BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w26 shkurt f. 8-13
  • Të kuptojmë domethënien e pagëzimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të kuptojmë domethënien e pagëzimit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË SIMBOLIZON PAGËZIMI
  • ÇFARË PËRFSHIN PAGËZIMI
  • «NË EMËR TË ATIT, TË BIRIT E TË FRYMËS SË SHENJTË»
  • Pagëzimi—Një synim i shkëlqyer!
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Domethënia e pagëzimit tënd
    Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
  • Pagëzimi—Një kërkesë për të krishterët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Çfarë është pagëzimi?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
w26 shkurt f. 8-13

13-19 PRILL 2026

KËNGA 52 I kushtohem Jehovait

Të kuptojmë domethënien e pagëzimit

«Bëni dishepuj . . . , duke i pagëzuar.»—MAT. 28:19.

FOKUSI I ARTIKULLIT

Të shohim çfarë simbolizon pagëzimi, pse është i rëndësishëm dhe çfarë përfshin.

1. Ç’gjë tregon se pagëzimi është një mësim themelor i Biblës?

SA NA gëzon zemra kur pagëzohet dikush! Të njëjtin gëzim provuan edhe të krishterët e hershëm në mbledhjen e parë që zhvilloi kongregacioni i krishterë. Në atë rast u pagëzuan shumë veta dhe u mbajt një fjalim ku u shpjegua mësimi themelor i pagëzimit. (Vep. 2:38, 40, 41) Apostulli Pavël shkroi se ‘doktrina fillestare për Krishtin’ përfshin «llojet e ndryshme të pagëzimeve». (Hebr. 6:1, 2) Megjithëse pagëzimi mund të duket një mësim elementar, është e nevojshme ta kuptojmë mirë. Pse?

2. Pse duhet ta kuptojmë mirë mësimin e pagëzimit?

2 Ashtu si themelet e forta e bëjnë të qëndrueshme një shtëpi, kur e kuptojmë mirë mësimin e pagëzimit, besimi ynë bëhet i palëkundur. Është e domosdoshme ta dimë rëndësinë e pagëzimit, qoftë nëse po përparojmë drejt këtij synimi, qoftë nëse kemi vite të pagëzuar. Ja pse në këtë artikull do t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve: çfarë simbolizon pagëzimi? Çfarë përfshin pagëzimi? Pse duhet të pagëzohemi në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë?

ÇFARË SIMBOLIZON PAGËZIMI

3. Çfarë simbolizon pagëzimi?

3 Kur pagëzohesh, tregon para të tjerëve se (1) ke pranuar të vërtetën për Perëndinë Jehova dhe Krishtin Jezu, (2) je penduar për mëkatet, (3) ke bërë ndryshimet e nevojshme për t’i shërbyer Jehovait, (4) ke pranuar se Jezui është mjeti që përdor Perëndia për të sjellë shpëtim dhe (5) i ke shprehur në lutje Jehovait se dëshiron me shpirt të bësh vullnetin e Tij si pjesë e organizatës e tij. Pasi bën këtë premtim, ose kushtim, dhe pagëzohesh, nis rrugëtimin drejt jetës së përhershme.

4. Çfarë simbolizon zhytja e plotë në ujë? (Shih edhe figurën.)

4 Kur pagëzohesh, zhytesh plotësisht në ujë dhe pastaj del.a Ndonjëherë kjo krahasohet me varrosjen dhe me ringjalljen. (Krahaso Kolosianëve 2:12.) Pse është me vend një krahasim i tillë? Sepse kur zhytesh në ujë, tregon se ke hequr dorë nga mënyra e mëparshme e jetesës. E kur del nga uji, nis një jetë të re të përqendruar në bërjen e vullnetit të Perëndisë.

Kolazh: një burrë pagëzohet pasi ka kapërcyer disa sfida. 1. Sheh tërë kënaqësi një ndeshje boksi në televizor. 2. Pi një cigare. 3. Abuzon me alkoolin. 4. Më vonë, pagëzohet në një pishinë.

Kur pagëzohesh, heq dorë nga mënyra e mëparshme e jetesës dhe nis një jetë të re të përqendruar në bërjen e vullnetit të Perëndisë (Shih paragrafin 4)


5. Me çfarë mund ta krahasojmë punën që bëjmë për t’u përgatitur për pagëzimin, dhe pse? (1 Pjetrit 3:18-21)

5 Lexo 1 Pjetrit 3:18-21. Punën që bëjmë për t’u përgatitur për pagëzimin mund ta krahasojmë me punën që bëri Noeja për të ndërtuar arkën. Nëse sapo ke filluar ta njohësh Jehovain, puna drejt pagëzimit mund të të duket mjaft e vështirë, mbase aq e vështirë sa ndërtimi i arkës gjigante të Noesë. A ia vlen të bësh kaq shumë përpjekje? Në rastin e Noesë, përpjekjet e tij u shpërblyen. Projektuesi i arkës ishte vetë Perëndia, dhe Noeja duhej ta ndiqte pikë për pikë projektin që të shpëtonte jetën nga Përmbytja. Noeja kishte besim te Jehovai, prandaj u bind dhe e ndërtoi arkën me ndihmën e Tij. Njësoj si Noeja, edhe ti mund të veprosh në përputhje me ‘të gjitha ato që ka urdhëruar Perëndia’.—Zan. 6:22.

6. Në ç’kuptim na shpëton pagëzimi?

6 Në vargun 21, apostulli Pjetër shkroi: «Pagëzimi . . . po ju shpëton.» Natyrisht, në vetvete nuk është zhytja në ujë që sjell shpëtimin apo faljen e mëkateve. Vetëm gjaku i Jezuit mund të na pastrojë nga çdo mëkat. (1 Gjon. 1:7) Megjithatë, pagëzimi është thelbësor nëse duam t’u bindemi urdhërimeve të Jehovait dhe shërben si ‘kërkesë drejtuar Perëndisë për një ndërgjegje të mirë’. Jehovai mezi pret që të na falë në bazë të flijimit të Jezuit. Ja pse themi se pagëzimi na «shpëton» ose na hap dyert drejt jetës përgjithmonë.

ÇFARË PËRFSHIN PAGËZIMI

7. Si duhet të kryhet pagëzimi?

7 Bibla tregon se, që të pagëzohet, një person duhet të zhytet plotësisht në ujë, por nuk jep shumë detaje të tjera. Gjithsesi, me anë të Shkrimeve mund të kuptojmë çfarë është e përshtatshme në këtë rast. Për shembull, parimet e Biblës i ndihmojnë kandidatët për pagëzim të vendosin çfarë të veshin. Gjithashtu i ndihmojnë ata që janë të pranishëm të dinë si të sillen. (1 Kor. 14:40; 1 Tim. 2:9) Zakonisht pagëzimi kryhet nga një plak. Duam të bëjmë kujdes që të mos u japim tepër vëmendje vëllezërve që e kanë këtë privilegj. (1 Kor. 1:14, 15) Një pagëzim është i vlefshëm pavarësisht nga numri i të pranishmëve që e ndjekin këtë rast.—Vep. 8:36.

8. Cilat pyetje u drejtohen kandidatëve për pagëzim, dhe pse? (Veprat 2:38-42) (Shih edhe figurën.)

8 Bibla thotë se duhet të bëjmë ‘shpalljen publike të besimit që çon në shpëtim’, pra ta shprehim besimin. (Rom. 10:9) Këtë e bëjmë jo vetëm kur predikojmë, por sidomos në ditën kur pagëzohemi. Për këtë arsye kandidatëve për pagëzim u drejtohen dy pyetje. E para është: «A je penduar për mëkatet e tua, a i je kushtuar Jehovait dhe a e ke pranuar se ai na shpëton nëpërmjet Jezu Krishtit?» Kjo pyetje përqendrohet tek ajo që tashmë ka bërë kandidati që të kualifikohet për pagëzim dhe ngjason me nxitjen që i dha Pjetri turmës së njerëzve që ishin mbledhur në Festën e Ditës së Pesëdhjetë. Pyetja e dytë është: «A e kupton se kur pagëzohesh, identifikohesh si Dëshmitar i Jehovait dhe bëhesh pjesë e organizatës së Jehovait?» Kjo pyetje na kujton se, që të jetojmë në përputhje me kushtimin tonë, duhet të ndjekim drejtimin që marrim nga organizata e Jehovait dhe t’i shërbejmë Perëndisë krah vëllezërve e motrave, njësoj si dishepujt e shekullit të parë. (Lexo Veprat 2:38-42.) Ata që u përgjigjen me gjithë zemër «po» këtyre pyetjeve, kualifikohen për t’u pagëzuar.

Kandidatë për pagëzim të moshave të ndryshme në një asamble, duke bërë një shpallje publike të besimit ndërsa janë në rreshtat e parë.

Kur pagëzohesh, bën një ‘shpallje publike të besimit që të çon në shpëtim’ (Shih paragrafin 8)d


9. Çfarë hapash duhet të ndjekim të gjithë që të fitojmë miratimin e Jehovait?

9 Ndoshta para se të merrje të vërtetën bëje një jetë të rregullt dhe nuk kishe kryer ndonjë mëkat të rëndë. Ose je rritur nga prindër Dëshmitarë që të kanë ndihmuar ta duash Jehovain. A është e nevojshme që edhe ti të pendohesh dhe të pagëzohesh? Po. Meqë të gjithë lindim mëkatarë, kjo na pengon të jemi miq me Perëndinë. (Psal. 51:5) Por, teksa e njohim më mirë Jehovain, vendosim t’i japim përparësi vullnetit të tij. Pas kësaj pendohemi për gjërat që kemi bërë dhe kthejmë rrugë—kështu fillojmë një mënyrë të re jetese që i pëlqen Atit tonë qiellor. Vetëm atëherë mund të pagëzohemi.—Vep. 3:19.

10. Çfarë duhet të bësh nëse ke qenë i pagëzuar në një fe tjetër?

10 Është e nevojshme të pagëzohesh si Dëshmitar i Jehovait edhe nëse ke qenë i pagëzuar në një fe tjetër. Pse? Sepse në atë kohë nuk e kuptoje plotësisht të vërtetën për Perëndinë Jehova dhe për Jezuin. Madje, edhe po t’ia kesh kushtuar jetën Perëndisë në lutje, ky premtim nuk ka qenë i bazuar në njohurinë e saktë për vullnetin e Jehovait. Kur apostulli Pavël takoi në Efes disa burra që ishin pagëzuar pa e ditur të vërtetën për Jezuin, mori masa që të pagëzoheshin sërish.b (Vep. 19:1-5) Edhe sot, pagëzimi është i vlefshëm vetëm nëse bazohet te njohuria e saktë për kërkesat e Jehovait.

«NË EMËR TË ATIT, TË BIRIT E TË FRYMËS SË SHENJTË»

11. Çfarë do të thotë të pagëzohemi «në emër të Atit, të Birit e të frymës së shenjtë»? (Mateu 28:18-20)

11 Jezui udhëzoi që dishepujt e rinj të pagëzoheshin «në emër të Atit, të Birit e të frymës së shenjtë». (Lexo Mateun 28:18-20.) Çfarë donte të thoshte? Në Bibël, fjala «emër» shpesh nënkupton reputacionin e dikujt. Veç kësaj, mund të nënkuptojë pozitën dhe autoritetin që ka dikush. Ndaj, kur bëjmë diçka «në emër të» dikujt ose të diçkaje, pranojmë autoritetin që përfaqëson ky emër. Le të shqyrtojmë si mund ta pranojmë pozitën dhe autoritetin e Atit, të Birit, si edhe rolin e frymës së shenjtë të Perëndisë.

12. Çfarë do të thotë të pagëzohemi në emër të Atit? (Zbulesa 4:11) (Shih edhe figurën.)

12 Në emër të Atit. Ne e pranojmë Jehovain si Atin tonë qiellor, pra si Jetëdhënësin. Ai është Perëndia i plotfuqishëm, Krijuesi i të gjitha gjërave. (Lexo Zbulesën 4:11.) E dimë se ai është Dëgjuesi i lutjes dhe e përdorim emrin e tij me respekt dhe pa ngurrim kur i lutemi dhe u flasim të tjerëve për të. (Psal. 65:2) Megjithatë, pagëzimi në emër të Atit përfshin më tepër se kaq. Ata që po e dëgjonin Pjetrin në Festën e Ditës së Pesëdhjetë, e njihnin Jehovain, por tani duhej të pranonin se Jehovai jepte jetë të përhershme vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit.—Rom. 5:8.

Një nga motrat e sapopagëzuara që tregohej te figura e mëparshme, duke u lutur në shtëpi.

Pas pagëzimit vazhdo të pranosh pozitën dhe autoritetin e Atit (Shih paragrafin 12)


13. Çfarë do të thotë të pagëzohemi në emër të Birit? (Shih edhe figurën.)

13 Në emër të Birit. Ne e pranojmë se Jezui është Biri i vetëmlindur i Perëndisë. Ai është «udha», pra i vetmi nëpërmjet të cilit mund të gëzojmë një miqësi të ngushtë me Jehovain. (Gjoni 14:6) Jezui është edhe Shpenguesi, i cili vdiq që ne të kemi jetë. Kjo na motivon të ecim në gjurmët e tij çdo ditë të jetës sonë, jo vetëm në ditën e pagëzimit. (1 Gjon. 2:6) Ashtu si Jezui, predikojmë me zell duke mos lejuar asgjë që të na pengojë. (Luka 4:43) Madje jemi të gatshëm të durojmë edhe përndjekje, ngaqë i shërbejmë besnikërisht Perëndisë. (2 Tim. 3:12) E respektojmë Jezuin si ‘kreun e kongregacionit’, prandaj u nënshtrohemi me kënaqësi atyre që u ka besuar të marrin drejtimin dhe të kujdesen për dishepujt e tij.—Efes. 4:8, 11, 12; 5:23.

Një nga vëllezërit e sapopagëzuar që tregohej te figura e mëparshme, duke i lexuar një shkrim një burri që ka takuar në shërbimin shtëpi më shtëpi.

Pas pagëzimit vazhdo të pranosh pozitën dhe autoritetin e Birit (Shih paragrafin 13)


14. (a) Çfarë do të thotë të pagëzohemi në emër të frymës së shenjtë? (Shih edhe figurën.) (b) Çfarë pagëzimesh të tjera ka për të mirosurit? (Shih kutinë «Pagëzime të tjera për të mirosurit».)

14 Në emër të frymës së shenjtë. Ne e pranojmë të vërtetën për frymën e shenjtë, pra se nuk është person ose pjesë e një Triniteti, por forca vepruese e Perëndisë. E dimë se profetët dhe shkrimtarët e Biblës folën dhe shkruan të shtyrë nga fryma e shenjtë, ndaj e lexojmë rregullisht Biblën dhe e përputhim jetën me mësimet e saj. (2 Pjet. 1:20, 21) Gjithashtu përpiqemi fort të mos kryejmë mëkate të rënda, sepse kështu do të pengonim frymën e Perëndisë jo vetëm në jetën tonë, por edhe në kongregacion.—Efes. 4:30.

Një nga motrat e sapopagëzuara që tregohej te figura e mëparshme, duke lexuar Biblën në shtëpi.

Pas pagëzimit vazhdo të pranosh rolin e frymës së shenjtë (Shih paragrafin 14)


Pagëzime të tjera për të mirosurit

Përveç pagëzimit në ujë, për të krishterët e mirosur ka edhe lloje të tjera pagëzimesh.

  • Të mirosurit pagëzohen me frymë të shenjtë kur marrin ftesën të shërbejnë me Krishtin në qiell. (Mat. 3:11)

  • Të mirosurit «pagëzohen në Krishtin» në kuptimin që janë të lidhur aq ngushtë me Krishtin sa mund të quhen trupi i Krishtit. (Gal. 3:27, 28; 1 Kor. 12:27)

  • Të mirosurit pagëzohen në vdekjen e Krishtit në kuptimin që e ndjekin besnikërisht shembullin e tij derisa përfundojnë jetën në tokë dhe ringjallen në qiell. (Rom. 6:3-5)

15. Për çfarë duhet të jemi të vendosur?

15 Nëse je i pagëzuar, vazhdo t’i kujtosh vetes rëndësinë e pagëzimitc dhe të mbash premtimin që i bëre Jehovait kur i kushtove jetën dhe u pagëzove. Po nëse nuk je pagëzuar akoma? A ka diçka që po të pengon? Në artikullin e radhës do të shqyrtojmë si mund të vazhdosh të përparosh drejt pagëzimit.

SI DO TË PËRGJIGJESHE?

  • Çfarë simbolizon pagëzimi?

  • Cilat pyetje u drejtohen kandidatëve për pagëzim, dhe pse?

  • Çfarë do të thotë të pagëzohesh «në emër të Atit, të Birit e të frymës së shenjtë»?

KËNGA 161 S’kam tjetër kënaqësi!

a Fjala greke báptisma, që përkthehet «pagëzim» ka kuptimin «të zhytesh» ose «të kridhesh» (të futesh nën ujë). Pra, kur dikush pagëzohet, duhet të zhytet plotësisht në ujë, jo thjesht të spërkatet me ujë, siç mësojnë disa fe.

b Këta burra në Efes ishin pagëzuar «me pagëzimin e Gjonit». (Vep. 19:3) Gjon Pagëzori i nxiti judenjtë të pendoheshin për mëkatet që kishin bërë nën Ligjin e Moisiut dhe i pagëzoi të gjithë ata që u penduan. (Mar. 1:4, 5) Mirëpo, pagëzimi i Gjonit e humbi vlerën kur u shfuqizua Ligji. Që nga ajo kohë Perëndia miraton vetëm «një pagëzim» që çon drejt shpëtimit.—Efes. 4:5.

c Shih në jw.org dhe në JW Library® artikullin «Çfarë është pagëzimi?» në serinë «Përgjigje për pyetje rreth Biblës».

d PËRSHKRIMI I FIGURËS: Në një asamble, kandidatët për pagëzim janë ngritur në këmbë që të shpallin publikisht besimin e tyre.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo