BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 80
  • A është e shkruar dita e vdekjes?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është e shkruar dita e vdekjes?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Eklisiastiu 3:11—«Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën e vet»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Ka një kohë për çdo gjë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • A është paracaktuar e ardhmja jonë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • «I gjithë detyrimi i njeriut»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 80
A person is lifted into an ambulance as passersby observe

A është e shkruar dita e vdekjes?

Përgjigjja e Biblës

Jo, dita e vdekjes sonë nuk është e shkruar. Bibla nuk mbështet besimin te fati, por thotë se shpesh vdekja vjen nga «ngjarje të paparashikuara».​—Eklisiastiu 9:11.

A nuk thotë Bibla se ka «një kohë për të vdekur»?

Po, Eklisiastiu 3:2 thotë se ka «një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të shkulur atë që është mbjellë». (Diodati i Ri) Gjithsesi, konteksti i këtij vargu tregon se Bibla këtu po flet për ciklet e vazhdueshme që janë të zakonshme në jetë. (Eklisiastiu 3:1-8) Perëndia nuk e ka paracaktuar orën kur do të vdesim, ashtu si nuk detyron një bujk të mbjellë në një moment të caktuar. Por pika është se ne nuk duhet të shqetësohemi kaq shumë për gjërat e përditshme, sa të mos i kushtojmë kohë Krijuesit.​—Eklisiastiu 3:11; 12:1, 13.

Mund të jetojmë më gjatë

Ndonëse jeta ka pasiguri, shpesh mund të jetojmë më gjatë nëse marrim vendime të mençura. Bibla thotë: «Ligji i të mençurit është burim jete, për ta larguar njeriun nga kurthet e vdekjes.» (Proverbat 13:14) Në mënyrë të ngjashme, Moisiu u tha izraelitëve se ata mund ‘të ishin ditëgjatë’ po t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. (Ligji i përtërirë 6:2) Krejt ndryshe, nëse tregohemi të pakujdesshëm, mund ta shkurtojmë jetën me anë të veprimeve të këqija ose të marra.​—Eklisiastiu 7:17.

Por, sado të mençur ose të kujdesshëm të jemi, nuk mund t’i shpëtojmë vdekjes. (Romakëve 5:12) Gjithsesi, gjërat do të ndryshojnë, sepse Bibla premton se do të vijë një kohë kur «nuk do të ketë më vdekje».​—Zbulesa 21:4.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo