BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Amariahu”
  • Amariahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Amariahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ahitubi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Merajoti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Azariahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Masejahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Amariahu”

AMARIAHU

[Jehovai ka thënë].

1. Prift, pasardhës i Eleazarit, birit të Aaronit, nëpërmjet Finehasit. Ishte bir i Merajotit, i ati i Ahitubit dhe gjyshi i Sadokut që shërbeu si nënkryeprift gjatë mbretërimit të Davidit dhe si kryeprift gjatë mbretërimit të Solomonit. (1Kr 6:7, 52) Nuk mund të thuhet me siguri se Amariahu shërbeu si kryeprift, pasi rreth asaj kohe kjo detyrë i kaloi përkohësisht shtëpisë së Elit.

2. Levit, pasardhës i Hebronit, birit të Kehathit. Përmendet në lidhje me riorganizimin e shërbimit në tempull nga Davidi.​—1Kr 23:1, 12, 19; 24:23.

3. Kreu i priftërinjve «për çdo çështje në lidhje me Jehovain», sidomos për çështje gjyqësore, gjatë mbretërimit të Jehozafatit.​—2Kr 19:11.

4. Një tjetër pasardhës i Eleazarit; jetoi më vonë se Amariahu nr. 1. Bir i Azariahut dhe i ati i një Ahitubi tjetër.​—1Kr 6:11; Ezd 7:3.

5. Levit që ndihmoi për t’u shpërndarë të dhjetat priftërinjve nëpër qytetet e tyre gjatë mbretërimit të Hezekisë.​—2Kr 31:14, 15.

6. Bir i Hezekisë (ka të ngjarë i mbretit të Judës) dhe stërgjysh i profetit Sofonia.​—So 1:1.

7. Një nga krerët e priftërinjve që u kthyen nga Babilonia me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s. (Ne 12:1, 2, 7) Në kohën e guvernatorit Nehemia kishte një ‘shtëpi atërore’ priftërinjsh me emrin e tij.​—Ne 12:12, 13, 26.

8. Pasardhës i Binuit; një nga ata që larguan gratë pagane dhe bijtë e tyre në kohën e Ezdrës.​—Ezd 10:10-12, 38, 42, 44.

9. Prift ose paraardhës i një prifti që vërtetoi me vulë ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e guvernatorit Nehemia. (Ne 9:38; 10:1, 3) Nëse ishte Amariahu nr. 7, duhet të ketë qenë më shumë se 112 vjeç.

10. Paraardhës i banorëve të Jerusalemit në kohën e Nehemisë; nga fisi i Judës.​—Ne 11:4.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo