërblime vijnë, ndërsa ushtrojmë durim në shërbimin në fushë?

Durimi i ndihmon lajmëtarët e Mbretërisë të durojnë çdo indiferencë apo kundërshtim. Në vend se të ndezin diskutime me njerëzit e zemëruar, shërbëtorët e durueshëm do të jenë në gjendje të japin një përgjigje të butë apo edhe të ikin me qetësi, duke ruajtur kështu paqen dhe gëzimin. (Mateu 10:12, 13) Për më tepër, njerëzit ngjashëm deleve do të ndihen të tërhequr nga mesazhi i Mbretërisë.​—15/9, faqe 9.

▫ Përse është kaq me vlerë njohja e së vërtetës së Biblës?

Duke njohur të vërtetën lirohemi nga gënjeshtrat, zhgënjimet dhe bestytnitë. Kur e jetojmë atë, e vërteta na forcon të durojmë vështirësitë dhe na frymëzon me shpresë, e cila na bën të mundur të qëndrojmë nën sprova.​—1/10, faqe 8.

▫ Cilën përgjegjësi kryesore mori nga Izraeli natyror kongregacioni i mirosur i krishterë?

Privilegjin për të dëshmuar madhështinë e Jehovait midis kombeve. (Isaia 43:21; 1. Pjetrit 2:9)​—1/10, faqe 19.

▫ Çfarë përfshijnë fjalët e apostullit Pjetër, sipas së cilave burri duhet ‘të nderojë’ gruan e tij»? (1. Pjetrit 3:7)

Burri që nderon gruan e tij nuk e poshtëron apo nuk e nënvlerëson atë. Përkundrazi, privatisht dhe në publik, ai tregon me fjalët dhe veprat e tij se e çmon atë. (Proverbat 31:10-31)​—15/10, faqe 19.

▫ Përse mund të themi se përjashtimi nga kongregacioni i krishterë i një keqbërësi të papenduar është një masë e dashur?

Përjashtimi është një shprehje e dashurisë për Jehovain dhe rrugët e tij. (Psalmi 97:10) Tregon dashuri për ata që ndjekin një rrugë të drejtë, pasi heq nga mesi i tyre dikë që mund të ushtrojë një ndikim të keq mbi ta; kjo mbron, gjithashtu, pastërtinë e kongregacionit. (1. Korintasve 5:1-13)​—15/10, faqe 25.

▫ Si mund të identifikohet sot «skllavi besnik e i matur», për të cilin foli Jezui në Mateun 24:45-47?

Ata identifikohen veçanërisht nga vepra që bëjnë, duke siguruar botime të bazuara në Bibël, duke mësuar dhe predikuar «lajmin e mirë të mbretërisë» dhe nga fakti që i mbahen ngushtësisht Fjalës së Perëndisë, Biblës. (Mateu 24:14; 28:19, 20)​—1/11, faqe 16.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo