BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwhf artikulli 22
  • Mësoji fëmijët të jenë mirënjohës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mësoji fëmijët të jenë mirënjohës
  • Ndihmë për familjen
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Si t’i mësosh të jenë mirënjohës
  • ‘Tregohu mirënjohës’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Mirënjohja
    Zgjohuni!—2016
  • Pse të tregojmë mirënjohje?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Trego mirënjohje
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
Shih më tepër
Ndihmë për familjen
ijwhf artikulli 22
Një vogëlushe e buzëqeshur mban në dorë një kartolinë falënderimi që e ka përgatitur vetë.

NDIHMË PËR FAMILJEN | RRITJA E FËMIJËVE

Mësoji fëmijët të jenë mirënjohës

Studimet tregojnë se njerëzit mirënjohës janë më të lumtur, më të shëndetshëm, i përballojnë më mirë vështirësitë dhe kanë miqësi më të forta. Studiuesi Robert Emonsi vëren se mirënjohja «e mbron dikë nga ndjenja rrënuese, si zilia, mëria, lakmia dhe zemërimi».a

Si nxjerrin dobi fëmijët kur janë mirënjohës? Gjatë një studimi 4-vjeçar me 700 të rinj, ata që prireshin të tregonin mirënjohje, kishin më pak të ngjarë të kopjonin nëpër provime, të abuzonin me drogën e alkoolin ose të kishin probleme me sjelljen.

  • Qëndrimi pretendues e shuan ndjenjën e mirënjohjes. Shumë fëmijë mendojnë se i meritojnë të mirat që kanë. Dhe është e vështirë të tregosh mirënjohje kur mendon se bekimi që ke, të takon, në vend që ta shohësh si dhuratë.

    Kjo prirje është kaq e zakonshme sot. Një mama që quhet Katerina, komenton se «bota të mëson se duhet të kesh gjithçka që të do qejfi. Media të bombardon me imazhe të çdo gjëje që ‘meritojmë’ dhe na nxit të jemi të parët që t’i marrim».

  • Mirënjohja mund të mësohet që në vogëli. Një mama me emrin Kaja, thotë: «Fëmijët janë si argjilë e butë që punohet kollaj. Kur u mëson zakone të mira që kur janë të vegjël, është si të përdorësh shkopinj që ta ndihmosh bimën të rritet drejt.»

Si t’i mësosh të jenë mirënjohës

  • Mësoji çfarë të thonë. Edhe fëmijët e vegjël mund të mësojnë të thonë faleminderit kur të tjerët u bëjnë një dhuratë ose kur bëjnë diçka të mirë për ta. Ndërsa rriten dhe piqen, dalëngadalë e çmojnë gjithnjë e më tepër bujarinë e të tjerëve.

    Një mama mban në krahë vajzën e saj të vogël, ndërsa vogëlushja merr një lodër si dhuratë. Të dyjave u buzëqesh fytyra nga mirënjohja.

    Parim nga Bibla: «Tregohuni mirënjohës.»—Kolosianëve 3:15.

    «Nipçes tonë trevjeçar i vjen natyrshëm të thotë ‘faleminderit’ dhe, sa herë që kërkon diçka, në fund thotë gjithmonë ‘të lutem’. Këto ia kanë mësuar prindërit. Mirësjellja dhe shprehjet e tyre të falënderimit po i mësojnë si ta tregojë mirënjohjen.»—Xhefri.

  • Mësoji çfarë të bëjnë. Pse të mos i ndihmosh të shkruajnë kartolina falënderimi, që t’ua japin atyre që u bëjnë një dhuratë? Përveç kësaj, nëse u cakton ndonjë punë shtëpie, do t’i ndihmosh të kuptojnë sa shumë punë duhet që shtëpia të jetë një vend i rehatshëm për të gjithë.

    Prindërit duke mësuar fëmijët të përgatitin letra falënderimi.

    Parim nga Bibla: «Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.»—Veprat 20:35.

    «Të dy fëmijët tanë adoleshentë na japin një dorë duke përgatitur menunë, duke gatuar dhe duke bërë punët e shtëpisë. Kjo i ndihmon të çmojnë përpjekjet tona si prindër dhe ka shumë të ngjarë të mos i marrin për të mirëqena të gjitha këto.»—Beverli.

  • Mësoji të kenë qëndrimin e duhur. Mirënjohja është si një bimë që lulëzon kur mbillet në tokën e përulësisë. Njerëzit e përulur e kuptojnë se kanë nevojë për ndihmë që të kenë sukses në çdo gjë që bëjnë. Pastaj, kjo i nxit t’ua shprehin mirënjohjen atyre që i ndihmuan.

    Babai u tregon dy çunave të vet si riparohet biçikleta.

    Parim nga Bibla: «Me përulësi konsiderojini të tjerët më të lartë se veten, duke mos kërkuar vetëm interesat tuaja, por edhe të të tjerëve.»—Filipianëve 2:3, 4.

    «Ndonjëherë, ndërsa hamë darkë, bëjmë një lojë që ne e quajmë ‘loja e mirënjohjes’. Secili tregon diçka për të cilën është mirënjohës. Kjo na ndihmon të mendojmë për gjëra pozitive e për të cilat jemi mirënjohës në vend se për gjëra negative apo egoiste.»—Tamara.

Sugjerim: Lër shembullin. Fëmijët mësojnë më kollaj të jenë mirënjohës nëse ju dëgjojnë juve që i falënderoni rregullisht të tjerët dhe ata vetë.

a Nga libri Thanks! How Practicing Gratitude Can Make You Happier.

Ja ç’thonë prindërit

Xhefri dhe Kerëni.

«Gruaja dhe unë i kemi mësuar fëmijët të shkruajnë letra falënderimi. Kështu e kuptojnë se të tjerët nuk e kanë për detyrë t’u bëjnë dhurata ose të bëjnë diçka për ta. Ai që të bën dhuratë, meriton ta falënderosh që u tregua aq i mirë.»—Xhefri me bashkëshorten, Kerënin.

Suzana dhe Kristoferi.

«Po t’u mësojmë fëmijëve të thonë ‘të lutem’ dhe ‘faleminderit’ sa më shpejt të jetë e mundur, do të jetë më e lehtë t’i ndihmojmë të bëhen fëmijë mirënjohës e më vonë të rritur mirënjohës.»—Suzana me bashkëshortin, Kristoferin.

Përmbledhje: Mësoji fëmijët të jenë mirënjohës

  • Mësoji çfarë të thonë. Edhe fëmijët e vegjël mund të mësojnë të thonë faleminderit për mirësinë që u tregojnë të tjerët.

  • Mësoji çfarë të bëjnë. Tregoju fëmijëve si të shkruajnë letra falënderimi për dhuratat që marrin. Punët e shtëpisë do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë sa shumë përpjekje duhen që shtëpia të jetë vend i rehatshëm për të gjithë.

  • Mësoji të kenë qëndrimin e duhur. Përulësia do t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë se çdo gjë që bëjnë, është punë skuadre. Prandaj do të jenë mirënjohës për mbështetjen që u japin të tjerët.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo