DALJA NGA EGJIPTI
JEHOVAI e udhëzoi Moisiun të dilte para faraonit e t’i thoshte në emër të Jehovait: «Lëre popullin tim të shkojë.» (Da 5:1) Faraoni refuzoi. Nuk donte të humbte një komb skllevërish. Për më tepër, faraoni nuk e njihte ose nuk e pranonte Jehovain si Perëndinë e vërtetë. (Da 5:2) Ai adhuronte perënditë e Egjiptit, madje edhe veten e quante perëndi! Pra, çështja ishte: Kush është Perëndia i vërtetë? Me anë të dhjetë plagëve, Jehovai zbatoi vendimet gjyqësore «kundër tërë perëndive të Egjiptit». Kjo solli lirimin e Izraelit dhe dëshmoi se Jehovai është Perëndia i gjallë e i vërtetë.—Da 12:12.
Si grup, Izraeli u nis nga Ramsesi, Egjipt, më 15 nisan 1513 p.e.s. Tek largohej drejt lindjes, me këtë turmë u bashkuan pa dyshim edhe të tjerë nga Gosheni. Pasi arritën në Etam, Jehovai i urdhëroi ‘të ktheheshin e të fushonin në Pihahirot . . . pranë detit’. Egjiptianët menduan se populli kishte humbur. (Da 13:20; 14:1-3) Dukej sikur ishin zënë në grackë mes Detit të Kuq dhe maleve. Nga pas i ndiqnin karrocat egjiptiane të luftës, prandaj dukej sikur s’kishin nga t’ia mbanin! Pikërisht në këto rrethana, Jehovai e çliroi Izraelin dhe shkatërroi faraonin e ushtrinë e tij. (Da 14:13-31) Kështu, Jehovai shfaqi fuqinë e tij të madhe dhe bëmat e tij për Izraelin u treguan «në gjithë tokën».—Da 9:16; Js 2:10; 9:9.
[Tabela dhe harta]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin e shtypur)
[Tabela]
VENDET NË HARTË dhe shkrimet përkatëse
Memfis (?) Da 12:30-32
Ramses Da 12:37
[Harta]
Hartë topografike e fundit të Detit të Kuq në ditët e sotme, në zonën ku me sa duket kaloi Izraeli. Në kanal janë bërë disa gërmime për ta thelluar, megjithatë shtrati i detit zbret gradualisht nga të dyja brigjet. Largësia nga njëra anë në tjetrën në këtë pikë, është rreth 10 km
[Figura në botimin e shtypur]
Pamje e Detit të Kuq në vendin ku Jehovai ka të ngjarë të ketë ndarë ujërat, që Izraeli të kalonte në tokë të thatë