BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 128
  • A e përmend Bibla purgatorin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e përmend Bibla purgatorin?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Purgatori
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • A mund t’i besosh Biblës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Vdekja
    Zgjohuni!—2014
  • A mund t’i ndihmoni të vdekurit?
    Zgjohuni!—2006
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 128
Një ide e një artisti për purgatorin

A e përmend Bibla purgatorin?

Përgjigjja e Biblës

Jo, nuk e përmend. Bibla as e përmban fjalën «purgator», as mëson se shpirtrat e të vdekurve, pastrohen në purgator.a Shqyrto çfarë mëson Bibla për mëkatin e vdekjen dhe si bie në kundërshtim doktrina e purgatorit me mësimet e saj.

  • Njeriun e pastron nga mëkati besimi te gjaku i Jezuit, jo koha që kalon në një të ashtuquajtur purgator. Bibla thotë se «gjaku i Jezuit, Birit të [Perëndisë], na pastron nga çdo mëkat» dhe se «Jezu Krishti . . . na liroi nga mëkatet tona, me gjakun e tij». (1 Gjonit 1:7; Zbulesa 1:5) Jezui dha «jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve», që të shlyente mëkatet e tyre.—Mateu 20:28, Diodati i Ri.

  • Njerëzit që kanë vdekur, janë të pavetëdijshëm. «Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë.» (Eklisiastiu 9:5, Diodati i Ri) Dikush që ka vdekur nuk mund të ndiejë asgjë, prandaj nuk mund ta pastrojë ndonjë zjarr purgatori.

  • Pas vdekjes nuk ka asnjë ndëshkim për mëkatet. Bibla thotë se «paga e mëkatit është vdekja» dhe se «ai që ka vdekur është shfajësuar nga mëkati». (Romakëve 6:7, 23, Diodati i Ri) Vdekja është ndëshkimi i plotë për mëkatin.

Çfarë është doktrina e purgatorit?

Në mësimet katolike, purgatori përkufizohet si gjendja ose vendi ku shlyhen dhe pastrohen nga mëkatet e pafalura shpirtrat e të vdekurve.b Sipas Catechism of the Catholic Church, ky pastrim është i nevojshëm «që të arrihet shenjtëria e duhur për të hyrë në të këndshmen parajsë qiellore». Më tej, aty thuhet se «tradita e Kishës . . . përmend një zjarr pastrues», siç përshkruhet në figurën e këtij artikulli. Megjithatë, ky nuk është mësim biblik.

Nga e ka origjinën doktrina e purgatorit?

Grekët e lashtë besonin te limbo dhe te purgatori. I ndikuar nga filozofia greke, Klementi i Aleksandrisë tha se të vdekurit mund të pastroheshin nga mëkati nëpërmjet një zjarri pastrues. Megjithatë, sipas veprës The History of Christian Doctrines, ai që theksoi se mësimi i zjarrit të purgatorit ishte një besim i padiskutueshëm, ishte papa Gregori i Madh. Kjo vepër referimi thotë më tej se Gregori, i cili ishte papë në vitet 590-604 të e.s., «zakonisht quhet ‘shpikësi i purgatorit’». Kisha Katolike e përcaktoi mësimin e saj zyrtar të purgatorit në Këshillin e Lionit (1274) dhe atë të Firences (1439), si edhe e rikonfirmoi në Këshillin e Trentos në vitin 1547.

a Libri Orpheus: A General History of Religions thotë për purgatorin se «ai nuk përmendet fare në ungjij». Po ashtu, New Catholic Encyclopedia thotë: «Si përfundim, doktrina katolike për purgatorin bazohet në tradita, jo në Shkrimet e Shenjta.»​—Botimi i dytë, vëllimi 11, faqja 825.

b Shih New Catholic Encyclopedia, botimi i dytë, vëllimi 11, faqja 824.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo