BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Amana”
  • Amana

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Amana
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Anti-Libani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abanahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Hermoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Baal-Hermoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Amana”

AMANA

[nga rrënja e fjalës që do të thotë «i besueshëm; besnik; që zgjat»].

Ky emër përmendet te Kënga e Solomonit 4:8 në lidhje me Libanin dhe me malin e Hermonit. Shumica e përkthimeve thjesht transliterojnë fjalën hebraike «Amana».

Edhe pse disa mendojnë se Amana ishte një mal në veçanti, më tepër duket se ka qenë tërë vargmali i Anti-Libanit ose një pjesë e tij. Vargmalet e «Libanës» dhe të «Amananës» përmenden së bashku në mbishkrimet e monarkëve asirianë Tiglath-Pileseri III dhe Senakerib. Te 2 Mbretërve 5:12, Peshita siriake dhe Targumet aramaike quajnë «Amana» edhe lumin Abanah (Barada i sotëm). Ky lumë, më i rëndësishmi i Damaskut, buron nga pjesa jugore e maleve të Anti-Libanit, prandaj emri «Amana» mund t’i referohet ose asaj pjese të vargmalit, ose vargmalit në tërësi.

Anti-Libani është vargmali më lindor nga dy vargmalet e Libanit. Ai shtrihet paralel me vargmalin e Libanit për afro 100 km, që nga rrafshnalta e Bashanit, në lindje të Danit, deri lart në rrafshinën e madhe të Emesës, jo larg vendndodhjes së Riblahut. Mes dy vargmaleve gjendet një luginë e gjatë që quhet Koele-Siria («Siria e zgavërt») ose Beka, e cila formohet nga lumenjtë Orontes dhe Litani.​—Js 11:17.

Në veri, kreshta është e ngushtë dhe ka një varg majash të larta. Masivi qendror është më i gjerë, më i lartë dhe me terren më të thyer, kurse pjesa jugore përshkohet nga lugina të gjata përrenjsh që shkojnë drejt lindjes e drejt jugut. Në lindje të kreshtës kryesore ndodhen një varg rrafshnaltash që zbresin butë deri në rrafshinat e Damaskut. Në pjesën jugore është edhe mali i Hermonit, që arrin lartësinë 2.814 m. Nga ndërtimi gjeologjik, këto male ngjajnë me vargmalin e Libanit dhe përbëhen kryesisht nga shkëmbinj gëlqerorë të përhimë me maja të rrumbullakosura e të hirta.

Në përgjithësi, majat e vargmalit të Anti-Libanit nuk mbulohen me borë, ndaj lumenjtë e përrenjtë janë të paktë. Bimësia është e varfër, por tek-tuk në shpatet e maleve sheh pyje të rralla me lisa xhuxhë e dëllinja. Cedra kanë mbetur pak. Në shpatet e poshtme ka ende vreshta, ullishta dhe pemishte, si në kohët biblike.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo