Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të fillojmë studim biblik te dera me broshurën Një lajm i mirë nga Perëndia
Pse ka rëndësi? Duhet të jemi mësues të Fjalës së Perëndisë që të arrijmë të bëjmë dishepuj. (Mat. 28:19, 20) Të gjithë ne mund t’ua mësojmë mirë të vërtetën të tjerëve duke përdorur mjetet që na janë vënë në dispozicion. Broshura Një lajm i mirë nga Perëndia është bërë enkas që t’u mësojmë të tjerëve të vërtetën. Faktikisht mund ta përdorim që në vizitën e parë te dera për të filluar një studim biblik.
Gjatë muajit provo këtë:
Shprehja në lutje Jehovait se dëshiron të drejtosh një studim biblik. Po ashtu përgjëroju për ndihmë që të fillosh një studim biblik dhe që të bëhesh mësues i efektshëm i së vërtetës.—Filip. 2:13.
Gjatë studimit personal ose adhurimit familjar, lër kohë që ta mësosh mirë prezantimin. Në këtë mënyrë, kur të jesh në shërbim, do të flasësh me bindje dhe mund të fillosh studim te dera.