BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Sukoti”
  • Sukoti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sukoti
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Zafoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Perëndi, Perëndia i Izraelit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Zaretani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Dalja nga Egjipti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Sukoti”

SUKOTI

[kasolle].

1. Vend ku Jakobi ndërtoi një shtëpi për vete dhe bëri kasolle ose ahure për tufat e tij, pas takimit me Esaun; nga kjo erdhi emri Sukot. (Zn 33:16, 17) Pohimi se ndalesa tjetër, Sikemi, ndodhej «në vendin e Kanaanit» lë të kuptohet se Sukoti nuk ishte në Kanaan.​—Zn 33:18.

Edhe referime të tjera, që ka të ngjarë ta kenë fjalën për të njëjtin vend, tregojnë se ndodhej në lindje të lumit Jordan. Në fakt, Sukoti përmendet si një nga qytetet në trashëgiminë e fisit të Gadit, në lindje të Jordanit. (Js 13:24, 25, 27) Ndërsa ndiqte këmba-këmbës mbetjen e ushtrisë midianite, Gideoni kaloi Jordanin dhe mbërriti në Sukot. Atje princat e qytetit nuk pranuan t’ia plotësonin kërkesën për t’i dhënë ushqim trupave të tij, e po njësoj bënë edhe burrat e Penuelit fqinj. Në udhën e kthimit, Gideoni mësoi emrat e 77 princave e pleqve të Sukotit (çka tregon se ishte një qytet mjaft i madh) dhe i ndëshkoi ngaqë nuk e mbështetën aksionin ushtarak që kreu sipas drejtimit të Perëndisë. (Gjy 8:4-16) Kur Solomoni ndërtoi tempullin, objektet prej bakri u derdhën në kallëpe në krahinën e Jordanit, midis Sukotit dhe Zaretanit.​—1Mb 7:46.

Nisur nga këto referime, në përgjithësi mendohet se Sukoti ndodhej në Tell-Deir-ʽAlla (që sot quhet Sukot) ose aty pranë, rreth 5 km në lindje të lumit Jordan dhe pak më në veri të vendit ku Jaboku zbret përposh kodrave. Ndoshta emri origjinal ruhet në atë të Tell-el-Eksasit fqinj, sepse kjo është forma arabe e emrit hebraik Sukot. Nga Tell-Deir-ʽAlla shihet një rrafshinë pjellore që mund të jetë ‘ultësira e Sukotit’ e përmendur te Psalmet 60:6; 108:7.

2. Ndalesa e parë në marshimin e izraelitëve drejt Detit të Kuq. (Da 12:37) Sot janë të panjohura edhe vendndodhja e Ramsesit, prej nga nisi marshimi, edhe ajo e Etamit, ku fushuan pas Sukotit, prandaj vendndodhja e Sukotit nuk dihet me siguri. (Da 13:20) E vetmja gjë që mund të thuhet është se Sukoti ndodhej afro një ditë udhë (32-48 km) larg shkretëtirës së Etamit, që mendohet se shtrihej përgjatë skajit veriperëndimor të gadishullit të Sinait.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo