BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 32
  • A kanë rëndësi normat e mirësjelljes?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A kanë rëndësi normat e mirësjelljes?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ç’duhet të dish për normat e mirësjelljes?
  • Si t’i përmirësosh?
  • Sjellja e mirë​—Një veçori e njerëzve të perëndishëm
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Të sillemi me edukatë si shërbëtorë të Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Si të tregoj mirësjellje me mesazhet?
    Zgjohuni!—2014
  • Prindër: U lini një shembull të mirë fëmijëve tuaj
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 32
Adoleshenti ndihmon të moshuarën me qesen e pazarit

TË RINJTË PYESIN

A kanë rëndësi normat e mirësjelljes?

«Njerëzit nuk ma hapin derën, pse t’ua hap unë atyre?»

«A s’ka gjëra më të rëndësishme sesa të vrasësh mendjen që të thuash të lutem, faleminderit dhe më fal?»

«S’është nevoja t’i tregoj mirësjellje motrës ose vëllait. Jemi tanët.»

A e gjen veten në ndonjë nga këto pohime? Nëse po, je duke i privuar vetes dobitë e mirësjelljes!

  • Ç’duhet të dish për normat e mirësjelljes?

  • Si t’i përmirësosh?

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Ç’duhet të dish për normat e mirësjelljes?

Normat e mirësjelljes mund të të përmirësojnë tri fushat e mëposhtme të jetës:

  1. Reputacionin. Mënyra si i trajton, u bën përshtypje njerëzve, për mirë ose për keq. Nëse je i sjellshëm, ka të ngjarë që të të marrin për të pjekur e të përgjegjshëm dhe të të trajtojnë po njësoj. Megjithatë, nëse je i pasjellshëm, njerëzit do të mendojnë se je i përqendruar vetëm te vetja dhe mund të mos gjesh punë ose mund t’i privosh vetes mundësi të tjera. Edhe Bibla thotë se «njeriu mizor e fut veten në telashe».​—Proverbat 11:17; shih shënimin.

  2. Jetën sociale. Bibla thotë: «Vishuni me dashuri, pasi ajo është një lidhje e përsosur bashkimi.» (Kolosianëve 3:​14) Kjo është më se e vërtetë kur bëhet fjalë për shoqërinë. Njerëzve u pëlqejnë ata që janë të sjellshëm e që i trajtojnë mirë. Në fund të fundit, kush ka qejf të rrijë me dikë që është i pasjellshëm a i pagdhendur?

  3. Mënyrën si të trajtojnë. Një vajzë me emrin Xhenifer thotë: «Nëse je gjithnjë e sjellshme, me kalimin e kohës do të vëresh se edhe njerëzit më të pasjellshëm do të të përgjigjen ndryshe.» S’do mend, nëse je i pasjellshëm mund të ta kthejnë me të njëjtën monedhë. Bibla thotë: «Do t’ju matin me po atë masë që ju i matni të tjerët.»​—Mateu 7:2.

Përfundimi: Në jetën e përditshme gjithmonë ke të bësh me njerëz. Mënyra si e menaxhon këtë, ndikon te mënyra si të shohin e të trajtojnë njerëzit. Me pak fjalë: normat e mirësjelljes kanë rëndësi!

Si t’i përmirësosh?

  1. Bëj një «inventar». Pyet veten: «A u drejtohem me respekt të rriturve? Sa shpesh them të lutem, faleminderit ose më fal? A shpërqendrohem kur flas me të tjerët​—ndoshta duke lexuar e duke iu përgjigjur mesazheve? A sillem me respekt me familjarët apo i bie shkurt sepse janë ‘të shtëpisë’?»

    Bibla thotë: «Jini të parët për t’i treguar nderim njëri-tjetrit.»​—Romakëve 12:10.

  2. Vër synime. Shkruaj tri fusha ku mund të përmirësohesh. Për shembull, Alisona 15-vjeçare thotë se duhet «të jetë dëgjuese e mirë dhe jo folëse e mirë». Dejvid 19-vjeçar thotë se duhet të mësojë të mos shkruajë mesazhe ndërkohë që është me familjen ose shokët. «Është mungesë respekti,—pohon ai.—Me fjalë të tjera po u them se më mirë të flas me një tjetër, sesa me ta.» Eduardi 17-vjeçar tregon se nuk duhet t’i ndërpresë të tjerët tek flasin. Dhe Xheniferi, e përmendur më sipër, ka vendosur të përmirësojë sjelljen me të moshuarit. Ajo thotë: «Zakonisht u thosha ç’kemi sa për të larë gojën dhe pastaj gjeja një justifikim që të rrija me shokët. Por tani jam përpjekur t’i njoh më mirë. Kjo më ka ndihmuar ta përmirësoj shumë sjelljen.»

    Bibla thotë: «Duke parë me interes jo vetëm çështjet tuaja, por edhe ato të të tjerëve.»​—Filipianëve 2:4.

  3. Ndiq përparimin. Për një muaj shih mënyrën si flet ose sillesh në ato fusha ku dëshiron të përmirësohesh. Në fund të muajit, pyet veten: «Si jam bërë njeri më i mirë falë mirësjelljes? Ku kam akoma nevojë të përmirësohem?» Vër synime të reja sipas nevojës.

    Bibla thotë: «Ashtu si dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, njësoj bëni edhe ju për ta.»​—Luka 6:31.

A e dije? Ajo që konsiderohet mirësjellje në një vend mund të konsiderohet e pasjellshme në një tjetër. Për shembull, në Japoni është e zakonshme që njerëzit të heqin këpucët para se të hyjnë në shtëpi. Në vende të tjera, ky veprim mund të konsiderohet i pahijshëm. Cilat norma mirësjelljeje kërkohen aty ku jeton ti?

JA Ç’THONË MOSHATARËT E TU

Selena

Selena

«Mirësjellja është zakonisht gjëja e parë që njerëzit vënë re​—dhe e vlerësojnë. Gjithashtu ndihesh mirë me veten, sepse e di që po vepron mirë.»

Megan

Megan

«Nëse je i pasjellshëm, njerëzit nuk do të të marrin seriozisht. Por nëse sillesh me respekt ndaj të tjerëve, do të të trajtojnë me të njëjtin respekt.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo