BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 113
  • Çfarë duhet të bëj pas pagëzimit?—Pjesa 2: Ruaj integritetin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë duhet të bëj pas pagëzimit?—Pjesa 2: Ruaj integritetin
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Vazhdo të përballosh problemet
  • Vazhdo t’u rezistosh tundimeve
  • Vazhdo të forcosh zellin
  • Si t’i rezistosh tundimit?
    Zgjohuni!—2014
  • ‘Ndiq vazhdimisht’ Jezuin pas pagëzimit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Të arrijmë fitoren kundër dobësisë njerëzore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Si t’i rezistoj tundimit?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 113
Një adoleshente e sapopagëzuar duke buzëqeshur. Kolazh: Udha që ndjek ajo pas pagëzimit. 1. Duke u lutur ndërsa është e shtruar në spital. 2. I jep një kartëvizitë për sitin jw.org një shoqes së klasës. 3. Refuzon propozimin e një djali në shkollë.

TË RINJTË PYESIN

Çfarë duhet të bëj pas pagëzimit?—Pjesa 2: Ruaj integritetin

Bibla thotë se «Jehovai nuk do t’i privojë asgjë të mirë kujtdo që zgjedh të jetojë me integritet». (Psalmi 84:11) Çfarë do të thotë ‘të jetosh me integritet’? Do të thotë të jetosh në një mënyrë që tregon se po e mban premtimin që i bëre Jehovait kur i kushtove jetën. (Eklisiastiu 5:4, 5) Si ta bësh këtë pas pagëzimit?

Në këtë artikull

  • Vazhdo të përballosh problemet

  • Vazhdo t’u rezistosh tundimeve

  • Vazhdo të forcosh zellin

Vazhdo të përballosh problemet

Shkrimi kyç: «Duhet të hyjmë në Mbretërinë e Perëndisë duke kaluar shumë shtrëngime.»—Veprat 14:22.

Çfarë do të thotë: E vërteta është se të gjithë të krishterët do të përballen me sfida në jetë. Disa prej tyre, si talljet dhe kundërshtimi, lidhen drejtpërdrejt me faktin që je Dëshmitar. Të tjerat, si vështirësitë ekonomike ose sëmundjet, prekin të gjithë njerëzit pa përjashtim.

Vajza adoleshente e treguar më lart, duke u lutur ndërsa është në spital.

Ç’mund të ndodhë: Me raste, rrethanat në jetë mund të të ndryshojnë dhe jo gjithmonë siç të pëlqen ty. Bibla thotë se gjërat e këqija mund t’i ndodhin gjithkujt, si të krishterëve, edhe atyre që nuk janë të krishterë.—Eklisiastiu 9:11.

Ç’mund të bësh: Meqë e di se do të hasësh sfida, përgatitu që më përpara. Shihi ato si një mundësi për të forcuar besimin dhe për t’u mbështetur më fort te Jehovai. (Jakovi 1:2, 3) Me kalimin e kohës do të ndihesh njësoj si apostulli Pavël, që tha: «Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.»—Filipianëve 4:13.

HISTORI REALE. «Pak pas pagëzimit vëllezërit e lanë të vërtetën, prindërit u sëmurën, pastaj u sëmura edhe unë. Do të kishte qenë fare e lehtë të hiqja dorë; të harroja se, kur ia kushtova jetën Perëndisë, i premtova që adhurimi i tij do të ishte gjëja më e rëndësishme për mua. Mirëpo ishte pikërisht kushtimi ndaj tij që më ndihmoi t’i përballoja tërë këto sfida.»—Kerëni.

Sugjerim: Mendo për historinë e Jozefit. Lexo për jetën e tij te Zanafilla, kapitujt 37, 39-41. Pyet veten: çfarë vështirësish të papritura hasi Jozefi dhe si i përballoi? Si e ndihmoi Jehovai?

Të duhet akoma ndihmë?

  • Lexo:

    «Si ta përballoj një tragjedi?»

    «A rimëkëmbem kollaj?»

    «Si t’i përballosh ndryshimet?»

  • Shkarko:

    «Kur një prind është sëmurë»

Vazhdo t’u rezistosh tundimeve

Shkrimi kyç: «Secili sprovohet, sepse tërhiqet dhe joshet nga dëshira e vet.»—Jakovi 1:14.

Çfarë do të thotë: Të gjithë tundohemi nga dëshirat e gabuara herë pas here. Po të mos i mbajmë nën kontroll, mund të na shtyjnë të bëjmë gjëra që nuk i pëlqejnë Jehovait.

Vajza adoleshente e treguar më lart, refuzon prerazi flirtimet e një djali në shkollë.

Ç’mund të ndodhë: Edhe pas pagëzimit do të të lindin ‘dëshira mëkatare’. (2 Pjetrit 2:18) Mbase mund të tundohesh të kryesh seks para martesës.

Ç’mund të bësh: Vendos që tani—para se të tundohesh—të mos i lejosh dëshirat të të çojnë në rrugë të gabuar. Mos harro fjalët e Jezuit: «Askush s’mund të jetë skllav i dy zotërinjve.» (Mateu 6:24) E ke ti në dorë cili do të jetë zotëria yt. Zgjidh Jehovain! Pavarësisht sa e fortë mund të jetë një dëshirë e gabuar, mund të vendosësh të mos e plotësosh.—Galatasve 5:16.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Ketlina.

«Pa Jehovain, njerëzit nuk kanë shpresë të vërtetë. Kjo u lexohej qartë në fytyrë shokëve të shkollës. Shpesh lumturia e tyre ishte një fasadë, dhe buzëqeshja u zhdukej sa hap e mbyll sytë. Jam e bindur se në këtë botë s’ka asgjë për të cilën t’ia vlejë të sakrifikoj miqësinë me Jehovain.»—Ketlina.

Sugjerim: Identifiko pikat e tua të forta e të dobëta. Zgjidh miq që nxjerrin më të mirën nga ti. Shmang njerëz, vende dhe rrethana që të nxitin të bësh gjëra të gabuara.—Psalmi 26:4, 5.

Të duhet akoma ndihmë?

  • Lexo:

    «Si t’i rezistoj tundimit?»

    «Si ta heq mendjen nga seksi?»

    «Si t’i bësh ballë presionit të moshatarëve?»

    «A po i bën të tuat mendimet e Jehovait?»

Vazhdo të forcosh zellin

Shkrimi kyç: «[Secili nga ju] të jetë i papërtuar si në fillim . . . deri në fund, e kështu të mos bëheni të plogësht.»—Hebrenjve 6:11, 12.

Çfarë do të thotë: Kush nuk përqendrohet te puna, fare lehtë mund të ulë ritmin dhe të plogështohet.

Vajza adoleshente e treguar më lart, i jep një kartëvizitë për sitin jw.org një shoqes së klasës.

Ç’mund të ndodhë: Ka shumë të ngjarë që menjëherë pas pagëzimit të ishe plot zell dhe entuziast. Zemra të gufonte nga dashuria për Jehovain. Ama, pas njëfarë kohe mund të bëhet disi e vështirë t’i bindesh Jehovait në çdo gjë, dhe kjo mund të të shkurajojë e të ta zbehë zellin.—Galatasve 5:7.

Ç’mund të bësh: Vazhdo të bësh atë që është e drejtë, edhe pse për njëfarë kohe nuk e ndien të veprosh kështu. (1 Korintasve 9:27) Ndërkohë, forco miqësinë me Atin tënd qiellor, duke e njohur më mirë e duke iu lutur më shpesh. Gjithashtu vazhdo të lidhësh miqësi të ngushta me ata që e kanë për zemër shërbimin e Jehovait.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Adria.

«Miqtë më kanë ndihmuar shumë me anë të shembullit të tyre të mirë. E shihja se ishin vërtet të lumtur kur zbatonin parimet e Biblës. Gëzimi që provonin, më nxiti të forcoja miqësinë me Jehovain.»—Adria.

Sugjerim: Mos harro se Jehovai të do shumë dhe mezi pret të të ndihmojë. Mos nxirr përfundimin se është i mërzitur me ty nëse për momentin nuk je aq i zellshëm si më parë. Bibla thotë: «Ai u jep forcë të lodhurve dhe fuqi me bollëk të pafuqishmëve.» (Isaia 40:29) Me kalimin e kohës, Jehovai do t’i bekojë përpjekjet e tua për të rigjallëruar zellin.

Të duhet akoma ndihmë?

  • Lexo:

    «Të rinj—‘Vazhdoni të punoni për shpëtimin e vetes suaj’»

    «Si të gjej kënaqësi në adhurimin e Perëndisë?»

  • Shih:

    Ja ç’thonë moshatarët e tu—Jeta më fantastike

Përfundimi: Nëse jeton me integritet, do t’ia gëzosh zemrën Jehovait. (Proverbat 27:11) Do ta lumturosh që zgjodhe anën e tij, dhe ai do të të japë gjithë sa të duhet për t’u rezistuar sulmeve të Satanait.

Përmbledhje: Si të jetoj me integritet pas pagëzimit?

  • Vazhdo të përballosh problemet. Shihi sfidat si një mundësi për të forcuar besimin dhe për t’u mbështetur më fort te Jehovai.

  • Vazhdo t’u rezistosh tundimeve. Vendos që tani, para se të tundohesh, të mos i lejosh dëshirat të të çojnë në rrugë të gabuar.

  • Vazhdo të forcosh zellin. Forco miqësinë me Jehovain nëpërmjet studimit dhe lutjes. Vazhdo të lidhësh miqësi të ngushta me ata që e kanë për zemër shërbimin e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo