MEGIDOJA (Harta dhe figurat)
NË NJË pozicion strategjik që i lejonte të kontrollonte rrugët kryesore tregtare e ushtarake, Megidoja ishte qendër e interesave ndërkombëtare në kohët biblike. Rrafshina në këmbët e saj u bë skena e shumë betejave vendimtare. Prandaj është me vend që libri i Zbulesës e quan luftën që po presim, «luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm», Harmagedon (nga heb., që do të thotë «mali i Megidos»). Mirëpo kjo luftë nuk do të bëhet vërtet në Megido. Në të do të përfshihen «mbretërit e mbarë tokës së banuar». (Zb 16:14, 16) Këtë herë nuk do të fitojë asnjë sundimtar njerëzor. Mbi të gjithë ata mbretër do të ngadhënjejë Mbretëria e Perëndisë, që do të shfajësojë të drejtën e Perëndisë Jehova, të Plotfuqishmit, si Sovran Universal.
[Figurat]
Sipër: Maket i Megidos së lashtë.
Djathtas: Pamje nga lart e rrënojave të Megidos, prej nga shihet rrafshina e Esdraelonit