BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/12 f. 4-7
  • Krishtlindjet​—A janë me të vërtetë të krishtere?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Krishtlindjet​—A janë me të vërtetë të krishtere?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Origjina Pagane e «Krishtlindjeve»
  • Një ngjarje e gëzuar
  • Dhuratat e Krishtlindjeve
  • Ndero Krishtin si Mbret!
  • A janë Krishtlindjet për të krishterët?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • E vërteta rreth Krishtlindjeve
    Zgjohuni!—2010
  • Pse disa nuk i festojnë Krishtlindjet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Rrënjët e Krishtlindjeve moderne
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/12 f. 4-7

Krishtlindjet​—A janë me të vërtetë të krishtere?

SIPAS një enciklopedie, «festa e Krishtlindjeve është dita në të cilën të krishterët festojnë lindjen e Jezu Krishtit». (The World Book Encyclopedia). Megjithatë, enciklopedia gjithashtu deklaron: «Të krishterët e parë nuk e festonin lindjen e Jezuit sepse ata e konsideronin festimin e lindjes së dikujt, një zakon pagan.»

Një libër mbi Krishtlindjet pranon: «Të krishterët e parë nuk e festonin lindjen e Krishtit. Vetë ditëlindjet shoqëroheshin me praktika pagane; Ungjijtë nuk thonë asgjë rreth ditës së vërtetë të lindjes së Krishtit.»​—J. Golby dhe W. Purdue, The Making of the Modern Christmas.

Nëse festimi i ditëlindjeve nuk ka origjinë të krishtere, si është e mundur që ditëlindja e Krishtit është bërë një festë e rëndësishme «e krishtere»?

Origjina Pagane e «Krishtlindjeve»

«Të gjithë festonin dhe gëzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tërësisht, shtëpitë ishin zbukuruar me dafina dhe bimë me blerim të përhershëm, midis miqve shkëmbeheshin vizita e dhurata dhe zejtarët i jepnin dhurata myshterinjve të tyre. Ishte një periudhë gëzimi dhe dashamirësie dhe populli jepej pas çdo lloj argëtimi».​—Paganism in Christian Festivals, nga J. M. Wheeler.

A i përshtatet ky përshkrim festimeve të Krishtlindjeve që njeh? Por është për t’u habitur sepse nuk bëhet fjalë për Krishtlindjet! Më saktë, është një përshkrim i Saturnaleve​—një festë pagane romake që zgjaste një javë e cila shoqërohej me solsticin e dimrit (shiko faqen përballë). Në 25 dhjetor, festohej lindja e diellit të pamposhtur, një festë e rëndësishme e fesë mithraike romake.

Sipas një enciklopedie, «25 dhjetori, ditëlindja e Mithras, perëndisë iraniane të dritës dhe . . . dita kushtuar diellit të pamposhtur, si edhe Saturnalet, u adoptuan nga Kisha si Krishtlindjet, lindja e Krishtit, për të neutralizuar efektet e këtyre festave». (The New Encyclopædia Britannica) Kështu, festimi pagan i ditëlindjes, vazhdoi me një ndryshim të vogël në emër, nga Mithra në Krisht!

Megjithatë, ti mund të mendosh që lindja e Birit të Perëndisë, Jezuit, ishte diçka e veçantë që ja vlente të kujtohej. Një vështrim mbi atë se çfarë thotë Bibla në lidhje me këtë, do të na ndihmojë të jemi më të qartësuar.

Një ngjarje e gëzuar

Në kapitullin e dytë të Ungjillit të Lukës gjejmë përshkrimin e kësaj ngjarjeje. Luka na tregon se si reaguan ndaj kësaj ngjarjeje të shënuar engjëjt qiellorë, barinjtë e përulur, shërbëtorët e devotshëm të Perëndisë dhe vetë Maria.

Mendo fillimisht për «barinjtë që rrinin jashtë» të cilët «natën ruanin kopenë e tyre»,—gjë që nuk mund ta bënin në mes të dimrit. Kur «engjëlli i Jehovait» iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre, barinjtë në fillim u trembën. Ata u qetësuan kur engjëlli u tha: «Mos druani, sepse ja! Po ju shpall lajmin e mirë të një gëzimi të madh që do të ketë mbarë populli, sepse sot ju lindi një Shpëtimtar, që është Krishti Zot.» Kur papritur u shfaqën «një shumicë e ushtrisë qiellore»,—barinjtë e kuptuan që kjo lindje ishte ndryshe nga gjithë të tjerat. Fakt interesant është se engjëjt nuk sollën dhurata për foshnjën e sapolindur. Në vend të kësaj, ata lavdëruan Jehovain, duke thënë: «Lavdi Perëndisë në vendet më të larta dhe paqe mbi tokë mes njerëzve të vullnetit të mirë.»​—Luka 2:8-14, BR.

Natyrisht, barinjtë donin ta shihnin foshnjën me sytë e tyre, sepse vetë Jehovai ua kishte shpallur këtë ngjarje të lumtur. Kur e gjetën fëmijën të shtrirë në grazhd, ata i treguan prindërve çfarë u kishin thënë engjëjt. Barinjtë pastaj u larguan «duke përlëvduar dhe lavdëruar Perëndinë»,​—jo fëmijën.​—Luka 2:15-18, 20.

Pa dyshim Maria, nëna e Jezuit, u gëzua për lindjen me sukses të të parëlindurit të saj. Por ajo gjithashtu nxori «konkluzione në zemrën e saj». Pastaj, e shoqëruar nga i shoqi i saj, Jozefi, udhëtoi për në Jeruzalem për t’iu bindur Ligjit të Moisiut. Nuk bëhej fjalë për festimin e ditëlindjes, por për t’ia paraqitur foshnjën Perëndisë, «ashtu siç është shkruar në ligjin e Jehovait: ‘Çdo mashkull i parëlindur do të jetë thirrur i shenjtë për Jehovain.’»​—Luka 2:19, 22-24, BR.

Në tempullin e Jeruzalemit, Maria dhe Jozefi takuan Simeonin, të cilin Luka e përshkruan si «të drejtë dhe të përshpirtshëm, duke pritur ngushëllimin e Izraelit». Atij i qe zbuluar nga fryma e shenjtë se nuk do të vdiste para se të shihte «Krishtin e Jehovait (BR)». Çfarë ndodhi më tej ishte përsëri «e shtyrë nga fryma e [Perëndisë]». Simeoni e mori foshnjën në krahë jo për t’i dhënë ndonjë dhuratë, por në vend të kësaj duke bekuar Perëndinë, ai tha: «Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate, sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd që ti e përgatite përpara gjithë popujve.»​—Luka 2:25-32.

Pastaj, u afrua profetesha e moshuar Ana. Edhe ajo «e lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem».​—Luka 2:36-38.

Maria, Simeoni, Ana, barinjtë, si edhe engjëjt qiellorë, të gjithë u gëzuan për lindjen e Jezuit. Megjithatë, vëre se ata nuk bënë ndonjë festë për këtë lindje as edhe nuk shkëmbyen dhurata. Në vend të kësaj ata lavdëruan Jehovain, Siguruesin qiellor të mjetit të tyre të shpëtimit.

Por dikush mund të arsyetojë kështu: «Me siguri që dhënia e dhuratave gjatë Krishtlindjeve nuk mund të jetë e gabuar, sepse a nuk e nderuan ‘tre dijetarët’ Jezuin me dhurata?»

Dhuratat e Krishtlindjeve

Le të shqyrtojmë edhe një herë tregimin biblik. Ai gjendet në kapitullin e 2-të të Ungjillit të Mateut. Nuk përmendet festimi i ndonjë ditëlindjeje as edhe dita e saktë e kësaj ngjarjeje, megjithatë kjo ka ndodhur me siguri disa kohë pas lindjes së Jezuit. Në kapitullin e I-rë, Mateu i quan vizitorët, «astrologë» që vinin «nga vendet lindore» (BR),​—pra ishin paganë që nuk kishin njohuri për Perëndinë Jehova. Ylli që ata ndiqnin, nuk i drejtonte për në Bethlehem, vendin ku kishte lindur Jezui, por në Jeruzalem, vendin ku sundonte Mbreti Herod.

Kur ky mbret i lig i dëgjoi ata duke pyetur për «mbretin e judenjve që kishte lindur», u konsultua me priftërinjtë për të gjetur me saktësi se «ku duhet të lindte Krishti», në mënyrë që të kishte mundësi për ta vrarë fëmijën. Priftërinjtë u përgjigjën duke përmendur profecinë e Mikeas sipas së cilës Mesia duhej të lindte në Bethlehem. (Mikea 5:2) Herodi në mënyrë hipokrite i udhëzoi vizitorët e tij: «Shkoni dhe pyesni me kujdes për fëmijën; dhe, kur ta gjeni, më njoftoni që të vij edhe unë ta adhuroj.» Astrologët u larguan për të vazhduar udhëtimin e tyre dhe ylli «u shkonte përpara atyre derisa u ndal mbi vendin ku ndodhej fëmija». Vëre se këtu ai përshkruhet si një fëmijë dhe jo si një foshnjë e porsalindur.​—Mateu 2:1-10.

Siç është e përshtatshme kur personat me rëndësi të vendeve të Lindjes vizitojnë një sundimtar, astrologët paganë ranë përmbys dhe «i ofruan [fëmijës] dhurata, ar, temjan dhe mirrë». Mateu shton: «Megjithatë, pasi kishin marrë në ëndërr një paralajmërim hyjnor për të mos u kthyer tek Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.»​—Mateu 2:11, 12, BR.

Disa njerëz mund të përpiqen që të gjejnë në këtë tregim të shkurtër biblik, mbështetjen për dhënien e dhuratave gjatë Krishtlindjeve. Megjithatë, një botim shpjegon se zakoni i sotëm i dhënies së dhuratave i ka rrënjët tek festa e Saturnaleve gjatë së cilës romakët u jepnin dhurata fqinjëve të tyre të varfër. «Kisha e hershme . . . e transferoi me zgjuarsi domethënien e përkujtimit ritual të dhuratave të Magit». (Discovering Christmas Customs and Folklore) Çfarë kontrasti me adhuruesit e vërtetë​—si barinjtë e përulur—​të cilët në lindjen e Jezuit thjesht lavdëruan Perëndinë!

Ndero Krishtin si Mbret!

Sot Jezui nuk është më një fëmijë. Ai është një Sundimtar i fuqishëm, Mbret i Mbretërisë qiellore të Perëndisë dhe si i tillë duhet të nderohet.​—1. Timoteut 6:15, 16.

Nëse je person i rritur, a je ndier ndonjëherë në pozitë të vështirë kur në praninë tënde të tjerët kanë treguar fotografinë tënde kur ke qenë fëmijë? Është e vërtetë që këto fotografi u kujtojnë prindërve të tu gëzimin që kanë ndierë kur ke lindur ti. Por tani që ke krijuar identitetin tënd, a nuk preferon zakonisht që njerëzit të të shohin ashtu siç je? Në mënyrë të ngjashme, mendo se sa mungesë respekti tregohet ndaj Jezu Krishtit, kur ata që pohojnë se janë ndjekësit e tij imitojnë çdo vit traditat pagane të Krishtlindjeve dhe e nderojnë atë si foshnjë në vend se ta nderojnë si Mbret. Po kështu, edhe apostulli Pavël arsyetoi se Krishtin duhet ta mendojmë në mënyrën e duhur, ashtu si është tani: një Mbret në qiell. Pavli shkroi: «Edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit, nuk e njohim më ashtu!»​—2. Korintasve 5:16.

Krishti, si Mbret i Mbretërisë së Perëndisë, së shpejti do ta realizojë premtimin profetik për të zhdukur dhimbjet, vuajtjet, sëmundjet dhe vdekjen. Është Ai që do të sigurojë strehim të mjaftueshëm dhe punë të kënaqshme për të gjithë ata që do të jetojnë këtu në Tokë nën kushte Parajsore. (Isaia 65:21-23; Luka 23:43; 2. Korintasve 1:20; Zbulesa 21:3, 4) Sigurisht, këto janë arsye të mjaftueshme për të shmangur mosrespektimin e Jezuit!

Duke ndjekur shembullin e vetë Jezuit, të krishterët e vërtetë përpiqen t’u japin fqinjëve të tyre një nga dhuratat më të mëdha që mund të ofrojë dikush​—kuptueshmërinë e qëllimit të Perëndisë, i cili mund t’i çojë drejt jetës së përhershme. (Gjoni 17:3) Dhënia e kësaj dhurate u sjell atyre shumë gëzim, ashtu siç tha Jezui: «Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh.»​—Veprat 20:35; Luka 11:27, 28.

Të krishterët që kanë interes të sinqertë për njëri-tjetrin nuk e kanë të vështirë ta shprehin dashurinë e tyre në mënyrë spontane në çdo kohë të vitit. (Filipianëve 2:3, 4) Për shembull, sa prekëse është të marrësh nga një fëmijë i krishterë një vizatim, i cili pasi ka dëgjuar një tregim biblik e ka vizatuar atë në letër si shenjë mirënjohjeje! Po ashtu, është inkurajuese të marrim një dhuratë të papritur nga ana e dikujt që duam. Në të njëjtën mënyrë, prindërit e krishterë provojnë shumë gëzim kur zgjedhin momente të përshtatshme gjatë vitit për t’u dhënë dhurata fëmijëve të tyre. Kjo lloj bujarie e krishterë nuk është infektuar as nga detyrimi i paramenduar për të bërë dhurata në raste festash dhe as nga traditat pagane.

Rrjedhimisht, sot më tepër se katër milion e gjysmë të krishterë nga të gjitha kombet nuk i festojnë Krishtlindjet. Këta janë Dëshmitarët e Jehovait, të cilët përpiqen rregullisht për t’u dhënë dëshmi fqinjëve të tyre për lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. (Mateu 24:14) Ti mund t’i takosh ata kur të trokasin ndoshta së shpejti në portën tënde. Pritja me dëshirë e asaj që ata do të sjellin, mund të çojë ty dhe familjen tënde në një gëzim të madh, ndërsa mësoni se si të lavdëroni Perëndinë Jehova çdo ditë të vitit.​—Psalmi 145:1, 2.

[Figura në faqen 7]

Të krishterët u japin fqinjëve të tyre një nga dhuratat më të mëdha​—kuptueshmërinë e qëllimit të Perëndisë që të çon në jetën e përhershme

[Burimi i figurës në faqen 4]

Culver Pictures

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo