BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 12 f. 15
  • Mençuri hyjnore për jetën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mençuri hyjnore për jetën
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • Libri biblik numër 20​—Proverbat
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Proverbat 3:5, 6—«Mos u mbështet në gjykimin tënd»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Fito mençuri dhe prano disiplinën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Proverbat 22:6—«Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 12 f. 15
Njerëz në kohët biblike duke mbledhur drithë

PJESA 12

Mençuri hyjnore për jetën

Libri i Proverbave është një përmbledhje këshillash të frymëzuara, shkruar kryesisht nga Solomoni, që siguron udhëheqje për jetën e përditshme

A ËSHTË Sundimtar i mençur Jehovai? Një mënyrë kryesore për të marrë përgjigjen, është të shqyrtojmë këshillat që jep ai. A janë praktike? A ta përmirëson jetën zbatimi i tyre dhe a e bën më domethënëse? Mbreti i mençur Solomon shkroi me qindra proverba ose fjalë të urta, të cilat prekin pothuajse çdo fushë të jetës. Shqyrto disa shembuj.

Të kemi besim te Perëndia. Besimi është thelbësor për të pasur një marrëdhënie të mirë me Jehovain. Solomoni shkroi: «Beso te Jehovai me gjithë zemër dhe mos u mbështet në kuptueshmërinë tënde. Kushtoji vëmendje në të gjitha udhët e tua, dhe ai vetë do t’i drejtojë shtigjet e tua.» (Proverbat 3:5, 6) Kur i besojmë Perëndisë duke i kërkuar drejtim e duke iu bindur, jeta jonë merr shumë kuptim. Duke vepruar kështu, njerëzit ia gëzojnë zemrën Perëndisë dhe i japin një përgjigje për çështjet që ka ngritur kundërshtari i tij, Satanai.—Proverbat 27:11.

Të veprojmë me mençuri me të tjerët. Këshillat e Perëndisë për burrat, gratë dhe fëmijët sot janë më aktuale se kurrë. «Gëzo me gruan e rinisë sate»,—i këshillon Perëndia burrat, duke i udhëzuar që t’u qëndrojnë besnikë grave të tyre. (Proverbat 5:18-20) Gratë e martuara gjejnë në librin e Proverbave një përshkrim të ngrohtë për një grua të aftë, që fiton admirimin e të shoqit dhe të fëmijëve. (Proverbat, kapitulli 31) Edhe fëmijët gjejnë udhëzime që t’u binden prindërve. (Proverbat 6:20) Gjithashtu, ky libër tregon se miqësitë janë jetësore, pasi veçimi e bën egoist njeriun. (Proverbat 18:1) Miqtë mund të ndikojnë për mirë ose për keq te ne, prandaj duhet t’i zgjedhim me mençuri.—Proverbat 13:20; 17:17.

Të kujdesemi për veten me mençuri. Libri i Proverbave ka këshilla të vlefshme që na ndihmojnë të shmangim abuzimin me alkoolin, të zhvillojmë ndjenja të shëndetshme e të shmangim ato që janë shkatërruese, dhe të jemi punëtorë të palodhur. (Proverbat 6:6; 14:30; 20:1) Na paralajmëron se besimi te gjykimi njerëzor pa pasur parasysh këshillat e Perëndisë, të çon në rrënim. (Proverbat 14:12) Na nxit të mbrojmë zemrën nga ndikimet korruptuese, duke na kujtuar se «prej saj [zemrës] dalin burimet e jetës».—Proverbat 4:23.

Miliona njerëz në mbarë botën kanë provuar se jeta e tyre është përmirësuar ngaqë kanë zbatuar këto këshilla. Rrjedhimisht, kanë arsye të fortë për ta pranuar Jehovain si Sundimtarin e tyre.

—Bazuar në librin e Proverbave.

  • Ç’mund të mësojmë duke studiuar librin e Proverbave?

  • Ç’drejtim sigurojnë Proverbat për sa i përket besimit te Perëndia dhe sjelljes me mençuri me të tjerët e me veten?

EKLISIASTIU

Ku mund të gjejmë kënaqësi dhe kuptimin e jetës? Solomoni ishte në pozitën më të mirë që të përpiqej të zbulonte përgjigjen. Ngaqë kishte pasuri, mençuri e autoritet të pamasë, ai mund të hetonte nëse këto do t’i sillnin lumturi të vërtetë. Ai ndoqi kënaqësitë e gjërave materiale, u martua me shumë gra të bukura dhe pati zbavitjet më të mira. Ndërmori edhe projekte ndërtimi të mëdha. Eksploroi mençurinë e shkrimeve të studiuesve të ndryshëm. E çfarë zbuloi? «Çdo gjë është kotësi.» Gjithsesi, arriti të kuptonte këtë të vërtetë të thellë: «Përfundimi i çështjes, pasi është dëgjuar çdo gjë, është: frikësoju Perëndisë së vërtetë dhe përmbushi urdhërimet e tij. Sepse ky është tërë detyrimi i njeriut.»—Eklisiastiu 12:8, 13.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo