BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/5 f. 32
  • Krijimtaria: Një dhuratë bujare nga Perëndia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Krijimtaria: Një dhuratë bujare nga Perëndia
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/5 f. 32

Krijimtaria: Një dhuratë bujare nga Perëndia

JEHOVAI gëzohet me veprat e tij. (Psalmi 104:31) Kënaqësia e thellë që rrjedh nga krijimtaria, është e shprehur tek Zanafilla 1:31: «Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë.»

Jehovai nuk e mban këtë gëzim vetëm për vete. Ai i dha Jezuit privilegjin për të qenë përfaqësuesi apo mjeti me anë të të cilit do të krijoheshin të gjitha gjërat e tjera. (Gjoni 1:3; Kolosianëve 1:16, 17) Si «një arkitekt», edhe Jezui «gëzohej çdo çast para [Jehovait]».​—Proverbat 8:30, 31.

Por aftësia krijuese nuk ekziston vetëm në qiell. «Ajo ka lindur bashkë me qenien njerëzore»,—shkruan Eugene Raudsepp në librin e tij How Creative Are You? Kjo nuk është një rastësi, pasi njeriu është bërë në shëmbëlltyrën e Perëndisë. (Zanafilla 1:26) Jehovai e ka pajisur kështu njerëzimin, me aftësitë e kënaqshme krijuese.​—Jakovit 1:17.

Prandaj, nuk është për t’u çuditur që Bibla flet pozitivisht për këngën, vallëzimin, endjen, gatimin, zejtarinë dhe të tjera vepra krijuese. (Të Dalët 35:25, 26; 1. Samueli 8:13; 18:6, 7; 2. Kronikat 2:13, 14) Bezalel, një zanatçi, e përdori talentin e tij për të «përgatitur vizatime» në lidhje me ndërtimin e tabernakullit. (Të Dalët 31:3, 4) Bariu Jabal, ndoshta ka qenë shpikësi i tendës, një gjë e dobishme dhe e krijuar për ata që bënin jetë endacake. (Zanafilla 4:20) Davidi nuk ishte vetëm një muzikant dhe kompozitor, por edhe një krijues i instrumenteve të reja muzikore. (2. Kronikat 7:6; Psalmi 7:17; Amosi 6:5) Ndoshta ishte Miriami ajo që koreografoi kërcimin e gëzuar me anë të të cilit u festua çlirimi i mrekullueshëm i izraelitëve përmes Detit të Kuq.​—Të Dalët 15:20.

Krijimtaria, shpesh është një pasuri në mbështetje të adhurimit të vërtetë. Jezui përdorte ilustrime dhe mësime praktike për të komunikuar mesazhin e tij. Ngjashëm, ndjekësit e tij janë të nxitur të «punojnë shumë në të folur dhe në të mësuar». (1. Timoteut 5:17, BR) Po, vepra e tyre e predikimit nuk është thjesht një rutinë. Është një art që kërkon metoda mësimi të krijuara. (Kolosianëve 4:6) Kjo është veçanërisht e domosdoshme kur mësohen fëmijët.​—Ligji i përtërirë 6:6, 7; Efesianëve 6:4.

Kështu, Jehovai e ndan me të tjerët gëzimin që i jep të krijuarit. Sa dhuratë bujare!

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo