BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Kombe armike që sulmuan Izraelin”
  • Kombe armike që sulmuan Izraelin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kombe armike që sulmuan Izraelin
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Mbretëritë që rrethonin Izraelin
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehozafati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • 1DH «Perëndia i vërtetë»​—Heb., haʼElohím
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Siria
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Kombe armike që sulmuan Izraelin”

KOMBE ARMIKE QË SULMUAN IZRAELIN

IZRAELI rrethohej nga kombe armike që synonin të shtinin në dorë territorin që u kishte dhënë si trashëgimi Jehovai. A do ta gllabëronin ato Izraelin? Sa kohë mbeti besnik, Izraeli ngadhënjente mbi to. «Jehovai luftonte për Izraelin.»—Js 10:14.

Kjo u pa qartë gjatë mbretërimit të Jehozafatit (936-​rr. 911 p.e.s.). Forcat e bashkuara të Amonit, të Moabit dhe të malit Seir dolën kundër Judës. Jehozafati iu lut Jehovait: «Ja ku janë . . . duke ardhur për të na dëbuar nga prona që na dhe. O Perëndia ynë, a nuk do të ekzekutosh gjykimin mbi ta?» Patjetër! Judës iu dha kjo siguri: «Beteja nuk është juaja, por e Perëndisë.» Jehovai i ngatërroi armiqtë, duke bërë që të vritnin njëri-tjetrin.​—2Kr 20:1-23.

Në fund, pasi kishte luftuar shekuj të tërë për kombin e tij, Jehovai i lejoi kombet armike ta mposhtnin Izraelin. Në vitin 740 p.e.s. asirianët i dhanë fund mbretërisë dhjetëfisëshe «sepse bijtë e Izraelit kishin mëkatuar kundër Jehovait». (2Mb 17:7-18) Pastaj, në vitin 607 p.e.s., mbretërinë dyfisëshe e shkatërruan babilonasit për shkak të mosbindjes. (2Mb 21:10-15; 22:16, 17) Kjo periudhë e historisë së Izraelit thekson sa rëndësi ka t’i bindemi Jehovait.

[Tabela dhe harta]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin e shtypur)

[Tabela]

KOMBE ARMIKE dhe shkrimet përkatëse

Amalek Ps 83:2-4, 7

Amon 2Kr 20:1-3, 10, 11; 2Mb 24:2

Asiri 2Mb 15:19, 20, 29; 17:1-6; 18:13-35

Babiloni 2Mb 24:1, 12-17; 25:1-21

Edom 2Kr 20:1, 2, 22; 28:17; Ab 1, 12-14

Egjipt 1Mb 14:25, 26; 2Kr 36:2-4

Etiopi 2Kr 14:9-13

Moab Ps 83:2-4, 6

Filisti 1Sa 17:1-10; 31:1-7; 2Sa 5:17-25

Siri 1Mb 20:1-6, 26; 2Mb 12:17, 18; 16:5-9

[Figura në botimin e shtypur]

Ushtarë asirianë çojnë në mërgim judenjtë e kapur rob në Lakish

[Figura në botimin e shtypur]

Mbishkrim egjiptian ku flitet gjithë mburrje për fitoren e faraonit Shishak kundër qyteteve të Judës

[Figura në botimin e shtypur]

Mbishkrim babilonas që dokumenton pushtimin e Judës nga Nabukodonosori

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo