BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/12 f. 2-4
  • Çfarë do të thonë Krishtlindjet për ju?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë do të thonë Krishtlindjet për ju?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një «aktivitet tregtar»
  • Krishtlindjet: Përse edhe në Lindje?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Në kërkim të atmosferës së duhur të Krishtlindjeve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Rrënjët e Krishtlindjeve moderne
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Krishtlindjet: Ku përqendrohen?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/12 f. 2-4

Çfarë do të thonë Krishtlindjet për ju?

Si do të përgjigjeshe? Krishtlindjet janë (1) një rast për të qëndruar me familjen; (2) një rast për t’u argëtuar; (3) një rast fetar; (4) një periudhë e ngarkuar me strese; (5) një periudhë melankolike; (6) një periudhë e një konsumi jo të zakonshëm.

MEGJITHATË, mund të duket e habitshme që prej më tepër se 1.000 të intervistuarve në Britani, vetëm 6 përqind e tyre i konsiderojnë Krishtlindjet në thelb si një ngjarje fetare. Në kontrast, 48 përqind e tyre i mendojnë Krishtlindjet, kryesisht si një rast për të qëndruar me familjet e tyre. Në fakt, shumë e konsiderojnë atë si një ngjarje të veçantë për fëmijët. Kur një vajzë 11 vjeçare u pyet se çfarë pëlqente më tepër nga Krishtlindjet, përgjigjja tipike ishte: «Ngacmimi, ndjenja e lumturisë dhe dhuratat.» Një libër mbi Krishtlindjet pranon se «gjërat të cilave u jepet më tepër theks gjatë . . . Krishtlindjeve janë padyshim shtëpia, familja dhe veçanërisht fëmijët». The Making of the Modern Christmas.

Por veçanërisht në Krishterimin perëndimor, Krishtlindjet janë konsideruar një festë familjare ku të afërmit mblidhen për të shkëmbyer dhurata. Në vendet Lindore, ku Kisha Ortodokse ka një ndikim të madh, njerëzit i japin më shumë rëndësi Pashkëve; por akoma koha e Krishtlindjeve konsiderohet zakonisht si një periudhë pushimi.

Një «aktivitet tregtar»

Krishtlindjet janë «shndërruar në një proces të dukshëm . . . tregtie»,—deklaron The New Encyclopædia Britannica. Ndoshta në asnjë vend tjetër kjo nuk është kaq e vërtetë sa në Japoni.

«Japonezët i kanë lënë mënjanë të gjitha dukjet fetare dhe i kanë kthyer Krishtlindjet në një aktivitet krejtësisht tregtar»,—njofton gazeta The Daily Record e Washingtonit. Krishtlindjet në Japoni, shton ajo, janë «një nga festat kryesore me karakter të hapur tregtar, ku aspektit të saj fetar i jepet pak rëndësi».

Madje edhe në shumë vende të ashtuquajtura të krishtere, ky «aspekt fetar» shpesh është vështirë të nxirret në pah. Rreth 40 vjet më parë, një broshurë që kundërshtonte Krishtlindjet ankohej: «Krishtlindjet janë të përkrahura nga bota tregtare. Është sezoni i vitit që siguron më shumë para. Tregtarët e ashtuquajtur të krishterë, e presin me padurim sezonin e Krishtlindjeve, jo nga dashuria për Krishtin, por nga dashuria për fitim material». Sa të vërteta janë këto fjalë sot! Në shumë vende, rrallë e arrijmë hyrjen e tremujorit të fundit të vitit, pa na kujtuar të tjerët se sa ditë mbeten akoma për të blerë dhurata me rastin e ardhjes së Krishtlindjeve. Ndërsa viti mbaron, tregtarët gjallërohen pasi me ardhjen e kohës së Krishtlindjeve shitet një e katërta e magazinave vjetore.

Çfarëdo lloj kuptimi që të kenë për ty Krishtlindjet, ndoshta do të dish se si ka filluar. A e mbështet në fakt Bibla dhënien e dhuratave gjatë Krishtlindjeve? A janë festimet e sotme të Krishtlindjeve me të vërtetë të krishtere? Le të shohim.

[Burimi i figurës në faqen 2]

Kapaku: Thomas Nast/​Dover Publications, Inc., 1978

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo