BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb15 f. 107-f. 109 par. 1
  • Sulm i egër

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sulm i egër
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
  • Nëntema
  • «Ata do të shfarosen»
  • «Atëherë, ti je shefja?»
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
yb15 f. 107-f. 109 par. 1

REPUBLIKA DOMENIKANE

Sulm i egër

«Ata do të shfarosen»

Borbonio Ajbari u pagëzua më 19 janar 1955 kur vepra ishte ende në ndalim. Pas pagëzimit drejtoi mjaft studime biblike në Monte-Adentro dhe në Santiago. Kur ndalimi u hoq në vitin 1956, disa nga studentët e tij u pagëzuan, përfshirë të shoqen.

Nga mesi i korrikut 1957, zyrtarët e lartë u takuan në Salsedo që të flitnin kundër Dëshmitarëve. Vëlla Ajbari shpjegon: «Frantisko Pratz-Ramirezi ishte oratori kryesor. Ai tha: ‘Brenda pak ditëve ata do të shfarosen.’» Ca ditë më vonë, më 19 korrik 1957 policia mblodhi të gjithë Dëshmitarët e Jehovait në Blanko-Aribë, El Hobo, Los Kakaus dhe Monte-Adentro.

Vëlla Ajbari tregon: «Mes të arrestuarve isha edhe unë. Na çuan në qendrën ushtarake në Salsedo. Me të mbërritur atje, një kolonel me emrin Saladin më dha një të rrahur të mirë. Sytë i zienin gjithë zemërim ndërsa na kërcënonte. Më pas na vunë në dy rreshta, një me burra e një me gra. Rojat nisën të goditnin e të rrihnin burrat, e t’u gjuanin me shkopinj grave duke thënë ‘unë jam katolik dhe vras’.»

‘Kam lexuar Biblën dhe e di se Jehovai është Perëndia’

Vëlla Ajbari u dënua me tre muaj burg. Ai vazhdon: «Kur ishim në izolim, erdhi të na takonte një gjeneral ushtrie i quajtur Santos Melido Marte. Ai na tha: ‘Kam lexuar Biblën dhe e di se Jehovai është Perëndia. S’keni bërë gjë për të merituar dënimin me burg, por as unë nuk bëj dot gjë për ju sepse ata që fshihen pas burgimit tuaj janë peshkopët katolikë. Këta peshkopë ose udhëheqësi («shefi», Truhijo) janë të vetmit që mund t’jua heqin dënimin.’»

«Atëherë, ti je shefja?»

Mes të arrestuarve ishin e bija dhe mbesat e Fidelia Jimenezit, të cilat kishin studiuar me të. Ndonëse Fidelia nuk u arrestua që në fillim, ajo u paraqit para autoriteteve që ta burgosnin e t’u jepte zemër atyre që tashmë ishin në burg. Gjatë asaj periudhe famëkeqe, komandanti i lartë ushtarak, Ludovino Fernandezi, i njohur për arrogancën e mizorinë, bëri një vizitë zyrtare në burg. Ai kërkoi të sillnin Fidelian dhe e pyeti: «Atëherë, ti je shefja?»

Jo,​—iu përgjigj ajo.—​Shefat jeni ju të gjithë.

Epo, ti je baresha,​—ia ktheu Fernandezi.

Jo,​—iu përgjigj Fidelia.—​Bariu është Jezui.

A nuk je ti shkaku i burgosjes së gjithë këtyre njerëzve?​—pyeti Fernandezi.—​Ti i ke mësuar, apo jo?

Jo,​—tha Fidelia.—​Shkaku i burgosjes së këtyre njerëzve është Bibla. Ata po zbatojnë atë që kanë mësuar nga Bibla.

Pikërisht në këto momente në korridor aty pranë kaluan dy vëllezër që po ashtu i kishin arrestuar, Pedro Germani dhe Negro Jimenezi që ishte kushëriri i Fidelias. Po i transferonin nga qelitë e izolimit në qelitë normale. Këmisha e Negros ishte e mbytur me gjak të tharë, kurse sytë e Pedros ishin ënjtur tej mase. Kur pa se i kishin rrahur mizorisht, Fidelia pyeti komandantin: «Kështu i trajtoni njerëzit e mirë, të ndershëm e që i frikësohen Zotit?» Fernandezi e kuptoi se nuk e frikësonte dot Fidelian, prandaj urdhëroi ta kthenin në qelinë e saj.

Shërbëtorëve besnikë të Jehovait u duhej guxim përballë një kundërshtimi kaq të dhunshëm. U treguan vërtet të guximshëm! Edhe zyrtarët e lartë e kuptuan këtë. Për shembull, më 31 korrik 1957 Luis Arseno Koloni, një inspektor i presidentit, i shkroi një ankesë sekretariatit të shtetit: «Megjithëse ligji i nxjerrë kohët e fundit nga Kongresi Kombëtar e shpalli të jashtëligjshëm aktivitetin fetar të sektit të njohur si Dëshmitarët e Jehovait, shumica e anëtarëve të tij vazhdojnë të palëkundur.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo