BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Supi, shpatulla”
  • Supi, shpatulla

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Supi, shpatulla
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Të vazhdojmë të shërbejmë sup më sup
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Isakari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Izraeli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beniamini
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Supi, shpatulla”

SUPI, SHPATULLA

Pjesa e trupit të njeriut nga rrëza e qafës deri ku lidhet krahu me trungun; te kafshët me katër këmbë pjesa ku lidhet këmba e përparme me trupin. Një kuptim tjetër i fjalës është shpat mali ose kodre; gjithashtu, aftësia për të mbajtur peshë ose përgjegjësi.

Në lashtësi, ashtu si sot, ishte zakon që peshat të mbaheshin në sup. (Zn 21:14; Nu 7:9) Arka e besëlidhjes nuk duhej transportuar me qerre, por mbi supet e levitëve. (1Kr 15:15; Js 3:14, 15; 2Sa 6:3, 6-9, 13) Një ngarkesë e rëndë mbi supe mund të tregonte shtypje ose skllavëri. (Ps 81:5, 6; Is 10:27; 14:25; Mt 23:4) Ishte parathënë se fisi i Isakarit ‘do t’i përkulte shpatullat për të bartur barrë’. (Zn 49:14, 15) Gjatë historisë së Izraelit ky fis u tregua i gatshëm të merrte përgjegjësi e të bënte punë të rëndë. Nga ai dolën shumë luftëtarë trima që ndihmuan gjykatësin Barak dhe, më vonë, doli edhe gjykatësi Tola. Nga ky fis dolën shumë burra trima e të mençur edhe në kohën e Davidit.​—Gjy 5:13, 15; 10:1, 2; 1Kr 7:1-5; 12:23, 32.

Autoriteti ose përgjegjësia thuhej se qëndronte mbi supet a shpatullat e dikujt. Profecia e Isaisë parathoshte se sundimi princëror do të ishte mbi supet e Jezu Krishtit. (Is 9:6) Isaia i tha Shebnës jobesnik se Eliakimi do t’i zinte vendin si kujdestar i shtëpisë së mbretit dhe Perëndia ‘do t’ia vinte atij mbi sup çelësin e shtëpisë së Davidit’. Meqenëse në raste të tilla çelësi simbolizonte përgjegjësinë dhe autoritetin, kjo profeci mund të ketë lidhje me faktin se Krishti do të marrë autoritetin e Mbretërisë, siç tregohej në besëlidhjen e Davidit. (Is 22:15, 20-22; Lu 1:31-33; krahaso edhe Zb 3:7.) Gjithashtu është interesante të përmendim se copa e gjykimit që vendosej para kraharorit varej te suporet e veshjes së kryepriftit, e me sa duket kjo tregon se disa përgjegjësi do të qëndrojnë mbi supet e Kryepriftit të madh, Jezu Krishtit.​—Da 28:6, 7, 12, 22-28; shih KRYEPRIFT.

Kur bekoi bijtë e Izraelit, Moisiu tha për Beniaminin: «I dashuri për Jehovain banoftë pranë tij në siguri! . . . Ai do të prehet mes supeve të tij.» (Lp 33:12) Kjo duket se i referohet faktit që mbretërit që do të vinin nga Davidi do ta kishin selinë e qeverisë në territorin e Beniaminit. E njëjta fjalë hebraike që në këtë varg është bërë «sup», te Josiu 15:8 përkthehet «anë» ose ‘shpat’ (DSF, Dio, BR) dhe tregon shpatin e kodrës ku atëherë ngrihej Jerusalemi.​—Shih shembuj të tjerë te Da 27:14, 15; Nu 34:11; Js 15:10; 1Mb 6:8; Ezk 25:9.

‘Të kthesh shpinën [fjalë për fjalë «shpatullën»] me kryeneçësi’ do të thotë t’u kundërvihesh ligjeve dhe këshillave të Perëndisë (Ne 9:29; Za 7:11), kurse të shërbesh «sup më sup» tregon unitet veprimi.​—So 3:9.

Në përfundim të nazireatit, nazireu duhej t’i jepte priftit që ishte në detyrë shpatullën e dashit që flijonte, pjesën që i takonte priftit.​—Nu 6:19, 20; shih edhe Lp 18:3.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo