QËNDRONI VIGJILENTË!
Strategji për të qenë të lumtur në kohë të pasigurta—Çfarë thotë Bibla?
Në këto kohë të pasigurta, s’i kemi në dorë gjërat që mund të na ndodhin. Gjithsesi, shpesh lumturia varet më shumë nga qëndrimi, sesa nga rrethanat. Bibla thotë se, pavarësisht nga problemet që kalon, «kush ka zemër të gëzuar, ka festë përherë». (Proverbat 15:15) Ç’mund të bëjmë për të qenë më të lumtur? Ja disa sugjerime nga Bibla që mund të të ndihmojnë.
Menaxho ankthin
Bibla thotë: «Ankthi ia rëndon zemrën njeriut, kurse një fjalë e mirë ia ngre zemrën peshë.»—Proverbat 12:25.
Bibla mund të të ndihmojë të mbash nën kontroll ankthin e panevojshëm. Për këtë, lexo artikullin «Çfarë thotë Bibla për ankthin.»
Lufto vetminë
Bibla thotë: «Miku i vërtetë të do në çdo kohë dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.»—Proverbat 17:17.
Sugjerimet e Biblës mund të të ndihmojnë të luftosh vetminë duke forcuar miqësitë që ke. Lexo artikullin «Luftoje vetminë duke lidhur miqësi—Si mund të të ndihmojë Bibla?»
Zhvillo dashuri për Perëndinë dhe për të tjerët
Bibla thotë: «Duaje Jehovain,a Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde. . . . Duaje të afërmin tënd si veten.»—Mateu 22:37-39.
Lutja mund të na ndihmojë të rritim dashurinë për Perëndinë. Për të mësuar si, lexo artikullin «A i dëgjon Zoti lutjet?»
U tregojmë dashuri të tjerëve kur veprojmë sipas asaj që quhet Rregulla e Artë. Lexo më shumë rreth saj në artikullin «Çfarë është Rregulla e Artë?»
Pse të mos mësosh më shumë si të ndihmon Bibla të jesh i lumtur në këto kohë të pasigurta? Për këtë provo kursin tonë falas dhe interaktiv të Biblës.
a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.