Duhet të ruajmë zellin për shërbimin
1 Që nga viti 1992, çdo vit Dëshmitarët e Jehovait i kanë kushtuar me zell më shumë se një miliard orë veprës mbarëbotërore të predikimit për Mbretërinë dhe bërjes së dishepujve. Sa të lumtur jemi që kemi bërë sadopak në një vepër kaq të mrekullueshme!—Mat. 28:19, 20.
2 Sigurisht, e gjithë merita dhe lëvdimi për këtë i takojnë Jehovait, i cili na ka mbështetur në shërbim në këto «kohë kritike». (2 Tim. 3:1) Çfarë kërkohet nga ne që të vazhdojmë të marrim pjesë me zell në këtë vepër të rëndësishme?
3 Motivi për të qenë të zellshëm: Dashuria e thellë për Perëndinë dhe për të afërmin, si dhe dëshira e zjarrtë për të jetuar në lartësinë e kushtimit tonë, na motivon në shërbimin tonë ndaj Mbretërisë. (Mat. 22:37-39; 1 Gjon. 5:3) Dashuria na shtyn që të bëjmë sakrifica në mënyrë që të marrim pjesë sa më shumë në veprën e predikimit.—Luka 9:23.
4 Të përpiqemi fort për të ruajtur zellin: Kundërshtari ynë Djalli bën çmos që të na dobësojë zellin për shërbimin. Disa nga gjërat që përdor për të na shkurajuar janë: indiferenca e njerëzve në territor, shpërqendrimet e kësaj bote, presionet e jetës së përditshme dhe meraku për problemet me shëndetin.
5 Prandaj, duhet të përpiqemi fort për ta mbajtur gjallë zellin. Është e rëndësishme të rritim gjithnjë e më shumë «dashurinë e fillimit». Kjo kërkon të lexojmë rregullisht Fjalën e Perëndisë, Biblën, të meditojmë për të, si dhe të përfitojmë nga çdo masë që merr Jehovai nëpërmjet ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’ për të na forcuar besimin.—Zbul. 2:4; Mat. 24:45; Psal. 119:97.
6 Siç e tregojnë qartë edhe profecitë biblike, dita e Jehovait për shkatërrimin e njerëzve të paperëndishëm po afron me të shpejtë. (2 Pjet. 2:3; 3:10) Me këtë në mendje, le të përpiqemi fort të ruajmë zellin për shërbimin duke marrë pjesë plotësisht në veprën e predikimit për Mbretërinë dhe të bërjes së dishepujve që po zhvillohet!