BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/13 f. 3-6
  • Sjellja që i jep lavdi Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sjellja që i jep lavdi Jehovait
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Material i ngjashëm
  • «Mbajeni të shkëlqyer sjelljen tuaj mes njerëzve nga bota»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Përkujtues për kongresin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Kongreset Krahinore​—Një dëshmi e fuqishme për të vërtetën
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Tri ditë freskimi frymor
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
km 4/13 f. 3-6

Sjellja që i jep lavdi Jehovait

1. Pse bien në sy Dëshmitarët e Jehovait kur ndjekin kongresin krahinor?

1 Kur ndjekim kongresin krahinor biem goxha në sy. Në mjaft qytete ku mbahet kongresi, mediat e atij vendi informojnë komunitetin për praninë tonë. Shpesh, hotelet dhe restorantet janë plot me delegatë dhe banorët e asaj zone i vënë re vizitorët e shumtë me distinktivë. Më poshtë jepen disa përkujtues që do të na ndihmojnë t’i japim lavdi Perëndisë me sjelljen tonë të shkëlqyer ndërsa jemi në qytetin ku mbahet kongresi.​—1 Pjet. 2:12.

2. Si mund t’i japim lavdi Perëndisë me veshjen tonë modeste ndërsa jemi në qytetin e kongresit?

2 Të vishemi me modesti: Shpesh, njerëzve u bën përshtypje veshja jonë modeste ndërsa ndjekim programin. Megjithatë, stili i veshjes sonë në momente të tjera​—si për shembull, kur regjistrohemi në hotel, kur hamë në restorantet aty pranë, kur bëjmë pazar e kështu me radhë—​mund të ndikojë edhe më shumë te pikëpamja që kanë njerëzit për ne. Ndonëse nuk jemi të detyruar të vishemi si për kongres në këto raste, rrobat tona duhet të jenë modeste, dinjitoze dhe jo tepër sportive. Paraqitja jonë duhet të jetë e atillë që njerëzit ta bëjnë kollaj dallimin mes nesh dhe jobesimtarëve. (Rom. 12:2) Për më tepër, duhet të mbajmë distinktivin, pasi ai lajmëron kongresin, krijon mundësi për të dëshmuar dhe ua bën më të lehtë delegatëve të tjerë të na njohin.

3. Si mund të shfaqim durim e mirësjellje?

3 Të shfaqim durim dhe mirësjellje: Në një kohë kur shumë njerëz në botë janë egoistë dhe mosmirënjohës, durimi dhe mirësjellja jonë do të jetë shumë freskuese për të gjithë ata që na shohin, siç janë personeli i hotelit dhe restorantit! (2 Tim. 3:1-5) Kur zëmë vendet për t’u ulur ose kur mbajmë radhën për të marrë botimet e reja që dalin në kongres, duhet të kërkojmë jo përfitimin tonë, por atë të tjetrit. (1 Kor. 10:23, 24) Pasi ndoqi kongresin e tij të parë, një i interesuar tha: «Nuk i kujtoj fjalimet që u mbajtën atë ditë, por sjellja e Dëshmitarëve më la mbresa të thella.»

4. Pse duhet ta mendojmë mundësinë për të dalë vullnetarë në kongres nëse rrethanat na e lejojnë?

4 Të dalim vullnetarë: Kjo cilësi është një shenjë dalluese e të krishterëve të vërtetë. (Psal. 110:3) A mund të dalim vullnetarë për të ndihmuar në kongres? Para se të mbahej një kongres, rreth 600 vëllezër e motra dolën vullnetarë për të pastruar ambientin. Personeli u shpreh: «Kjo është gjëja më e mrekullueshme që kemi parë ndonjëherë! Është e vështirë të mendosh se të gjithë këta janë vullnetarë.» Mezi e presim kongresin krahinor të vitit 2013 dhe mundësinë që do të kemi jo vetëm për të dëgjuar e mësuar nga Perëndia, por edhe për t’i dhënë atij lavdi.

[Kutia në faqet 3-6]

Përkujtues për kongresin krahinor të vitit 2013

◼ Oraret: Dyert do të hapen në orën 8.00. Në të tria ditët, muzika e hapjes do të fillojë në orën 9.20. Në këtë kohë, të gjithë duhet të zëmë vend me qëllim që programi të fillojë në mënyrë sa më dinjitoze. Të premten dhe të shtunën kënga dhe lutja përmbyllëse do të mbahen në orën 16.50, ndërsa të dielën në orën 15.35.

◼ Parkimi: Në të gjitha vendet e kongresit ku mbikëqyrim parkimin, tërë hapësirat e disponueshme për parkim do të jenë pa pagesë, për këdo që ndjek programin. Vendet e parkimit zakonisht janë të kufizuara, kështu që mundohuni të mbushni të gjitha vendet e makinës me të cilën udhëtoni.

◼ Vendet për t’u ulur: Mund të rezervojmë vende vetëm për ata që jetojnë me ne në të njëjtën shtëpi, për ata që udhëtojnë me makinën tonë ose për ata që studiojnë Biblën me ne. Vendet për të moshuarit dhe ata me shëndet të dobët janë të kufizuara, prandaj mund të mos jetë e mundur që të gjithë pjesëtarët e familjes të ulen me ta. Ju lutemi, lërini vend të moshuarve e të sëmurëve të tjerë dhe atyre që i ndihmojnë.​—1 Kor. 13:5.

◼ Dreka: Ju lutemi të merrni një vakt të lehtë me vete për drekën, në mënyrë që të mos largoheni nga vendi ku mbahet kongresi gjatë pushimit të drekës. Mund të merrni një çantë-frigorifer të vogël, të cilën mund ta mbani poshtë karriges suaj. Çantat-frigorifer të mëdha familjare që përdoren për piknikë dhe enët prej qelqi nuk lejohen në vendin e kongresit.

◼ Kontributet: Mund ta tregojmë vlerësimin tonë për organizimin e kongresit duke dhënë kontribute vullnetare për veprën mbarëbotërore në kongres. Çeqet duhet të bëhen të pagueshme për «Dëshmitarët e Jehovait».

◼ Ilaçet: Nëse keni nevojë për ilaçe me recetë, ju lutemi të merrni me vete mjaftueshëm, pasi këto lloj ilaçesh nuk do të jenë në dispozicion në kongres. Shiringat dhe gjilpërat për sëmundjen e diabetit nuk duhen hedhur në koshat e plehrave që ndodhen në ambientet e kongresit, pasi kjo do të ishte e rrezikshme.

◼ Këpucët: Çdo vit ndodhin disa dëmtime për shkak të këpucëve, sandaleve ose shapkave, sidomos të atyre me takë të lartë. Është mirë që ato të jenë modeste dhe t’ju rrinë mirë pas këmbës, që të jenë të sigurta nëpër shkallë, në vende të pjerrëta, mbi skarat e pusetave ose në gjëra të ngjashme.

◼ Për ata me probleme dëgjimi: Programi do të transmetohet në auditor në radio në frekuencën FM. Për këtë do t’ju duhet të merrni me vete një aparat të vogël me bateri e kufje ku mund të dëgjohet radioja.

◼ Karrocat e fëmijëve dhe karriget portative: Parapëlqehet që karrocat e fëmijëve dhe karriget portative të mos merren me vete në ambientet e kongresit. Për foshnjat është më mirë që prindërit të përdorin një ndenjëse për fëmijë ose diçka të ngjashme që nuk pengon kalimin.

◼ Aromat: Nëse kongreset zhvillohen në ambiente të mbyllura ku ajrimi bëhet me ventilatorë, do të ishte e dashur nga ana juaj që të mos përdorni aroma të forta, kolonjë dhe parfume që i shqetësojnë ata që kanë probleme me frymëmarrjen dhe probleme të tjera të ngjashme.​—1 Kor. 10: 24.

◼ Formularët «Ju lutemi, ndiqni interesin» (S-43): Për të dhënë informacion për ndonjë që tregon interes kur japim dëshmi joformale gjatë kongresit, duhet të përdoret formulari Ju lutemi, ndiqni interesin. Formularët e plotësuar mund të çohen në Repartin e Literaturës ose mund t’ia jepni sekretarit të kongregacionit tuaj kur të ktheheni nga kongresi.

◼ Restorantet dhe vende të tjera ku shërbejnë ushqim: Nderoni emrin e Jehovait me anë të sjelljes suaj të shkëlqyer në restorante ose në vende të tjera ku shkoni për të ngrënë. Vishuni siç i ka hije një lajmëtari të krishterë. Lini bakshishe nëse është zakon i vendit.

◼ Hotelet:

(1) Ju lutemi të mos rezervoni më shumë dhoma sesa ju nevojiten dhe të mos mbani më shumë njerëz në dhomë nga sa lejohet.

(2) Mos e anuloni rezervimin pa pasur arsye urgjente dhe njoftoni hotelin sapo të vendosni për anulimin. Kështu dhomën mund ta përdorin ata që do të kenë nevojë për strehim. (Mat. 5:37) Nëse e anuloni prenotimin më pak se 48 orë më përpara, në varësi të rregullave të hotelit, paradhënia mund të mos ju kthehet.

(3) Nëse është zakon në vendin tuaj, lëruni bakshish punonjësve të hotelit për shërbimet e tyre.

(4) Gatuani vetëm në dhomat ku lejohet gatimi.

(5) Mos abuzoni me asnjë nga ushqimet e mëngjesit, kafenë ose akullin që janë falas, pasi ato janë në dispozicion të klientëve kur janë në hotel.

(6) Shfaqni gjithnjë frytin e frymës me personelin e hotelit. Ata kujdesen për një numër të madh klientësh dhe e vlerësojnë dashamirësinë, durimin dhe arsyetueshmërinë tonë.

(7) Prindërit duhet t’i mbikëqyrin fëmijët gjatë gjithë kohës kur janë në hotel, përfshirë në ashensor, në pishinë, në recepsion, në palestër e kështu me radhë.

(8) Tarifa që tregohet në Listën e strehimeve të rekomanduara është vlera e plotë e çmimit për çdo ditë. Nëse ju kërkojnë një tarifë më të lartë, mos pranoni ta paguani dhe njoftoni Repartin e Strehimit të kongresit sa më shpejt që të jetë e mundur.

(9) Nëse lind ndonjë problem me dhomën e hotelit, njoftoni Repartin e Strehimit gjatë kohës që jeni në kongres, që t’ju ndihmojë.

◼ Shërbimi vullnetar: Kushdo që dëshiron ta bëjë këtë, duhet të paraqitet te Reparti i Shërbimit Vullnetar në kongres. Fëmijët nën moshën 16 vjeç mund të ndihmojnë shumë duke punuar nën drejtimin e një prindi a të dikujt që i ka nën kujdes ose të një personi tjetër madhor të miratuar nga njëri prej tyre.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo