BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwhf artikulli 17
  • Si ta ndihmosh fëmijën kur sheh lajme tronditëse

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta ndihmosh fëmijën kur sheh lajme tronditëse
  • Ndihmë për familjen
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Si ndikojnë lajmet te fëmija?
  • Si ta ndihmosh fëmijën tënd të përballojë ankthin që i shkaktojnë lajmet?
  • Lajmet tronditëse dhe fëmijët
    Zgjohuni!—2012
  • «Ja ku jemi! Na dërgoni ne!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Stërvitini fëmijët që në foshnjëri
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Si të kesh një familje të lumtur?—Pjesa 2
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Ndihmë për familjen
ijwhf artikulli 17
Një familje duke parë televizor. Babai kupton se një lajm tronditës po ndikon tek i biri.

NDIHMË PËR FAMILJEN | RRITJA E FËMIJËVE

Si ta ndihmosh fëmijën kur sheh lajme tronditëse

Lajme shokuese, shpesh të shoqëruara me filmime të hollësishme, shfaqen në televizor, në telefon, në tabletë e në kompjuter 24 orë në 24.

Fëmijët i shohin.

Si mund t’i ndihmosh fëmijët të mos tronditen nga këto lajme të zymta?

  • Si ndikojnë lajmet te fëmija?

  • Si ta ndihmosh fëmijën tënd të përballojë ankthin që shkaktojnë lajmet?

  • Ç’të bësh nëse fëmija yt ka parë me sytë e tij një ngjarje tronditëse?

Si ndikojnë lajmet te fëmija?

  • Shumë fëmijë trazohen nga ngjarjet tragjike që shohin në lajme. Disa mbase nuk i shprehin hapur ndjenjat, ama, lajmet e këqija i tronditin shumë.a Kjo gjendje përkeqësohet nëse edhe prindërit i mbyt ankthi.

  • Fëmijët mund t’i keqkuptojnë lajmet. Për shembull, disa fëmijë mendojnë se ajo që shohin, do t’i ndodhë familjes së tyre. Madje të vegjlit që e shohin disa herë filmimin e një incidenti tronditës, mund të mendojnë se ngjarja përsëritet.

  • Fëmijët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë nëse ngjarja është vërtet aq tragjike sa ç’e paraqesin lajmet. Mbase nuk e kuptojnë se agjencitë e lajmeve janë biznese që nxjerrin fitim nga numri i madh i ndjekësve. Ja pse, një lajm mund të ekzagjerohet për të mbajtur të mbërthyer shikuesit.

Si ta ndihmosh fëmijën tënd të përballojë ankthin që i shkaktojnë lajmet?

  • Kufizo ekspozimin e fëmijës ndaj lajmeve të këqija. Kjo s’do të thotë se fëmija s’duhet ta ketë haberin se çfarë ndodh në botë. Ama nuk i bën mirë të dëgjojë a të shohë vazhdimisht një lajm tronditës.

    «Ndonjëherë unë dhe im shoq e diskutojmë me detaje një lajm, pa e kuptuar sa stresohen fëmijët kur u kap veshi bisedën tonë.»—Maria.

    Parim nga Bibla: «Shqetësimi është një barrë e rëndë.»—Proverbat 12:25, Contemporary English Version.

  • Dëgjo me durim, përgjigju me empati. Nëse fëmija e ka të vështirë të flasë për një ngjarje, sugjeroji të bëjë një vizatim për të. Diskutoji shqetësimet e fëmijës me fjalë të thjeshta që ai t’i kuptojë, por mos përmend detaje që s’kanë rëndësi.

    «Dukej që vajza jonë ndihej më mirë pasi uleshim dhe e dëgjonim. Por nuk e ndihmonim fare po t’i thoshim: ‘E po kështu janë gjërat tani, duhet të mësohemi, s’kemi rrugë tjetër.’»—Sarai.

    Parim nga Bibla: ‘Ji i shpejtë për të dëgjuar, mos u nxito për të folur.’—Jakovi 1:19.

  • Ndihmoje fëmijën të kuptojë se lajmi nuk është aq tragjik sa ç’paraqitet. Për shembull, mënyra si paraqitet lajmi për një pengmarrje, mund ta bëjë këtë krim të duket sikur ndodh më shpesh nga ç’ndodh në të vërtetë. Shpjegoji fëmijës çfarë masash ke marrë për ta mbrojtur. Veç kësaj, mbaj parasysh se një krim raportohet në lajme pikërisht se është fenomen i rrallë, jo se ndodh zakonisht.

    «Kujdesu për anën emocionale të fëmijës. Shpesh, ndjenjat burojnë nga mendimet, prandaj nëse e ndihmon fëmijën të përqendrohet te diçka pozitive, ai do të ndihet më mirë.»—Lordes.

    Parim nga Bibla: «Zemra e të mençurit i fal gjykim të thellë gojës së vet dhe u shton forcë bindëse fjalëve të veta.»—Proverbat 16:23.

a Tregues i ankthit që përjetojnë fëmijët e vegjël mund të jetë kur urinojnë në shtrat ose kur kanë frikë të shkojnë në shkollë e të rrinë larg prindërve.

Ç’të bësh nëse fëmija yt ka parë me sytë e tij një ngjarje tronditëse?

Më 7 maj 2019, dy të rinj hapën zjarr në një shkollë në Hajlends Renç, Kolorado, SHBA, dhe vranë 1 nxënës e plagosën 8 të tjerë. Xheku 9-vjeçar, nxënës i asaj shkolle, ishte i pranishëm kur ndodhi ngjarja. Prindërit e tij, Beni dhe Kejsi, tregojnë si e ndihmuan ta përballonte këtë traumë.

Beni dhe Kejsi.

Si ndikoi ngjarja te djali juaj?

Kejsi: Për muaj me radhë pas ngjarjes, Xheku rrinte gjithë kohës me frikën mos ndodhte diçka.

Beni: Nga një fëmijë që s’e vriste mendjen për asgjë në botë ndryshonte në moment në një fëmijë që ngjitej pas prindërve nëse diçka ia kujtonte ngjarjen. Xheku mendonte gjithmonë më të keqen, dhe kjo është normale kur mendon çfarë ka kaluar.

A i shikonit lajmet për ngjarjen?

Kejsi: Në fillim, po. Në fakt, të tre i shihnim lajmet vazhdimisht për rreth një javë. Pastaj bashkë me burrin kuptuam se kjo vetëm sa e bënte Xhekun ta përjetonte sërish ngjarjen. Kështu, në vend që të përqendroheshim tek ajo që mund të bënim për t’u ndier më mirë, vazhdonim të jetonim me traumë.

Çfarë e ndihmoi më shumë Xhekun?

Kejsi: Aktiviteti fizik e ndihmonte që të pakësonte ankthin, prandaj linim kohë çdo ditë për fizkulturë. Por, ç’është më e rëndësishmja, e dëgjonim kur donte të fliste. Vura re që para se të flinte, kur ishte qetësi, Xheku na fliste hapur për ndjenjat. Me raste biseda zgjaste një orë, por kështu i jepnim mbështetjen që i nevojitej. Xheku e dinte që s’kishte pse ta mbante i vetëm gjithë atë ngarkesë.

Ç’këshillë do t’u jepnit prindërve të fëmijëve që kanë kaluar një traumë?

Beni: Është e rëndësishme që fëmijët të ndihen të sigurt brenda familjes përpara se të ndodhë një tragjedi. Kështu, nëse përjetojnë një situatë traumatike, do ta kesh më të lehtë t’i ndihmosh.

Kejsi: Çdo fëmijë është ndryshe. Njëri mund të jetë më i ndjeshëm se një tjetër. Disa mund të mendojnë se po tregon merak më tepër se ç’duhet për fëmijën. Por mos e vrit mendjen, jepi fëmijës atë që ka nevojë. Forconi lidhjet familjare që fëmija të ndihet i sigurt brenda shtëpisë, edhe nëse bota jashtë duket e pasigurt.

Përmbledhje: Si ta ndihmosh fëmijën kur sheh lajme tronditëse?

  • Kufizo ekspozimin e fëmijës ndaj lajmeve të këqija.

  • Dëgjo me durim, përgjigju me empati.

  • Ndihmoje fëmijën të kuptojë se lajmi nuk është aq tragjik sa ç’paraqitet.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo