BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/97 f. 31
  • Dhuna ndaj grave

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dhuna ndaj grave
  • Zgjohuni!—1997
  • Material i ngjashëm
  • Dhuna ndaj grave​—Një problem botëror
    Zgjohuni!—2008
  • A mund të çlirohemi nga vargonjtë e dhunës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Diskriminim kundër femrave
    Zgjohuni!—1998
  • Përse burrat i keqtrajtojnë gratë?
    Zgjohuni!—2001
Shih më tepër
Zgjohuni!—1997
g 1/97 f. 31

Dhuna ndaj grave

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË NIGERI

QË NGA barku i nënës e deri kur shkojnë në varr, gratë bien viktimë e dhunës. Këtë pohim bënin Kombet e Bashkuara në Raportin e Zhvillimit Njerëzor 1995. Studimet e bëra rreth e përqark botës zbulojnë si më poshtë:

Përpara lindjes. Në disa vende bëhen prova për të përcaktuar, nëse fetusi është mashkull apo femër. Shpeshherë femrat abortohen.

Në fëmijëri. Në Barbados, në Hollandë, në Kanada, në Zelandën e Re, në Norvegji dhe në Shtetet e Bashkuara 1 ndër 3 gra raporton se ka qenë abuzuar seksualisht gjatë fëmijërisë apo adoleshencës. Në Azi dhe gjetkë, rreth një milion fëmijë, ku pjesa më e madhe janë vajza, detyrohen çdo vit për t’u marrë me prostitucion. Miliona vajza në të katër anët e botës vuajnë nga gjymtimi gjenital.

Në moshë të rritur. Në Kili, në Meksikë, në Papua Guinenë e Re dhe në Republikën e Koresë, 2 ndër çdo 3 gra të martuara janë viktimë e dhunës në shtëpi. Në Britani, në Kanada, në Zelandën e Re dhe në Shtetet e Bashkuara, 1 ndër 6 gra është përdhunuar.

Në moshë të thyer. Më shumë se gjysma e grave të vrara në Bangladesh, në Brazil, në Kenia, në Papua Guinenë e Re dhe në Tailandë ishin vrarë nga partnerët e mëparshëm apo të tanishëm. Në Afrikë, në Amerikën e Jugut, në disa ishuj të Paqësorit dhe në Shtetet e Bashkuara dhuna bashkëshortore është shkaku kryesor i vetëvrasjes tek gratë.

Dhuna ndaj grave është tipike e asaj, të cilën Bibla e quan «ditët e fundit», kur shumë njerëz do të ishin «abuzivë», «të pashpirt» dhe «brutalë». (2. Timoteut 3:1-5, New American Bible) Ne mund të jemi mirënjohës, pasi Perëndia Jehova premton se pas këtyre «ditëve të fundit» plot shqetësime, ai do të vendosë një botë të re paqësore, ku banorët e tokës ‘do të qëndrojnë të sigurt dhe askush nuk ka për t’i trembur’. (Ezekieli 34:28; 2. Pjetrit 3:13) Nën Mbretërinë e Perëndisë, Jezu Krishti «do të çlirojë të varfërin që bërtet për ndihmë dhe të përvuajturin e këdo që nuk ka ndihmës. Nga shtypja dhe nga dhuna ai do ta shpengojë shpirtin e tyre».—Psalmi 72:12, 14, BR.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo