Programi për javën që fillon më 15 qershor
JAVA QË FILLON MË 15 QERSHOR
Kënga 77 dhe lutja
Studimi i Biblës në Kongregacion:
cl kap. 26 ¶1-9 (30 min.)
Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: 2 Samuelit 22-24 (8 min.)
Nr. 1: 2 Samuelit 22:21-32 (3 min. ose më pak)
Nr. 2: Kaini—Tema: Reagimi ndaj këshillës tregon shumë për ne—it (5 min.)
Nr. 3: Dashuria dhe bindja sjellin lumturi—igw f. 22 ¶4-6 (5 min.)
Mbledhja e Shërbimit:
Tema e muajit: «Kujto ditët e lashtësisë.»—Ligj. 32:7.
12 min.: Cili është personazhi yt biblik i preferuar? Intervista dhe fjalim. Fillo duke intervistuar dy ose tre fëmijë të kongregacionit. Cili është personazhi i tyre biblik i preferuar? Çfarë bëri ai ose ajo sipas Biblës? Si do t’u pëlqente ta imitonin personazhin biblik? Pastaj fillo fjalimin ku të shpjegohet si mund të nxjerrin dobi fëmijët nga fletët e personazhit biblik që gjenden në jw.org/sq. (Shih MËSIME BIBLIKE > FËMIJËT.) Çdo fletë personazhi biblik ka të dhëna dhe figurën e personazhit, një hartë të vendit ku jetoi, një linjë kohore të periudhës kur jetoi dhe tri pyetje e përgjigje që kanë të bëjnë me të. Secila fletë është bërë e atillë që të pritet dhe të koleksionohet. Inkurajoji prindërit që kanë fëmijë ta përdorin këtë mjet që t’u mësojnë për «ditët e lashtësisë».—Ligj. 32:7.
18 min.: «Të mësojmë nga lajmëtarët që kanë më shumë përvojë.» Diskutim. Kur të trajtohet paragrafi dy, ftoje auditorin të tregojnë si kanë nxjerrë dobi kur kanë dalë në shërbim me një lajmëtar me përvojë.
Kënga 4 dhe lutja