Ta shpallim me zell të vërtetën për Jezuin
Zelli ynë rritet kur dimë si ta shpallim të vërtetën për Jezuin. Ai është guri i qoshes mbi të cilin bazohet besimi i vërtetë. (Efes. 2:20) Pa të nuk do të kishim shpresë për shpëtim. (Vep. 4:12) Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë ta dinë e ta pranojnë rolin e Jezuit në qëllimin e Perëndisë. Shumë janë mashtruar nga doktrinat e pabazuara në Shkrime. Mjerisht, ata mund të humbasin bekimet që Fjala e Perëndisë u premton—atyre që shfaqin besim te Jezui. Zelli për të vërtetën do të na nxitë t’i ndihmojmë ata me zemër të sinqertë të marrin njohuri të saktë për Jezuin, pozitën e tij në raport me Perëndinë dhe rolin e tij në qëllimin e Perëndisë. A do ta shpallësh me zell të vërtetën për Jezuin gjatë periudhës së Përkujtimit?