BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwhf artikulli 20
  • Ç’të bëj kur fëmija im është i mërzitur?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’të bëj kur fëmija im është i mërzitur?
  • Ndihmë për familjen
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë kanë kuptuar disa prindër
  • Ç’mund të bësh
  • Ç’të bëj nëse mërzitem?
    Të rinjtë pyesin
  • A do të jetë e mërzitshme jeta e përhershme në Parajsë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Dobitë e lojërave kreative
    Ndihmë për familjen
  • Si të kënaqem me studimin e Biblës?
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Ndihmë për familjen
ijwhf artikulli 20
Një nënë vëren djalin e mërzitur të ulur në tavolinë që po sheh jashtë dritares.

NDIHMË PËR FAMILJEN | RRITJA E FËMIJËVE

Ç’të bëj kur fëmija im është i mërzitur?

Vajza ose djali yt është i detyruar të qëndrojë në shtëpi, s’ka asgjë për të bërë dhe të thotë: «U mërzita!» Para se t’i ndezësh televizorin ose t’i sugjerosh të luajë videolojën e preferuar, ja disa gjëra që duhet të mbash parasysh.

Çfarë kanë kuptuar disa prindër

  • Sasia dhe lloji i zbavitjes mund t’ia shtojnë mërzinë fëmijës. Një baba që quhet Robert thotë: «Për disa fëmijë, të shohin televizor ose të luajnë me videolojëra është më argëtuese se të merren me aktivitetet e jetës së përditshme. Jeta reale nuk u duket edhe aq emocionuese.»

    Gruaja e tij, Barbara, mendon njësoj. Ajo thotë: «Në jetën reale duhet ta vrasësh mendjen e të përpiqesh fort, dhe shpesh rezultatet nuk vijnë menjëherë. Fëmijëve që kalojnë shumë kohë para televizorit ose me videolojëra, realiteti u duket i mërzitshëm.»

  • Kur fëmija kalon shumë kohë me median sociale, kjo mund ta zhytë në ndjenja negative. Kur fëmija sheh fotot e videot e të tjerëve mund t’i duket sikur jeta e tij s’është aspak interesante. Një vajzë që quhet Beti thotë: «Fare lehtë mund të mendosh: ‘Të gjithë po bëjnë qejf, vetëm unë ngela në shtëpi.’»

    Përveç kësaj, pas orësh të tëra në media sociale, shpesh mbetet vetëm një ndjenjë boshllëku—dhe mërzitja nuk kalon. Një i ri që quhet Kris, shprehet: «Media sociale të mban të zënë për një kohë të gjatë, ama njëherë që mbaron punë me të, s’ke arritur asgjë me vlerë.»

  • Mërzia është një mundësi e mirë për të zhvilluar kreativitetin. Një nënë që quhet Katerina thotë se mërzia u jep mundësi fëmijëve të bëhen kreativë. Ajo thotë: «Një kuti e thjeshtë bëhet një kuti kujtimesh, një makinë, një varkë ose një anije kozmike. Një batanije e sistemuar te ca mobilie bëhet tendë.»

    Psikologia Sheri Tërkëll thotë se mërzia është «thirrja e imagjinatës»a, pra një mundësi fantastike për t’u bërë kreativë. Kështu, mërzia nuk duhet shmangur me çdo kusht. Në fakt një libër shpjegon: «Mërzia vë në punë trurin siç bëjnë peshat me muskujt.»—Disconnected.

Përfundimi: Mos e shih mërzinë e fëmijëve si problem, por si një mundësi që t’i ndihmosh të bëhen kreativë.

Ç’mund të bësh

  • Nëse e lejojnë rrethanat, jepu mundësi fëmijëve të luajnë përjashta. Barbara, e përmendur më sipër, thotë: «Është fantastike të shohësh si e largon mërzinë drita e diellit dhe ajri i freskët. Kur fëmijët tanë filluan të luanin në natyrë, imagjinata e tyre mori krahë.»

    Parim nga Bibla: «Për çdo gjë ka një kohë të caktuar, . . . një kohë për të qeshur [dhe] një kohë për të kërcyer nga gëzimi.»—Eklisiastiu 3:1, 4, shënimi.

    Për të menduar: Çfarë mundësish mund t’u krijoj fëmijëve të mi që të luajnë më shpesh në natyrë? Nëse kjo është e pamundur, me cilat aktivitete kreative mund të merren brenda shtëpisë?

  • Ndihmoji fëmijët të mendojnë për të tjerët. Një nënë që quhet Liliana sugjeron: «Mund të shkoni për të përshëndetur një të moshuar dhe ta ndihmoni duke i korrur barin e oborrit, duke mbledhur gjethet e rëna ose duke gatuar diçka për të. Kur bëjmë gjëra për të tjerët, provojmë gëzim të vërtetë.»

    Parim nga Bibla: «Njeriu bujar do të begatohet, dhe kush është burim freskie për të tjerët, do të ripërtërihet edhe vetë.»—Proverbat 11:25.

    Për të menduar: Si mund t’i ndihmosh fëmijët të provojnë gëzimin që vjen kur bën diçka për të tjerët?

  • Lër shembullin. Mënyra si flet për aktivitetet e përditshme mund të ndikojë te fëmijët. Një nënë që quhet Sara thotë: «Nëse me fjalët që themi përcjellim idenë se jeta jonë është monotone, po i mësojmë fëmijët të jenë të mërzitur. Por nëse flasim në një mënyrë që tregon se gëzojmë çdo ditë, do t’i ndihmojmë fëmijët të fitojnë të njëjtin qëndrim.»

    Parim nga Bibla: «Kush ka zemër të gëzuar, ka festë përherë.»—Proverbat 15:15.

    Për të menduar: Çfarë përshtypje u lë fëmijëve kur flas për aktivitetet e përditshme? Çfarë reagimi shohin tek unë kur kaloj periudha mërzie?

Sugjerim: Ndihmoji fëmijët të bëjnë një listë me aktivitete kreative. Një nënë që quhet Alisona pohon: «Kemi një kuti sugjerimesh ku secili pjesëtar i familjes mund të hedhë ide.»

a Nga libri Reclaiming Conversation.

«Një mundësi fantastike»

Majkëlli dhe Tami.

«Kur fëmijët ankohen se janë të mërzitur, nuk është momenti për t’i lënë në dorë të televizorit a celularit, që kështu të të lënë rehat të merresh me atë që kishe në dorë. Me fjalët ‘u mërzita’ fëmija po të thotë se ka dëshirë të kalojë kohë me mamin dhe babin. Kjo është një mundësi fantastike.»—Majkëlli me të shoqen, Tamin.

Përmbledhje: Si mund t’i ndihmosh fëmijët të përballojnë mërzinë?

  • Nëse e lejojnë rrethanat, jepu mundësi fëmijëve të luajnë përjashta. Aktivitetet jashtë shtëpisë dhe ajri i freskët zgjojnë imagjinatën dhe kreativitetin e fëmijëve.

  • Ndihmoji fëmijët të mendojnë për të tjerët. Kur bëjnë gjëra për të tjerët, do të provojnë gëzim të vërtetë dhe njëkohësisht do të largojnë mërzinë.

  • Lër shembullin. Nëse ke pikëpamje pozitive për aktivitetet e përditshme, ka shumë mundësi që edhe fëmija yt të ketë të njëjtin qëndrim.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo