BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 14 f. 17
  • Perëndia flet me anë të profetëve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Perëndia flet me anë të profetëve
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • Profetë me mesazhe që ndikojnë te ne
    Të jetojmë duke mbajtur në mend ditën e Jehovait
  • Një profeti në mërgim i jepen vegime për të ardhmen
    Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Vjen Mesia
    Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • A provojnë profecitë mesianike se Jezui ishte Mesia?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 14 f. 17
Një profet i Perëndisë shpall një mesazh

PJESA 14

Perëndia flet me anë të profetëve

Profetët caktohen nga Jehovai të shpallin mesazhe për gjykimin, për adhurimin e pastër dhe për shpresën e ardhjes së Mesisë

GJATË periudhës së mbretërve të Izraelit e të Judës, spikati një grup i veçantë burrash: profetët. Këta kishin besim e guxim të jashtëzakonshëm dhe shpallën fjalët e Perëndisë. Shqyrto katër tema të rëndësishme për të cilat folën profetët e Perëndisë.

1. Shkatërrimi i Jerusalemit. Shumë kohë para se të ndodhte, profetët e Perëndisë, sidomos Isaia dhe Jeremia, nisën të paralajmëronin se Jerusalemi do të shkatërrohej e do të braktisej. Ata përshkruan me terma të gjallë pse Perëndia ishte zemëruar me atë qytet. Banorët e Jerusalemit pohonin se përfaqësonin Jehovain, por e përgënjeshtronin këtë me praktikat fetare të rreme, korrupsionin e dhunën.—2 Mbretërve 21:10-15; Isaia 3:1-8, 16-26; Jeremia 2:1–3:13.

2. Rivendosja e adhurimit të pastër. Pas 70 viteve në mërgim, populli i Perëndisë do të çlirohej nga Babilonia. Do të ktheheshin në atdheun e tyre të shkretuar dhe do të rindërtonin tempullin e Jehovait në Jerusalem. (Jeremia 46:27; Amosi 9:13-15) Rreth 200 vjet më përpara, Isaia paratha emrin e pushtuesit, Kirit, që do të mundte Babiloninë dhe do ta lejonte popullin e Perëndisë të rivendoste adhurimin e pastër. Madje, Isaia përshkroi me hollësi strategjinë ushtarake të veçantë që do të përdorte Kiri.—Isaia 44:24–45:3.

Të mërguarit judenj dalin nga Babilonia dhe kthehen në Jerusalem

3. Ardhja e Mesisë dhe përvojat e tij. Mesia do të lindte në qytetin e Betlehemit. (Mikea 5:2) Ai do të ishte i përulur, duke mbërritur në Jerusalem hipur në një gomar. (Zakaria 9:9) Ndonëse i butë e mirëdashës, shumë veta nuk do ta pëlqenin dhe do ta hidhnin poshtë. (Isaia 42:1-3; 53:1, 3) Do të përjetonte një vdekje mizore. A do të mbaronte me kaq jeta e tij? Jo, sepse me anë të flijimit të tij do t’u faleshin mëkatet shumë vetave. (Isaia 53:4, 5, 9-12) Kjo do të realizohej vetëm me anë të ringjalljes së tij.

4. Mbretërimi i Mesisë mbi tokën. Njerëzit e papërsosur nuk janë fare të aftë të vetëqeverisen në mënyrë paqësore, kurse Mbreti mesianik do të quhej Princ i Paqes. (Isaia 9:6, 7; Jeremia 10:23) Nën sundimin e tij, të gjithë njerëzit do të ishin në paqe me njëri-tjetrin, e madje edhe me kafshët. (Isaia 11:3-7) Sëmundjet do të zhdukeshin. (Isaia 33:24) Edhe vdekja do të përpihej përgjithmonë. (Isaia 25:8) Gjatë mbretërimit të Mesisë, njerëzit që kishin vdekur, do të ringjalleshin për të jetuar në tokë.—Danieli 12:13.

—Bazuar në librat e Isaisë, Jeremisë, Danielit, Amosit, Mikesë dhe Zakarisë.

  • Ç’lloj mesazhesh shpallën profetët e Perëndisë?

  • Si e parathanë profetët shkatërrimin e Jerusalemit dhe rivendosjen e adhurimit të pastër?

  • Ç’thanë profetët e Jehovait për Mesinë dhe gjërat që do të përjetonte?

  • Si e përshkruan profetët mbretërimin e Mesisë mbi tokën?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo