BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 58
  • Çfarë thotë Bibla për seksin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për seksin?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Çfarë thotë Bibla për martesën?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Ç’do të thotë të jesh besnik në martesë?
    Zgjohuni!—2009
  • Marrëdhëniet seksuale para martesës
    Zgjohuni!—2013
  • Bëjeni martesën një bashkim të qëndrueshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 58

A e ndalon Bibla kënaqësinë seksuale?

Përgjigjja e Biblës

Bibla nuk e ndalon kënaqësinë seksuale, por tregon se është dhuratë nga Perëndia për të martuarit. Ai i krijoi njerëzit «mashkull dhe femër» dhe pa se ajo që kishte bërë, ishte «shumë mirë». (Zanafilla 1:​27, 31) Kur i bashkoi në martesë burrin dhe gruan e parë, Perëndia tha se ata ‘do të bëheshin një mish i vetëm’. (Zanafilla 2:​24) Kjo lidhje përfshinte kënaqësinë e intimitetit seksual bashkë me një lidhje të ngushtë emocionale.

Bibla e përshkruan me këto fjalë kënaqësinë që provojnë burrat në martesë: «Gëzo me gruan e rinisë sate . . . Gjinjtë e saj të të dehin gjithë kohës. Nga dashuria e saj qofsh vazhdimisht i dalldisur!» (Proverbat 5:​18, 19) Edhe Perëndia dëshiron që seksi t’u sjellë kënaqësi grave. Bibla thotë: «Burrat dhe gratë duhet të plotësojnë nevojat seksuale të njëri-tjetrit.»​—1 Korintasve 7:​3, God’s Word Bible.

Kufizime për kënaqësinë seksuale

Perëndia i rezervon marrëdhëniet seksuale vetëm për të martuarit, siç tregon Hebrenjve 13:4: «Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor të jetë pa ndyrësi, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.» Çiftet e martuara duhet të tregojnë besnikëri dhe të jenë gjithmonë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Ata gjejnë kënaqësi të madhe jo duke rendur pas kënaqësisë së tyre egoiste, por duke zbatuar parimin biblik: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.»​—Veprat 20:35.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo