BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Masejahu”
  • Masejahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Masejahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Malkijahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Meshulami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Bani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Azariahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Masejahu”

MASEJAHU

[vepër e Jehovait].

1. Muzikant levit në ndarjen e 2-të; i binte një vegle me tela kur arkën e Jehovait e morën nga shtëpia e Ebed-Edomit dhe e çuan në Jerusalem në kohën e Davidit.​—1Kr 15:17-20, 25.

2. Një nga «krerët e qindësheve» që bënë besëlidhje me kryepriftin Jehojada për të vënë Jehoasin mbret të ligjshëm të Judës në vend të Atalisë që kish uzurpuar fronin.​—2Kr 23:1.

3. Oficer nën drejtimin e Hananiahut, një princi të Uziahut, mbretit të Judës. Duket se mori pjesë në regjistrimin e forcave ushtarake të Uziahut.​—2Kr 26:11.

4. ‘Bir i mbretit’ (pasardhës i Akazit, mbretit të Judës, ose ndoshta një zyrtar me gjak mbretëror) të cilin e vrau efraimiti Zikri kur Pekahu i Izraelit pushtoi Judën.​—2Kr 28:1, 6, 7.

5. Kreu i qytetit të Jerusalemit dhe një nga burrat që mbreti Josia dërgoi për të meremetuar shtëpinë e Jehovait.​—2Kr 34:8.

6. Prift dhe i ati i një burri me emrin Sofonia, bashkëkohës i Jeremisë.​—Jr 21:1; 29:25; 37:3.

7. I ati i Zedekisë, një profeti të rremë në kohën e Jeremisë.​—Jr 29:21.

8. Bir i Shalumit që ishte derëtar dhe pa dyshim levit. Një nga dhomat e ngrënies në tempull ishte në emër të tij.​—Jr 35:4.

9. Një nga bijtë e priftërinjve, nga shtëpia e Jeshuas, që kishin marrë gra të huaja, por që i larguan në kohën e Ezdrës.​—Ezd 10:18, 19, 44.

10. Prift «nga bijtë e Harimit» që ishin martuar me gra të huaja, por që i larguan në kohën e Ezdrës.​—Ezd 10:21, 44.

11. Prift «nga bijtë e Pashkurit» që larguan gratë e huaja.​—Ezd 10:22, 44.

12. Izraelit «nga bijtë e Pahath-Moabit» që larguan gratë e huaja.​—Ezd 10:25, 30, 44.

13. I ati ose paraardhësi i një burri me emrin Azariah; ishte një ndër ata që meremetuan murin e Jerusalemit nën drejtimin e Nehemisë.​—Ne 3:23.

14. Një burrë që qëndroi në të djathtë të Ezdrës kur u lexoi Ligjin izraelitëve të mbledhur në Jerusalem.​—Ne 8:2, 4.

15. Levit që ndihmoi priftin Ezdra duke u shpjeguar Ligjin izraelitëve të mbledhur në Jerusalem.​—Ne 8:7.

16. Një nga «krerët e popullit», pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e Nehemisë.​—Ne 9:38; 10:1, 14, 25.

17. Një burrë nga Juda që banoi në Jerusalem pasi u kthye nga mërgimi në Babiloni. (Ne 11:4, 5) Mund të ketë qenë Asajahu që përmendet te 1 Kronikave 9:5.​—Shih ASAJAHU nr. 4.

18. Beniaminit, paraardhës i Saluit që banoi në Jerusalem në kohën e Nehemisë.​—Ne 11:7.

19. Prift që mori pjesë në përurimin e murit të Jerusalemit në kohën e Nehemisë.​—Ne 12:41.

20. Një tjetër prift që mori pjesë në përurimin e murit të Jerusalemit në kohën e Nehemisë.​—Ne 12:42.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo