BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Aktiviteti profetik i Elijas dhe i Eliseut”
  • Aktiviteti profetik i Elijas dhe i Eliseut

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Aktiviteti profetik i Elijas dhe i Eliseut
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Elija
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Eliseu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ai mbrojti adhurimin e pastër
    Imitoni besimin e tyre
  • A do të jesh besimplotë si Elija?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Aktiviteti profetik i Elijas dhe i Eliseut”

AKTIVITETI PROFETIK I ELIJAS DHE I ELISEUT

ELIJA ishte një profet që kërkoi një provë në malin Karmel për të treguar se cili ishte Perëndia i vërtetë. Mbretëria veriore ishte ndotur me adhurimin e Baalit. Megjithatë, Elija sfidoi me guxim 450 profetë të Baalit që të tregonin se Baali ishte Perëndia i vërtetë. Edhe pse u lutën për orë e orë si të marrë, nuk arritën gjë. Më pas, Elija përgatiti flijimin e tij, e lagu disa herë me ujë dhe iu lut Jehovait. Befas, nga qielli ra zjarr, përpiu flijimin dhe përthau ujin. Atëherë populli thirri: «Jehovai është Perëndia i vërtetë!» Sakaq, Elija dha urdhër që profetët e Baalit të vriteshin.​—1Mb 18:18-40.

Megjithatë, Elija u frikësua kur mori vesh se mbretëresha Jezebelë po kurdiste vrasjen e tij. Ai ia mbathi në Beer-Shebë, rreth 150 km larg, e pastaj përshkoi edhe 300 km të tjera deri në malin Sinai. Jehovai nuk e hodhi poshtë Elijan vetëm pse përkohësisht nuk pati guxim, por e siguroi se kishte akoma për të bërë si profet.​—1Mb 19:1-18.

Eliseu ishte pasuesi i Elijas. I rrethuar nga karrocat siriane të luftës, Eliseu pati aq besim sa të dallonte se në të vërtetë të rrethuara ishin ushtritë siriane, po, nga një mizëri me karroca engjëllore.​—2Mb 6:15-17.

[Tabela]

VENDET NË HARTË dhe shkrimet përkatëse

Abel-Meholah 1Mb 19:16

Beer-Shebë 1Mb 19:3

Bethel 2Mb 2:1-3, 23, 24

M. Karmel 1Mb 18:19-40

Damask 2Mb 8:7-15

Dotan 2Mb 6:13-18

Ekron 2Mb 1:2-4

Gilgal 2Mb 4:38-41

Jeriko 2Mb 2:4, 5, 19-22

Jezreel 1Mb 18:45, 46; 21:1, 17-26

Lumi Jordan 2Mb 2:6-14

L.p. të Kishonit 1Mb 18:40

Ramot-Galaad 2Mb 9:1-10

Samari 2Mb 5:1-27; 6:19-23; 7:1-20

Shunem 2Mb 4:8-37

Sidon 1Mb 17:8, 9

Zarefat 1Mb 17:9-24

[Figura në botimin e shtypur]

Mali Karmel, ku u bë prova me zjarr që tregoi se Perëndia i vërtetë ishte Jehovai e jo Baali (1Mb 18:21-39)

[Figura në botimin e shtypur]

Mali Sinai. Elija bëri rreth 450 km për të shkuar në këtë rajon, që t’i shpëtonte tërbimit të Jezebelës (1Mb 19:1-18)

[Figura në botimin e shtypur]

Rrënojat e Dotanit. Këtu Eliseu dhe shërbëtori i tij panë me anë të një mrekullie se, megjithëse i kishte rrethuar një ushtri siriane, rajoni malor përreth ishte plot me karroca të zjarrta engjëllore të dërguara nga Jehovai (2Mb 6:13-17)

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo