Lehtësim për viktimat e pafajshme
FLIJIMI ritual i fëmijëve është një nga krimet më të urryera që ka kryer ndonjëherë njeriu. Disa nuk besojnë që një praktikë e tillë e rëndë të ketë ndodhur. Por kjo karakteristikë e adhurimit të fenikasve është vërtetuar nga zbulime të shumta arkeologjike.
Fëmijë nga familjet fisnike hidheshin në zjarr, si ofrim për perëndi të tilla, si Taniti dhe Baal-Hamoni. Në Kartagjenë, viktimat e vogla digjeshin si flijim në statujën prej bronxi të Kronosit. Diodor Sikuli, një historian i shekullit të parë p.e.s., thotë se të afërmit e fëmijëve e kishin të ndaluar të qanin. Ndoshta besonin se lotët e dhimbjes e zvogëlonin vlerën e flijimit.
Gjatë njëfarë kohe, një rit i ngjashëm praktikohej pranë Jeruzalemit, në Tofetin e lashtë. Atje, adhuruesit kërcenin e u binin tamburëve, për të mbytur britmat e fëmijëve që hidheshin në barkun e Molekut, ku ishte ndezur zjarri.—Jeremia 7:31.
Jehovai ndihet tepër i zemëruar kundrejt atyre që pa dhembshuri mbyllin veshët përpara dhimbjeve të të tjerëve. (Krahaso Proverbat 21:13.) Si një Perëndi që tregon dhembshuri për fëmijët, Jehovai me siguri do t’i përfshijë këto viktima të pafajshme në ‘ringjalljen e të drejtëve dhe të padrejtëve’.—Veprat 24:15; Të Dalët 22:22-24.