BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 35
  • Çfarë thotë Bibla për Krishtlindjet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për Krishtlindjet?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Historia e zakoneve të Krishtlindjeve
  • Krishtlindjet: Përse edhe në Lindje?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • A janë Krishtlindjet për të krishterët?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Krishtlindjet: Ditë feste botërore apo ditë e shenjtë fetare?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Rrënjët e Krishtlindjeve moderne
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 35

Çfarë thotë Bibla për Krishtlindjet?

Përgjigjja e Biblës

Bibla nuk e thotë datën e lindjes së Jezuit, as nuk thotë se duhet ta kremtojmë ditën e lindjes së tij. Enciklopedia e Meklintokut dhe e Strongut thotë: «Kremtimi i Krishtlindjeve nuk është caktuar nga Perëndia dhe as nuk është me origjinë nga BR [Besëlidhja e Re].»

Përkundrazi, një shqyrtim i historisë së Krishtlindjeve demaskon rrënjët e saj në ritet fetare pagane. Bibla tregon se e fyejmë Perëndinë nëse përpiqemi ta adhurojmë në një mënyrë që ai nuk e miraton.​—Dalja 32:​5-7.

Historia e zakoneve të Krishtlindjeve

  1. Festimi i ditës së lindjes së Jezuit: «Të krishterët e hershëm nuk e festonin ditën e lindjes [së Jezuit], sepse e konsideronin festimin e ditëlindjes së çdokujt si një zakon pagan.»​—The World Book Encyclopedia.

  2. Data 25 dhjetor: Nuk ka asnjë provë se Jezui ka lindur në këtë datë. Ka të ngjarë që krerët e Kishës zgjodhën këtë datë që të përkonte me festat pagane gjatë solsticit të dimrit ose diku afër tij.

  3. Dhënia e dhuratave, gostitë dhe festat: Një enciklopedi (The Encyclopedia Americana) thotë: «Saturnalet, një festë romake që festohej nga mesi i dhjetorit, shërbyen si model për shumë zakone festive të Krishtlindjeve. Për shembull, nga kjo festë erdhën gostitë e pasura, dhënia e dhuratave dhe ndezja e qirinjve.» Sipas një enciklopedie, «çdo punë dhe çdo biznes ndërpritej» gjatë Saturnaleve.​—Encyclopædia Britannica.

  4. Dritat e Krishtlindjeve: Sipas një enciklopedie, evropianët i zbukuronin shtëpitë «me drita dhe gjelbërime të të gjitha llojeve» për të festuar solsticin e dimrit dhe për të luftuar frymërat e liga.

  5. Veshtulla dhe ashja: Zakonisht, këto bimë përdoren në zbukurimet e Krishtlindjeve. «Druidët i vishnin veti magjike veçanërisht veshtullës. Ashja, e gjelbër gjithë vitin, adhurohej si premtim i rikthimit të diellit.»​—The Encyclopedia Americana.

  6. Pema e Krishtlindjeve: «Adhurimi i pemës, i zakonshëm mes evropianëve paganë, mbijetoi edhe pasi ata u kthyen në të krishterë.» Një mënyrë si u ruajt adhurimi i pemës është me anë të zakonit të «vënies së një peme Krishtlindjesh në hyrje ose brenda shtëpisë gjatë festave në mes të dimrit».​—Encyclopædia Britannica.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo