BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rk pjesa 4 f. 10-11
  • Kush është Perëndia?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush është Perëndia?
  • Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
  • Material i ngjashëm
  • Si mund të të ndihmojnë engjëjt?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Engjëjt: «Frymëra për shërbim publik»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Engjëjt—Si ndikojnë te ne?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Cilët ose çfarë janë engjëjt?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
rk pjesa 4 f. 10-11

PJESA 4

Kush është Perëndia?

NJERËZIT adhurojnë shumë perëndi. Por Shkrimet e Shenjta mësojnë se ka vetëm një Perëndi të vërtetë. Ai është unik, i përjetshëm dhe më i larti. Krijoi gjithçka në qiell e në tokë dhe na dha jetë. Prandaj, vetëm ai është i denjë për adhurimin tonë.

Moisiu duke mbajtur pllakat prej guri që përmbajnë Dhjetë

Ligji u dha nëpërmjet profetit Moisi si «fjala e thënë nëpërmjet engjëjve»

Perëndia ka një emër personal​—JEHOVA. Perëndia i tha Moisiut: «Ja çfarë do t’u thuash bijve të Izraelit: ‘Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit, më ka dërguar te ju.’ Ky është emri im në jetë të jetëve, dhe me të do të kujtohem brez pas brezi.» (Dalja 3:15) Emri Jehova del rreth 7.000 herë në Shkrimet e Shenjta. Psalmi 83:18 thotë për Perëndinë: «Ti, që e ke emrin Jehova, je Më i Larti në tërë dheun.»

Rrotull e Detit të Vdekur ku tregohet emri i Perëndisë

Rrotull e lashtë e Detit të Vdekur ku tregohet emri i Perëndisë

Asnjë njeri nuk e ka parë ndonjëherë Perëndinë. Perëndia i tha Moisiut: «Ti s’mund ta shohësh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shohë e të jetojë.» (Dalja 33:20) Perëndia jeton në qiej dhe nuk mund të shihet me sytë njerëzorë. Është e gabuar të bësh ose t’i lutesh një idhulli, pikture a simboli të Perëndisë. Perëndia Jehova urdhëroi nëpërmjet profetit Moisi: «Mos bëj asnjë shëmbëlltyrë të gdhendur, asnjë formë të ngjashme me asgjë që është lart në qiell, poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Mos u përkul para tyre dhe mos u shërbe, sepse unë Jehovai, Perëndia yt, jam një Perëndi që kërkoj të më përkushtohesh vetëm mua.» (Dalja 20:​2-5) Më vonë, me anë të profetit Isaia, Perëndia tha: «Unë jam Jehovai. Ky është emri im. Lavdinë time nuk do t’ia jap askujt tjetër, as lëvdimin tim shëmbëlltyrave të gdhendura.»​​—Isaia 42:8.

Disa njerëz besojnë te Perëndia, por ndoshta mendojnë se është e pamundur ta njohësh dhe t’i afrohesh atij. Mendojnë se Perëndinë duhet ta kemi frikë, në vend që ta duam. Po ti, ç’mendon? A interesohet Perëndia për ty si individ? A mund të arrish ta njohësh vërtet Perëndinë, e madje t’i afrohesh atij? Le të shohim se çfarë thonë Shkrimet për cilësitë e Perëndisë.

Si do të përgjigjeshe?

  • Pse duhet ta adhurojmë Perëndinë?

  • Cili është emri i Perëndisë?

  • Pse nuk duhet të përdorim idhuj ose simbole për të adhuruar Perëndinë?

  • Si i përdor Perëndia frymën e tij të shenjtë dhe engjëjt për të kryer vullnetin e tij?

Fryma e shenjtë e Perëndisë dhe engjëjt e tij

Si e plotëson Perëndia vullnetin e tij? Një mënyrë është duke dërguar frymën e tij të shenjtë. Fryma e Perëndisë nuk është person ose engjëll, por forca e tij vepruese e padukshme, energjia e pakufishme që përdor për të kryer çfarëdo gjëje që dëshiron. Perëndia e përdori këtë forcë për të krijuar qiellin dhe tokën. «Me anë të fjalës së Jehovait u bënë qiejt dhe me frymën e gojës së tij u bë gjithë ushtria e tyre.» (Psalmi 33:6) Zanafilla 1:2 shpjegon se kur toka ishte ende e mbuluar me ujë dhe Perëndia po e përgatiste që të banonin njerëzit, «forca vepruese e Perëndisë endej andej-këtej mbi sipërfaqen e ujërave». Atëherë Perëndia përdori frymën e tij të shenjtë për të krijuar të gjitha format e jetës në tokë.

Gjithashtu, Perëndia përdor engjëjt që të plotësojnë vullnetin e tij. Perëndia i krijoi ata që të jetonin në qiell me të. Engjëjt janë shumë të fuqishëm. Ata përcjellin mesazhe nga Perëndia dhe kryejnë detyra të tjera të rëndësishme. Për shembull, Shkrimet e quajnë Ligjin që u dha nëpërmjet profetit Moisi «fjala e thënë nëpërmjet engjëjve». Engjëjt e Perëndisë ndihmojnë edhe shërbëtorët e tij në tokë. Në fakt, Shkrimet i quajnë engjëjt e Perëndisë «frymëra për shërbim publik, të dërguar që t’u shërbejnë atyre që do të trashëgojnë shpëtimin».​—Hebrenjve 1:14; 2:2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo