BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/96 f. 19-21
  • Si janë shprehjet tuaja të mirësjelljes në telefon?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si janë shprehjet tuaja të mirësjelljes në telefon?
  • Zgjohuni!—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Telefoni dhe ju
  • Konsideratë e thellë për të tjerët
  • Cilësia e të folurit
  • Jini dëgjues të mirë
  • Shqyrtime të fundit
  • Dëshmi e suksesshme me telefon
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Dëshmia me telefon mund të jetë e efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Të sillemi me edukatë si shërbëtorë të Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Sjellja e mirë​—Një veçori e njerëzve të perëndishëm
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
Shih më tepër
Zgjohuni!—1996
g 3/96 f. 19-21

Si janë shprehjet tuaja të mirësjelljes në telefon?

«Përveç dashurisë së përzemërt familjare, shëndetit dhe dashurisë për punën, a ka ndonjë gjë tjetër që i kontribuon kaq shumë kënaqësisë së jetës, duke ngjallur dhe duke ngritur vlerësimin për veten, sesa bashkëbisedimet me një të folur të sjellshëm?»

DUKE bërë këtë pyetje, një autore dhe arsimtare amerikane, e ndjera Lusi Eliot Kellër, po vinte vlera të larta në kënaqësinë dhe plotësinë në vetvete, që mund të rrjedhë nga komunikimi gojor, një aftësi që i është dhënë me dashuri njeriut në kohën e krijimit të tij.—Dalja 4:11, 12.

Një kontribut i madh i rritjes në rrjedhën e të folurit njerëzor gjatë 12 dekadave të kaluara, ka qenë shpikja e telefonit nga Aleksandër Graham Bell. Sot, miliarda banorëve të tokës, që e përdorin për punë apo për kënaqësi, telefoni u siguron një lidhje jetësore mes tyre.

Telefoni dhe ju

Deri në ç’masë e rrit përdorimi i telefonit cilësinë e jetës? A nuk do të ishit të mendimit se përgjigjja që i jepni kësaj pyetjeje, varet më shumë në njerëzit që janë të përfshirë, sesa në vetë aparatin? Në fakt, është koha e duhur për të bërë pyetjen: «Si janë shprehjet tuaja të mirësjelljes në telefon?»

Shprehjet e mirësjelljes në telefon mbulojnë zona të tilla si: qëndrimi mendor, cilësia e të folurit dhe aftësia e të dëgjuarit. Diçka që ka lidhje me këtë gjë, do të ishte edhe mënyra e përdorimit të telefonit dhe e qëndrimit ndaj telefonatave të bezdisshme.

Konsideratë e thellë për të tjerët

Siç ndodh në të gjitha bisedat njerëzore, shprehjet e mirësjelljes në telefon burojnë nga empatia. Apostulli Pavël shkroi: «Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.»—Filipianëve 2:4.

Kur u pyet se «cilët kishin qenë shembujt më të zakonshëm të shprehjeve të dobëta në telefon», një telegrafist me përvojë i kuadrit të shpërndarjes së telefonave, u përgjigj se një shkallë të lartë në listën e tij zinte «telefonuesi, i cili thotë, ‘Donika jam’ (Sa njerëz me emrin Donika njihni?), ose më keq akoma, kur telefonuesi thotë vetëm ‘Jam unë’ apo ‘Kush pandeh se është?’». Këto fjalë të pamenduara dhe ndoshta pa të keq mund të shkaktojnë shqetësim dhe padurim. Telegrafisti vazhdoi: «Do të ishte më mirë sikur ta bënit thirrjen me një fillim të gëzuar, duke e identifikuar qartë veten dhe përveç kësaj, nga konsiderata për personin të cilit i telefononi, duke i kërkuar nëse është e përshtatshme që të flisni?»

Mos harroni, megjithëse shprehjet e fytyrës nuk mund të shihen, qëndrimi juaj do të jetë i dukshëm. Në ç’mënyrë? Përmes tonit të zërit. Padurimi, mërzia, zemërimi, indiferenca, sinqeriteti, gëzimi, gatishmëria për të ndihmuar dhe ngrohtësia, zbulohen të gjitha. Vërtet, bezdia mund të jetë një reagim i natyrshëm, kur ndërpriteni nga një thirrje telefonike. Në këtë rast, në interes të shprehjeve të mirësjelljes, para se të përgjigjeni, mundohuni të bëni një pauzë dhe një «buzëqeshje» në zërin tuaj. Është e mundur të mos pajtohesh, pa përdorur një ton të papëlqyeshëm.

Kombinimi i konsideratës së thellë dhe i tonit të këndshëm të zërit mund të nxjerrë fjalë, që janë «të mira për ndërtimin, sipas nevojës» dhe që përçojnë «atë që është e favorshme për dëgjuesit».—Efesianëve 4:29, BR.

Cilësia e të folurit

Po, e folura që përdorim është e rëndësishme. A pajtoheni dhe a i ruani rregullat e mëposhtme? Flisni natyrshëm, qartë dhe dallueshëm. Mos flisni mbyturazi. Mos bërtitni edhe atëherë kur thirrja është e largët. Mos i hani fjalët. Mos përdorni një të folur të çrregullt, që shkurton apo kapërcen rrokjet. Përveç kësaj, shmangni përdorimin e shprehjeve të ndërfutura pa kuptim dhe përsëritjen e fjalëve të thëna më parë, që mund të shpërqendrojnë dhe mund të shkaktojnë irritim. Shmangni përdorimin e një monotonie të mërzitshme. Theksimi i përshtatshëm i kuptimit dhe modulimi, e bëjnë të folurën domethënëse, të larmishme dhe freskuese. Mbani në mendje, gjithashtu, se ngrënia gjatë një bisede në telefon nuk e rrit cilësinë e të folurit apo nuk pasqyron mirësjellje.

Edhe zgjedhja e fjalëve vlen të shqyrtohet. Nevojitet aftësia shquese. Përdorni fjalë të qarta e të thjeshta, që kuptohen lehtë. Fjalët kanë ngjyrime. Ato mund të jenë të përzemërta ose mizore, të buta ose të ashpra, inkurajuese ose shkurajuese. Për më tepër, një person mund të jetë mendjemprehtë pa gërmuar, i çiltër pa i thënë troç apo me ashpërsi, me takt pa qenë dredharak. Shprehjet e sjellshme si «të lutem» dhe «faleminderit» janë gjithmonë të mirëpritura. Apostulli Pavël kishte në mendje fjalët që janë të sjellshme, të kujdesshme dhe plot shije, kur shkroi: «Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t’i përgjigjeni gjithsecilit.»—Kolosianëve 4:6.

Jini dëgjues të mirë

Në një histori tregohet për një djalë të ri, i cili i kërkoi të atit t’i tregonte sekretin për të qenë një bashkëbisedues i mirë. Përgjigjja ishte: «Dëgjo, biri im!» «Po dëgjoj,—tha i riu.—Tregomë akoma më shumë.» «S’kam ç’të të tregoj tjetër»,—iu përgjigj i ati. Vërtet, të jesh një dëgjues i interesuar dhe dashamirës, është një përbërës kryesor i recetës së shprehjeve të mirësjelljes në telefon.

Mosmbajtja e një rregulli të thjeshtë mund t’ju bëjë të konsideroheni si një person i mërzitshëm në telefon. Cili është ai? Mos e monopolizoni bisedën. Mos u zhytni në një tregim të pafund, duke thënë fjalë për fjalë ndonjë bisedë të parëndësishme që keni pasur ose një ndodhi personale, duke folur hollësisht edhe për dhembjet më të vogla. Edhe këtu, kemi një rregull biblik të zbatueshëm dhe të përmbledhur, këtë herë nga dishepulli Jakov. «Çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur.»—Jakovit 1:19.

Shqyrtime të fundit

Tani, le të përqendrohemi në dy pyetje të fundit, të cilat hyjnë në kontekstin e shprehjeve të mirësjelljes në telefon: Çfarë mund të thuhet për mënyrat e përdorimit të telefonit? A ka udhëzime të sugjeruara se si të sillemi, kur na bëhen telefonata të padëshiruara?

A keni parë ndonjëherë gjatë telefonatës se zëri në anën tjetër të linjës zbehet herë pas here në distancë? Kjo gjë duhet t’ju kujtojë që të flisni në mikrofonin e receptorit, duke e mbajtur 2 cm larg nga buzët. Përveç kësaj, është e sjellshme që të kontrollohen tingujt e jashtëm që ndërfuten. Kur të merrni në telefon, bjerini numrit me kujdes për të mos i rënë numrit gabim dhe kur mbaroni telefonatën, vendoseni receptorin në mbajtëse me delikatesë.

Mos vallë keni rënë viktimë e telefonatave të mërzitshme? E hidhur të thuhet, por një gjë e tillë duket se është gjithnjë e në rritje. Fjalët e pahijshme, të turpshme dhe të shëmtuara meritojnë vetëm një përgjigje: mbylljen e telefonit. (Krahaso Efesianëve 5:3, 4.) Po kështu veprohet edhe kur telefonuesi nuk pranon të thotë se kush është. Pyetjes «A duhet të keni arsye që të dyshoni për një telefonatë», botimi How to Write and Speak Better sugjeron që të mos «përgjigjeni nëse një zë i huaj pyet: ‘Kush flet?’» dhe të mos flisni për planet tuaja me një të panjohur.

Përfundimisht, sa mirë është të dimë se përdorimi i shprehjeve të mirësjelljes në telefon nuk kërkon një listë të gjatë me rregulla dhe udhëzime! Si në të gjitha raportet me njerëzit, marrëdhëniet e këndshme dhe shpërblyese vijnë nga zbatimi i asaj që zakonisht quhet Rregulla e Artë. Jezu Krishti tha: «Gjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre.» (Mateu 7:12) Për të krishterin është edhe dëshira që t’i pëlqejë Atij, i cili e pajisi njeriun me dhuratën e të folurit. Psalmisti u lut: «Thëniet e gojës sime dhe meditimi i zemrës sime u bëftë i këndshëm para teje, o Jehova, Shkëmbi dhe Shpenguesi im.»—Psalmi 19:14, BR.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo