BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/09 f. 2
  • «Jini të zjarrtë në frymë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Jini të zjarrtë në frymë»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Material i ngjashëm
  • Duhet të ruajmë zellin për shërbimin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • A do të jesh i zellshëm si Jehovai dhe Jezui gjatë periudhës së Përkujtimit?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Ta shpallim me zell lajmin e mirë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • A jemi «të zellshëm për vepra të shkëlqyera»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
km 11/09 f. 2

«Jini të zjarrtë në frymë»

1. Çfarë duhet ta karakterizojë predikimin tonë?

1 Asnjë aspekt i shërbimit tonë të krishterë nuk duhet të jetë i vakët. Përkundrazi, Bibla na inkurajon ‘të jemi të zjarrtë në frymë’ dhe ‘t’i shërbejmë Jehovait si skllevër’. (Rom. 12:11) Megjithatë, ka shumë gjëra që mund të na ulin zellin për shërbimin. Si mund ‘ta gjallërojmë si zjarr’ zellin dhe entuziazmin tonë në shërbim të Mbretërisë?—2 Tim. 1:6, 7.

2. Si lidhet studimi personal i Biblës me shërbimin e zellshëm?

2 Studimi personal i Biblës: Një predikues i efektshëm i Mbretërisë është ai që e do ligjin e Perëndisë dhe preket thellë nga të vërtetat që gjenden aty. (Psal. 119:97) Kur gjatë studimit personal gjejmë thesare në Bibël, kjo na gjallëron zemrën dhe na shton zellin. Dashuria për Siguruesin e këtyre të vërtetave dhe dëshira jonë për t’u dhënë të tjerëve lajmin e mirë, na nxitin t’i japim lavdi Perëndisë dhe të shpallim publikisht emrin e tij. (Hebr. 13:15) Sigurisht, prezantimi me zell i lajmit të mirë tregon se e çmojmë jashtë mase vlerën e tij.

3. Si mund të ndikojë fryma e Perëndisë në shërbimin tonë?

3 Të lutemi për frymën e Perëndisë: Suksesi i shërbimit tonë nuk varet nga forcat tona. Zelli i vërtetë vjen nga vërshimi i lirshëm i frymës së Perëndisë. (1 Pjet. 4:11) Nëse afrohemi më shumë me Burimin e ‘energjisë dinamike’, do të marrim forcën frymore për të dëshmuar me guxim. (Isa. 40:26, 29-31) Kur apostulli Pavël hasi vështirësi në shërbim, ai mori «ndihmën që vjen nga Perëndia». (Vep. 26:21, 22) Fryma e shenjtë fuqizuese e Jehovait mund të na ndihmojë të jemi të zjarrtë në shërbim, kështu që duhet ta kërkojmë në lutje.—Luka 11:9-13.

4. (a) Cilat janë dobitë e zellit? (b) Për çfarë duhet të tregojmë kujdes?

4 Zelli i zjarrtë për predikimin e Mbretërisë shpesh nxit më shumë zellin e të bashkëkrishterëve. (2 Kor. 9:2) Në territor, ka më shumë të ngjarë që njerëzit ta pranojnë një mesazh që prezantohet me entuziazëm dhe bindje. Megjithatë, zelli duhet kombinuar gjithmonë me taktin dhe butësinë. (Titit 3:2) Në çdo kohë, përpiqemi t’i japim dinjitet të zotit të shtëpisë dhe të respektojmë të drejtën e tij për të zgjedhur.

5. Ç’këshillë nga Perëndia duhet të përpiqemi të zbatojmë?

5 Si lajmëtarë të Mbretërisë, qofshim gjithmonë «të zjarrtë në frymë»! Le ta shtojmë zellin tonë nëpërmjet studimit personal të Biblës dhe lutjeve të zjarrta drejtuar Jehovait, i vetmi që mund të na japë frymë të shenjtë dinamike. Në këtë mënyrë, mund ta bëjmë shërbimin tonë me zell, ‘me frymë të shenjtë dhe bindje të fortë’.—1 Sel. 1:5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo