BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/5 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Material i ngjashëm
  • Filistia, filistinët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gaza
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kaftori, kaftorimët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Samsoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/5 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Kush ishin filistenjtë e përmendur në Bibël?

Bibla flet shpesh për filistenjtë, të cilët jetonin në Kanaan kur populli i Perëndisë mori zotërimet e Tokës së Premtuar. Për një kohë të gjatë, këta filistenj të lashtë e kundërshtuan popullin e Perëndisë, siç del në pah nga tregimi i dyluftimit të Davidit me gjigandin filiste të quajtur Goliad.​—1. Samueli 17:1-3, 23-53.

Bibla tregon se filistenjtë emigruan nga Kaftor për në bregdetin juglindor të Kanaanit. (Jeremia 47:4) Ku ndodhej Kaftori? The International Standard Bible Encyclopedia (1979) vëren: «Edhe pse nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të arritur në një përfundim të sigurt, studiuesit e sotëm pretendojnë për ishullin e Kretës (apo ndoshta Kreta bashkë me ishujt Aegean, të cilat nga ana kulturore janë homogjene) si vendndodhjen e mundshme.»​—Volumi 1, faqe 610.

Në harmoni me këtë, tek Amosi 9:7, sipas përkthimit Bota e Re lexojmë: «A nuk jeni për mua si bijtë e Kuizitëve, o bij të Izraelit?—është thënia e Jehovait. A nuk e nxora unë Izraelin nga vendi i Egjiptit, filistenjtë nga Kreta dhe sirianët nga Kiri?»

Nuk dihet se kur ka mërguar ky popull i lashtë bregdetar nga Kreta për në rajonin e Kanaanit që më vonë u quajt Filistea, bregdeti juglindor midis Jopës dhe Gazës. Por tashmë dihet që ata ishin në këtë rajon ultësirash në ditët e Abrahamit dhe të Isakut.​—Zanafilla 20:1, 2; 21:32-34; 26:1-18.

Filistenjtë, vazhduan të bëheshin një fuqi e madhe në atë rajon, shumë kohë pasi Izraeli hyri në tokën që i kishte premtuar Perëndia. (Të Dalët 13:17; Josiu 13:2; Gjykatësit 1:18, 19; 3:3, 4; 15:9, 10; 1. Samueli 4:1-11; 7:7-14; 13:19-23; 1. Mbretërve 16:15) Në kohën e mbretërimit të mbretit Jude, Uziah, filistenjtë kishin akoma në zotërim qytetet Gath, Jabneh dhe Ashdod. (2. Kronikat 26:6) Të tjera qytete të tyre të përmendura në tregimet biblike ishin Ekron, Ashkelon dhe Gaza.

Aleksandri i Madh pushtoi qytetin filiste, Gazën, por me kohë filistenjtë nuk ekzistuan si komb më vete. Profesori Lawrence E. Stager shkroi: «Edhe filistejtë kanë mërguar në Babiloni. . . . Por nuk ekzistojnë dëshmi që të tregojnë se çfarë u ka ndodhur më tej filistejve të mërguar. Ata që mbetën në Ashkelon pas pushtimit të Nabukodonosorit, siç duket e humbën identitetin e tyre etnik. Ata thjesht u fshinë nga historia.»​—Biblical Archaeology Review, maj/​qershor 1991.

Emri modern Palestina, rrjedh nga emra grekë dhe latinë që lidhen me fjalën hebreje «filiste». Disa përkthime të Biblës në gjuhën arabe, për fjalën «filistinët» përdorin një fjalë që mund të ngatërrohet lehtë me fjalën me të cilën identifikohen palestinezët modernë. Megjithatë, Today’s Arabic Version përdor një fjalë arabe të ndryshme, duke bërë kështu një dallim midis filistenjve të lashtë dhe palestinezëve modernë.

[Figura në faqen 31]

Disa rrënoja në Ashkelon

[Burimi]

Pictorial Archive (Near Eastern History) Est.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo