BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 13 f. 16
  • Mbretër të mirë e të këqij

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbretër të mirë e të këqij
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • Mësoi nga gabimet e veta
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Mësoi nga gabimet e veta
    Imitoni besimin e tyre
  • Libri biblik numër 32​—Jonai
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Jonai mëson mbi mëshirën e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 13 f. 16
Një mbret i ri izraelit

PJESA 13

Mbretër të mirë e të këqij

Izraeli ndahet në dy pjesë. Gjatë kësaj periudhe sundojnë shumë mbretër, pjesa më e madhe e të cilëve nuk janë besnikë. Jerusalemin e shkatërrojnë babilonasit

PIKËRISHT siç kishte parathënë Jehovai, pasi Solomoni u largua nga adhurimi i pastër, Izraeli u nda. I biri që e pasoi në fron, Rehoboami, ishte i ashpër. Prandaj, dhjetë fise të Izraelit ngritën krye dhe formuan mbretërinë veriore të Izraelit. Dy fise i qëndruan besnike mbretit që ishte në fronin e Davidit në Jerusalem dhe formuan mbretërinë jugore të Judës.

Të dyja mbretëritë patën një histori të trazuar, kryesisht për faj të mbretërve që nuk kishin besim te Perëndia e nuk bindeshin. Izraeli e pësoi më keq se Juda, pasi mbretërit e tij që në fillim nxitën adhurimin e rremë. Pavarësisht nga veprat e fuqishme të profetëve të tillë, si Elija dhe Eliseu—të cilët madje ringjallën të vdekur—Izraeli vazhdimisht i kthehej rrugës së keqe. Në fund, Perëndia lejoi që mbretërinë veriore ta shkatërronte Asiria.

Në krahasim me Izraelin, Juda zgjati pak më shumë se një shekull, por edhe ajo u ndëshkua nga Perëndia. Vetëm disa mbretër të Judës ua vunë veshin paralajmërimeve të profetëve të Perëndisë e u përpoqën ta kthenin kombin te Jehovai. Për shembull, mbreti Josia nisi ta pastronte Judën nga adhurimi i rremë dhe meremetoi tempullin e Jehovait. Kur u gjet një kopje origjinale e Ligjit që Perëndia kishte dhënë me anë të Moisiut, Josia u prek thellë dhe e intensifikoi fushatën e reformave.

Por, mjerisht, ata që trashëguan fronin pas Josisë nuk ndoqën shembullin e mirë të atij mbreti. Kështu Jehovai lejoi që kombi i Babilonisë ta pushtonte Judën, të shkatërronte Jerusalemin dhe tempullin e tij. Ata që mbijetuan, i çuan në mërgim në Babiloni. Perëndia kishte parathënë se mërgimi do të zgjaste 70 vjet. Juda mbeti e shkretë gjithë atë kohë, derisa izraelitët u lejuan të ktheheshin në tokën e tyre, siç kishte premtuar Perëndia.

Por, nuk do të kishte më mbretër të linjës së Davidit derisa të vinte mbretërimi i Çlirimtarit të premtuar, Mesisë së parathënë. Shumica e mbretërve që ishin ulur në fronin e Davidit në Jerusalem, treguan se njerëzit e papërsosur nuk janë të kualifikuar të sundojnë mbi të tjerët. Vetëm Mesia do të ishte vërtet i kualifikuar. Prandaj, Jehovai i tha mbretit të fundit të linjës së Davidit: «Hiqe kurorën. . . . Ajo nuk do t’i jepet askujt, gjersa të vijë ai që ka të drejtën ligjore, dhe atij do t’ia jap.»—Ezekieli 21:26, 27.

—Bazuar te 1 Mbretërve; 2 Mbretërve; 2 Kronikave, kapitujt 10 deri në 36; Jeremia 25:8-11.

  • Pse u nda Izraeli dhe ç’ndodhi me dy mbretëritë që dolën prej tij?

  • Ç’ndodhi me mbretërit e linjës së Davidit dhe përse?

  • Ç’na mëson për Jehovain historia e Jonait? (Shih kutinë.)

JONAI

Gjatë kohës kur Izraeli ishte ndarë në dy mbretëri, Perëndia e caktoi Jonain të shkonte t’u shpallte një mesazh paralajmërues banorëve të Ninevisë, një qyteti të largët e të dhunshëm. Në vend që të bindej, Jonai hipi në një anije që shkonte në drejtimin e kundërt. Kjo çoi në një mrekulli, pasi Perëndia bëri që Jonain ta gëlltiste një peshk i madh. Në barkun e peshkut, Jonai iu lut Jehovait, i cili pastaj bëri që peshku ta villte në tokë të thatë. Atëherë Jonai shkoi të përmbushte caktimin.

Pasi Perëndia i dha Jonait këtë mësim për bindjen, lindi një problem tjetër: Jonai u predikoi ninevitëve, por, kur këta u penduan dhe Perëndia u tregoi mëshirë e dhembshuri duke mos i ndëshkuar, kjo nuk i pëlqeu aspak. Lexoni këtë libër të mrekullueshëm që të shikoni se si Perëndia përdori një mrekulli të dytë për t’i mësuar Jonait të ishte më i dhembshur.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo