BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/97 f. 28-29
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mos e vrisni mendjen shumë dhe do të jeni më të shëndetshëm!
  • Zogjtë në rrezik nga dashuruesit e tyre?
  • Shtëpi të rehatshme për pleshtat
  • Si t’u bëjmë ballë «cubave» në shkollë
  • Gjërat që fëmijët pëlqejnë dhe urrejnë
  • Kardinali lavdëron aktivitetin e Dëshmitarëve
  • Pastrimi i oqeanit
  • Nëndetëse me gëzof
  • Fëmijë që abuzojnë me fëmijët
  • Alkooli gjatë shtatzënisë
  • Prepotenca: Disa shkaqe dhe pasoja
    Zgjohuni!—2003
  • Prepotenca: Problem botëror
    Zgjohuni!—2003
  • Po nëse më ngacmojnë «të fortët»?
    Të rinjtë pyesin
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—1997
g 1/97 f. 28-29

Një vështrim rreth botës

Mos e vrisni mendjen shumë dhe do të jeni më të shëndetshëm!

«Me anë të humorit, njerëzit bëhen më tolerantë, i përballojnë mirë zhgënjimet dhe qëndrojnë të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht»,—pohon profesor Sueli Damerxhian i Universitetit të São Paulos. Sipas një raporti në gazetën braziliane O Estado de S. Paulo, humori i mirë mund të mësohet, tamam siç mësohet shkrimi e këndimi. Është e qartë se kur bëhet fjalë për një person idhnak, kjo gjë kërkon një ndryshim në mënyrën e të menduarit. Profesoresha në fushën e psikologjisë, Rakel Rodriguez Kerbaui, shpjegon: «Nëse një person mendon se do të mund të buzëqeshë, vetëm atëherë kur bota të jetë e drejtë, ai do të mbetet tekanjoz përjetë. Tek e fundit, padrejtësi ka kudo.» Siç vëren raporti, edhe me një program të ngjeshur, njerëzit me natyrë të dashur gëzojnë lidhjet e tyre shoqërore. Ata i vlerësojnë këto gjëra të papërfillshme si «një muhabet për të kaluar kohën, një sheqerkë apo një interval të shkurtër me muzikë të bukur». Megjithatë, Damerxhian paralajmëron: «Nuk duhet ngatërruar humori i mirë me mendjelehtësinë dhe me sjelljen pa vend.»

Zogjtë në rrezik nga dashuruesit e tyre?

Sipas një raporti të Sunday Times të Londrës, dashuruesit e zogjve mund të jenë duke bërë më shumë dëm, sesa mirë, duke lënë në kopshtet e tyre ushqim për zogjtë. Helmimi nga ushqimi i shkaktuar nga bakteria e salmonelës, parazitët dhe një mikroorganizëm tjetër i paidentifikuar, ka sjellë ngordhjen kohët e fundit të dhjetëra mijëra zogjve të preferuar kopshti në Britani. Xhejms Kirkvud, kryeveteriner i kopshtit zoologjik të Londrës, është i shqetësuar për faktin se në disa zona mund të jenë zhdukur disa specie. Bakteria elastike dhe parazitët mbijetojnë për shumë ditë në fekalet e zogjve, në vendet ku u hidhet ushqimi ose në dhè. Arrat e mykura janë veçanërisht të rrezikshme, paralajmëron profesor Kris Perins nga Universiteti i Oksfordit. «Qeveria ndalon shitjen e arrave të infektuara njerëzve, por i lejon ato në ushqimin e zogjve»,—vëren ai. Më pas, shton: «Arrat po ngordhin shumë zogj.»

Shtëpi të rehatshme për pleshtat

Moti i ashpër i dimrit nënkuptonte ngordhjen e popullsisë së pleshtave. Por sipas raportit të dhënë nga revista New Scientist e Britanisë, gjërat po ndryshojnë. «Gjatë dekadës së shkuar ka pasur një rritje gjithnjë e më të madhe të pleshtave të maceve»,—thotë Xhon Maunder, nga Qendra e Etimologjisë Mjekësore, në Kembrixh. Tani, shtëpitë moderne shërbejnë si një strofull e rehatshme për këta pleshta, të cilët jetojnë, gjithashtu, tek qentë. Në të kaluarën, moti i ftohtë solli me vete një rënie të lagështisë relative, një goditje fatale për larvat e pleshtave. «Tani,—vëren Maunder,—në shumë shtëpi, sistemi i ajrimit është kaq i dobët, sa lagështia relative mbetet e lartë dhe madje edhe një mot i ftohtë i stërgjatur nuk do t’i ngordhte pleshtat.»

Si t’u bëjmë ballë «cubave» në shkollë

Me publicitetin e fundit për sjelljen dhe qëndrimin prej «cubi» nëpër shkolla, Ministria e Arsimit në Japoni bëri një anketë me 9.420 fëmijë bashkë me prindërit dhe mësuesit e tyre. Përfundimet zbuluan se mbi 70 për qind e prindërve të nxënësve që kishin qenë viktimë e «cubave», që nga shkolla fillore dhe cikli i lartë, as nuk janë në dijeni të problemit apo nuk i kanë marrë seriozisht ankesat e fëmijëve të tyre. Duke iu frikësuar shpagimit, shumë viktima nuk i tregojnë mësuesit se janë ngacmuar prej tyre. Megjithatë, anketa tregonte se kur një mësues e trajtonte problemin seriozisht, vetëm 2 për qind e viktimave vuanin shpagimin dhe ngacmimi nga «cubat» merrte fund për rreth 40 për qind të nxënësve viktima. Profesor Yoji Morita nga Universiteti i qytetit Osaka, vërejti: «Jam më i bindur se kurrë që edhe ngacmimi nga ‘cubat’ mund të mposhtet, nëse viktimat ankohen tek mësuesit e tyre dhe mësuesit e trajtojnë atë siç duhet.»

Gjërat që fëmijët pëlqejnë dhe urrejnë

Çfarë u pëlqen më pak fëmijëve të bëjnë? Në një studim të 6-11-vjeçarëve, të bërë nga profesor Gustav Pietropoli Sharmet nga Universiteti i Milanos, Itali, shumica e fëmijëve ishin shprehur: «Të rrish në shtëpi, duke parë televizorin, ose të bësh detyrat e shtëpisë me mamin.» Gjëja më e pakëndshme për ta, sipas të përditshmes La Repubblica, është «të kesh takime», që do të thotë të vraposh nga njëra anë e qytetit në tjetrën, për të bërë orët e kërcimit, të anglishtes, të pianos e kështu me radhë. Zakonisht i urryer është, gjithashtu, «qëndrimi vetëm». Nga ana tjetër, 49 për qind e djemve duan që prindërit «t’i lënë që të luajnë jashtë», kurse vajzat dëshirojnë që prindërit «të zbaviten, duke luajtur me fëmijët e tyre». Ato thonë, në fakt: «Kur mami luan me mua, ajo duhet të luajë prej vërteti. Po nuk u zbavit duket, e kështu që edhe unë nuk zbavitem.»

Kardinali lavdëron aktivitetin e Dëshmitarëve

Kardinali belg, Suenens, një përkrahës i lëvizjeve katolike ekumenike dhe karizmatike, vdiq kohët e fundit në moshën 91 vjeç. Gazeta belge Het Belang van Limburg komentoi se ndonëse Suenens bëri shumë gjëra, ai nuk realizoi dot atë që kishte ëndërruar në jetë. Pasardhësi i tij, kardinali Danils, deklaroi për Suenens: «Kishte pasur gjithmonë dëshirë që të krishterët të bëheshin më aktivë. Ai . . . pyeste veten, nëse duhej të shkonin katolikët derë më derë, tamam ashtu siç bëjnë Dëshmitarët e Jehovait. Dhe në fund, ai e kuptoi se kjo nuk ishte një metodë e keqe. Një pohim që dëgjohej shpesh prej tij, ishte: ‘Jeni një i krishterë i vërtetë, vetëm nëse keni bërë dikë tjetër të krishterë.’»

Pastrimi i oqeanit

Edhe në një ditë pa shi, dhjetëra milionë litra ujë i ndotur në formën e rrëkeve dhe cifla nga rrugët e qytetit zbrazen në ujërat bregdetare përreth Los Anxhelesit, Kaliforni. Në një ditë me shi, rrëketë arrijnë në miliarda litra! Qeveria e qytetit ka sponsorizuar një program, për të informuar banorët se çdo gjë e larë, e fshirë apo e hedhur në rrugë shkon drejtpërdrejt në oqean nëpër puseta e patrajtuar. Këtu përfshihen vajra dhe lëngje të tjera nga makinat, copëra bari, plehra dhe jashtëqitjet e kafshëve. Për të mos dëmtuar ekologjinë e Gjirit Santa Monika që ndodhet përbri, banorëve u është dhënë ky inkurajim: Mos i flakni kurrë mbeturinat në rrugë; fshini trotuaret dhe mos i lani me markuç; hiqni fekalet e kafshëve nga rrugët; riparoni vrimat e makinës dhe riqarkulloni vajin e motorit. The Wall Street Journal raporton se për ata që lahen afër vendit ku zbrazet një pusetë, mundësia për të pasur ethe, të vjella, infeksione në frymëmarrje apo dhimbje veshi është 50 për qind më e madhe, sesa për ata që qëndrojnë të paktën 360 m larg saj.

Nëndetëse me gëzof

Sipas revistës New Scientist, flota ushtarako-detare suedeze mban një rrjet me mikrofonë nënujorë, për të diktuar tingullin e zhurmës së shkaktuar nga helikat rrotulluese të nëndetëseve. Duke shqyrtuar 6.000 raporte të «aktivitetit të huaj nënujor», të bazuar në sistemin e mikrofonëve dhe në shikimin nga publiku, një komision qeveritar gjeti prova të bazuara mirë të aktivitetit nënujor vetëm në gjashtë raste. Shumica e pjesës tjetër të alarmeve mund të jenë shkrehur nga «vozitja e furishme e këmbëve të vogla»,—thotë raporti. Duket se vizonët notues dhe vidrat prodhojnë një tingull shumë të ngjashëm me atë të helikave të nëndetëseve, duke i ngatërruar në këtë mënyrë dëgjuesit e flotës ushtarako-detare.

Fëmijë që abuzojnë me fëmijët

Sipas një raporti të gazetës Saturday Star të Johanesburgut, mijëra të rinj në Afrikën e Jugut vuajnë abuzim seksual nga minorenë të tjerë. Evanth Shurink, nga Këshilli i Kërkimeve Shkencore Njerëzore, ia atribuon pjesërisht këtë abuzim faktit që kriminelët e vegjël e kanë pësuar vetë këtë brutalizim. Marilin Donaldson, një këshilltare fëmijësh në një qendër klinike (Centre for the Study of Violence and Reconciliation’s Trauma Clinic), është e po këtij mendimi, kur thotë: «Në kaq shumë . . . shtëpi, këta fëmijë gjenden të ekspozuar ndaj dhunës së llahtarshme në shtëpi dhe shpesh viktimat e tyre janë pjesë e rrethit të tyre familjar.» Veç kësaj, për pjesën më të madhe të abuzimeve ajo fajëson mërzinë dhe neglizhimin prindëror. «Për fëmijën, nuk ka asnjeri në shtëpi, kur prindi është në punë,—vëren ajo,—e në këtë mënyrë ata janë në mëshirë të abuzuesve.» Duke nxjerrë në pah një tjetër rrezik, Donaldson tha se sheh gjithnjë e më shumë «6 deri në 10-vjeçarë të vegjël, që vijnë në qendër me SIDA, e cila është transmetuar në rrugë seksuale».

Alkooli gjatë shtatzënisë

«Një kërkim i ri ka vërtetuar lidhjen që ekziston ndërmjet konsumimit të alkoolit nga nëna gjatë shtatzënisë dhe rrezikut gjithnjë e më të madh të leucemisë foshnjore»,—raporton The Medical Post e Kanadasë. Studimi përfshinte 302 viktima të leucemisë të moshës 18-muajsh apo më të vegjël, në momentin kur u diagnostikua sëmundja, bashkë me një grup kontrolli prej 558 foshnjash të tjerë. Për ata fëmijë, nënat e të cilëve pinin alkool gjatë tremujorit të dytë apo të tretë të shtatzënisë, rreziku i zhvillimit të leucemisë akute mieloide ishte gati dhjetë herë më i madh, sesa për ata fëmijë nënat e të cilëve nuk pinin. U tha se kërkimi i ri ishte konsekuent me studime të tjera, në lidhje me nënat shtatzëna që pijnë alkool dhe me rrezikun gjithnjë e më të madh të leucemisë tek foshnjat.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo