BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb15 f. 104-f. 105 par. 3
  • Kisha Katolike dhe Truhijo

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kisha Katolike dhe Truhijo
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
yb15 f. 104-f. 105 par. 3
Figura në faqen 104

REPUBLIKA DOMENIKANE

Kisha Katolike dhe Truhijo

Ç’MARRËDHËNIE kishte Truhijo me Kishën Katolike? Një analist politik tha: «Në epokën e gjatë të Truhijos, 1930-1961, Kisha dhe shteti në Republikën Domenikane ishin institucione që përkrahnin njëri-tjetrin: diktatori mbështeste Kishën, kurse ajo mbështeste regjimin e tij.»

Më 1954 Truhijo udhëtoi drejt Romës dhe nënshkroi një marrëveshje me papën. German Ornesi, dikur i besuar i Truhijos, shkroi: «Meqë Kisha në Republikën Domenikane ka marrëdhënie tejet miqësore me Truhijon, ka qenë mbështetje e madhe për ‘Kreun’ [Truhijon]. Kleri, i kryesuar nga kryepeshkopët Rikardo Pitini dhe Oktavio Berasi, është ndër propaganduesit më të mëdhenj të regjimit.»

Ornesi shpjegoi më tej: «Sa herë që i jepet rasti, papa i dërgon përshëndetje miqësore Truhijos. . . . Në Kongresin e Kulturës Katolike që u mbajt në Sjutat-Truhijo më 1956 me sponsorizimin e [Truhijos], Francis Kardinal Spellmani, përfaqësuesi special i papës, solli një mesazh të përzemërt. Kardinal Spellmani udhëtoi nga Nju-Jorku për në Republikën Domenikane ku e priti gjithë triumf vetë Komandanti i Përgjithshëm [Truhijo]. Të nesërmen përqafimet e tyre të përzemërta ishin në të gjitha faqet kryesore të mediave të shkruara domenikane.»

Në vitin 1960 revista Time raportonte: «Deri tani Truhijo dhe kisha kanë shkuar mirë. Kryepeshkopi i kontinenteve amerikane, Rikardo Pitini, tani është 83 vjeç dhe i verbër, por para katër vjetësh nënshkroi një letër për gazetën New York Times ku e lavdëronte Truhijon si ‘diktator që populli i vet e do dhe e nderon’.»

Prapëseprapë, pasi e mbështeti me besnikëri diktaturën brutale të Truhijos për tri dekada, Kisha Katolike filloi të ndryshonte qëndrim me ndryshimin e klimës politike. Analisti shpjegon: «Teksa kundërshtimi ndaj diktaturës rritej dhe, më vonë, ndërsa bëhej një përpjekje për të vënë demokracinë në vend, kisha u detyrua të ndryshonte qëndrim, edhe pse për një kohë të gjatë kishte pasur marrëdhënie kryesisht miqësore me Truhijon.»

Si përfundim, në vitin 2011 kisha u detyrua t’i kërkonte falje popullit domenikan. Një letër baritore botuar në gazetën Dominican Today thoshte: «Rrëfejmë se kemi bërë gabime dhe nuk kemi qenë gjithnjë në lartësinë e besimit, të betimit dhe të përgjegjësive tona priftërore. Prandaj pendohemi dhe përgjërohemi që të gjithë domenikanët të na kuptojnë e të na falin.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo