Programi për javën që fillon më 27 prill
JAVA QË FILLON MË 27 PRILL
Kënga 1 dhe lutja
Studimi i Biblës në Kongregacion:
cl kap. 23 ¶19-23, kutia në f. 239 (30 min.)
Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: 1 Samuelit 26-31 (8 min.)
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik (20 min.)
Mbledhja e Shërbimit:
Tema e muajit: Ec si të mençurit «duke blerë kohën e duhur për veten».—Efes. 5:15, 16.
7 min.: «Një ftesë e drejtpërdrejtë.» Pjesë me pyetje dhe përgjigje. Pas paragrafit 3, të bëhet një demonstrim i shkurtër si të ofrohet ftesa.
10 min.: «Përkujtues për kongresin.» Diskutim nga sekretari. Drejtojua vëmendjen të pranishmëve te parimet biblike që theksohen dhe si mund të zbatohen gjatë kongresit rajonal 2015. Trajto edhe pika nga letra dërguar të gjitha kongregacioneve më 3 gusht 2013 në lidhje me masat e sigurisë kur ndjekim programe frymore.
13 min.: «Lejo fuqinë e Fjalës së Perëndisë të veprojë në shërbim.» Diskutim. Në fund të bëhet një demonstrim i shkurtër me dy pjesë. Në fillim, një lajmëtar ia prezanton broshurën Lajm i mirë dikujt në territor duke i cituar pa hapur Biblën pjesë nga 2 Timoteut 3:16, 17. Pastaj, ai e bën përsëri prezantimin, por këtë herë e lexon shkrimin drejtpërdrejt nga Bibla. Ftoji të pranishmit të komentojnë pse mund të jetë më i efektshëm prezantimi i dytë.
Kënga 124 dhe lutja