BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 79
  • A është Mbretëria e Perëndisë në zemrën tënde?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është Mbretëria e Perëndisë në zemrën tënde?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • A është Mbretëria e Perëndisë një gjendje e zemrës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Mbretëria e Perëndisë
    Zgjohuni!—2013
  • A është Mbretëria e Perëndisë në zemrën e njeriut?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • E vërteta për Mbretërinë e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 79
Një trup njeriu ku asnjë mbretëri e mirëfilltë nuk mund të ekzistojë

A është Mbretëria e Perëndisë në zemrën tënde?

Përgjigjja e Biblës

Jo, Mbretëria e Perëndisë nuk është një gjendje në zemrën e të krishterëve.a Bibla identifikon vendndodhjen e saj të vërtetë kur e quan «mbretëria e qiejve». (Mateu 4:17, Diodati i Ri) Shqyrto si e tregon Bibla se ajo është një qeveri reale që po sundon nga qielli.

  • Mbretëria e Perëndisë ka sundimtarë, nënshtetas, ligje dhe një mandat me qëllim që vullneti i Perëndisë të bëhet në qiell dhe në tokë.​—Mateu 6:10; Zbulesa 5:10.

  • Qeveria ose Mbretëria e Perëndisë do të sundojë mbi gjithë «popujt, kombet dhe gjuhët» e tokës. (Danieli 7:13, 14) Autoritetin për të sunduar nuk ia japin nënshtetasit, por vetë Perëndia.​—Psalmi 2:4-6; Isaia 9:7.

  • Jezui u tha apostujve besnikë se do të ishin me të në Mbretërinë e qiejve që ‘të uleshin në frone’.​—Luka 22:28, 30.

  • Kjo Mbretëri ka armiq, të cilët do t’i shkatërrojë.​—Psalmi 2:1, 2, 8, 9; 110:1, 2; 1 Korintasve 15:25, 26.

Bibla nuk mëson se Mbretëria e qiejve është në zemrën tënde në kuptimin që sundon përmes zemrës së një personi. Gjithsesi, ajo tregon se ‘fjala e mbretërisë’ ose ‘lajmi i mirë për mbretërinë’ mund dhe duhet të na prekë zemrën.​—Mateu 13:19; 24:14.

Çfarë do të thotë shprehja «mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush»?

Disa janë pështjelluar për vendndodhjen e Mbretërisë nga përkthimi i Lukës 17:21 në disa versione të Biblës. Për shembull, përkthimi Diodati i Ri thotë se «mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush». Për ta kuptuar siç duhet këtë varg, duhet të shqyrtojmë kontekstin.

Disa krerë fetarë që iu kundërvunë Jezuit

Mbretëria e Perëndisë nuk ishte në zemrën e kundërshtarëve kryeneçë dhe vrasës të Jezuit

Jezui po fliste me farisenjtë, një grup krerësh fetarë që iu kundërvunë dhe morën pjesë në komplotin e vrasjes së tij. (Mateu 12:14; Luka 17:20) A ka kuptim të mendojmë që Mbretëria ishte një gjendje në zemrën e tyre kryeneçe? Jezui u tha: «Përbrenda jeni plot me hipokrizi dhe paligjshmëri.»​—Mateu 23:27, 28.

Përkthime të tjera i qartësojnë mirë fjalët e Jezuit te Luka 17:21: «Mbretëria e Hyjit është mes jush!» (Kursivi është yni; Bibla Simon Filipaj) «Mbretëria e Perëndisë është mes jush.» (Përkthimi Bota e Re) Mbretëria e qiejve ishte «mes» farisenjve në kuptimin që Jezui, ai që ishte caktuar nga Perëndia për të sunduar si Mbret, ndodhej para tyre.​—Luka 1:​32, 33.

a Shumë fe të krishtere mësojnë se Mbretëria e Perëndisë është brenda një personi ose në zemrën e tij. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, Kuvendi i Baptistëve Jugorë deklaroi se Mbretëria e Perëndisë është pjesërisht «mbretërimi i Perëndisë në zemrën dhe jetën e individit». Po kështu, papa Benedikti XVI tha në librin e tij Jezui i Nazaretit: «Mbretëria e Perëndisë vjen kur një zemër bindet.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo