Mbledhja vjetore
1 TETOR 1994
MBLEDHJA VJETORE e anëtarëve të Shoqatës Watch Tower Bible and Tract Society of Pensylvania do të mbahet më 1 tetor 1994, në sallën e asambleve të Dëshmitarëve të Jehovait, (Kennedy Boulevard n. 2932) në qytetin Xhersi (Nju Xhersi). Në 9.30 do të mbahet një mbledhje paraprake vetëm me anëtarët, e ndjekur në orën 10.00 nga mbledhja e zakonshme vjetore.
Anëtarët e Shoqatës duhet ta informojnë tani zyrën e Sekretarisë për çdo ndryshim të adresës së tyre gjatë vitit të kaluar, në mënyrë që letrat e lajmërimit dhe autorizimit të arrijnë tek ata gjatë korrikut.
Autorizimet që do t’u dërgohen anëtarëve bashkë me lajmërimin për mbledhjen vjetore, duhet të kthehen në mënyrë që të arrijnë në zyrën e Sekretarisë së Shoqatës jo më vonë se 1 gushti. Çdo anëtar duhet ta plotësojë dhe ta kthejë menjëherë autorizimin e tij, duke shënuar nëse do të marrë pjesë personalisht apo jo. Informacioni i shënuar në çdo autorizim, duhet të jetë i qartë në lidhje me këtë pikë, pasi do të shërbejë për të përcaktuar se kush do të jetë i pranishëm.
Mendojmë se i gjithë sesioni, duke përfshirë shqyrtimin e rregullit të ditës dhe raportet, do të përfundojë në orën 13.00 ose pak më pas. Pasdite nuk do të ketë sesion. Për shkak të vendit të kufizuar, pranimi do të bëhet vetëm me anë të ftesës. Nuk parashikohet asnjë lidhje telefonike me lokalitete të tjera.