BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w26 shkurt f. 30-f. 31 par. 7
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Çfarë do të ndodhë me fenë?—Çfarë zbulon Bibla?
    Tema të tjera
  • Shërbe me zell në orët e fundit ‘të ditëve të fundit’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Si do të marrë fund kjo botë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
w26 shkurt f. 30-f. 31 par. 7
Udhëheqës botërorë qëndrojnë pranë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe shpallin «paqe dhe siguri» para një turme njerëzish të entuziazmuar.

Pyetje nga lexuesit

Kur do të deklarojnë kombet se kanë sjellë «paqe dhe siguri»?

Siç e shqyrtuam te «Pyetje nga lexuesit» të botuar në Kullën e Rojës të nëntorit 2025, së shpejti, Jehovai do t’u shtjerë në zemër ‘dhjetë brirëve’ (të gjitha fuqitë politike) «mendimin e tij», pra që t’ia japin fuqinë dhe autoritetin ‘bishës me ngjyrë të kuqe të ndezur’—Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kjo bishë quhet edhe ‘shëmbëlltyra e bishës’. (Zbul. 13:14, 15; 17:3, 16, 17) Pastaj «dhjetë brirët» dhe bisha me fuqinë e re që ka marrë, do të asgjësojnë fenë e rreme në mbarë botën. Mirëpo, kur do të thonë kombet «paqe dhe siguri»a: para apo pas shkatërrimit të fesë së rreme?—1 Sel. 5:3.

E thënë thjesht, nuk e dimë kohën e saktë se kur do të shpallin kombet «paqe dhe siguri». Po t’i dinim të gjitha detajet, s’do të ishte e nevojshme të qëndronim syçelë dhe vigjilentë. Ama, Jezui i këshilloi vazhdimisht dishepujt e vet ‘të qëndronin vigjilentë’. (Mat. 24:42; 25:13; 26:41) Le të shqyrtojmë më imtësisht profecinë e frymëzuar që hodhi me shkrim Pavli në letrën drejtuar selanikasve.

Pavli shkroi: «Kur të thonë: ‘Paqe dhe siguri!’, atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë në çast mbi ta.» (1 Sel. 5:2, 3) Shpesh botimet tona i kanë shpjeguar kështu fjalët e Pavlit: kombet do të deklarojnë se kanë sjellë «paqe dhe siguri» pak para se të nisë shtrëngimi i madh, që fillon me shkatërrimin e Babilonisë së Madhe—perandorisë botërore të fesë së rreme. Kemi thënë edhe se kjo shpallje do të ishte sinjal se, së shpejti, do të niste shtrëngimi i madh.

Megjithatë, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, duket se ka edhe një mënyrë tjetër si mund ta kuptojmë këtë. Ka të ngjarë që deklarata «paqe dhe siguri» të bëhet pasi të shkatërrohet feja e rreme. Pse ekziston edhe kjo mundësi? Le të shqyrtojmë pyetjet e mëposhtme.

Cili ka qenë roli i fesë së rreme në luftërat mes kombeve? Bibla shpjegon: «Në atë qytet [Babilonia e Madhe, ‘prostituta e madhe’] u gjend gjaku . . . i tërë atyre që u vranë pa mëshirë mbi tokë.» (Zbul. 17:1, 5; 18:24) Gjatë historisë prostituta e madhe ka mbështetur luftërat mes kombeve dhe ka nxitur shpesh akte terroriste. Pra, ajo është bërë shkak për luftëra dhe dhunë, jo për paqe dhe siguri. Nga kjo lind pyetja: «A do të thonë kombet ‘paqe dhe siguri’ vetëm pasi të kenë asgjësuar Babiloninë e Madhe?» Është e mundur, por nuk mund ta themi me siguri.

Çfarë do të ndodhë pas shpalljes «paqe dhe siguri»? Pavli thotë: «Atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë në çast mbi ta. (1 Sel. 5:3) Nëse kombet do të shpallnin «paqe dhe siguri» para shkatërrimit të fesë së rreme, atëherë duhet të kalojë ca kohë para se të ndodhë asgjësimi i vetë kombeve. Por, meqë Pavli thotë se shkatërrimi do të jetë «i papritur» dhe «do të bjerë në çast mbi ta», ka mundësi që kombet të deklarojnë «paqe dhe siguri» pasi të kenë asgjësuar fenë e rreme.

Si do të reagojë populli i Jehovait ndaj ngjarjeve të parathëna? Pavli thotë: «Ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që dita t’ju zërë befas siç zë hajdutët.» (1 Sel. 5:4) Mendo pak: nëse deklarata «paqe dhe siguri» bëhet pas shkatërrimit të fesë së rreme, atëherë populli i Jehovait do ta kuptojë se shkatërrimi i kombeve është shumë afër. Gjithsesi, për kombet që mendojnë se kanë vendosur paqen, shkatërrimi do të vijë si hajdut—papritur dhe pa paralajmërim.

Pra, çfarë mund të presim? Në të ardhmen e afërt, «dhjetë brirët» dhe bisha që do të marrë fuqinë dhe autoritetin, do të shkatërrojnë fenë e rreme. Kjo ngjarje do të shënojë fillimin e shtrëngimit të madh. Gjithashtu dimë se në njëfarë pike, kombet do të shpallin «paqe dhe siguri». Kur do të ndodhë kjo? Kemi diskutuar dy mundësi. Mundësia e parë: kjo deklaratë mund të bëhet para se të shkatërrohet feja e rreme. Mundësia e dytë: deklarata mund të bëhet pasi elementët politikë të kenë asgjësuar krejt fenë e rreme. Do të na duhet të presim e të shohim si do të zhvillohen ngjarjet. Profecitë e Biblës shpesh kuptohen plotësisht ndërsa përmbushen ose pasi janë përmbushur.—Krahaso Gjonin 12:16.

Ndërkohë, ajo që ka vërtet rëndësi nuk është koha kur do të shpallet «paqe dhe siguri», por besnikëria që tregojmë ndaj Perëndisë. Ndaj «të rrimë zgjuar dhe të ruajmë gjykimin», që të jemi plotësisht të përgatitur sido që të rrjedhin ngjarjet.—1 Sel. 5:6.

a Nga fjalët që përdori apostulli Pavël, kuptojmë se kjo mund të mos jetë vetëm një deklaratë, por një sërë deklaratash.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo