Programi për javën që fillon më 11 gusht
JAVA QË FILLON MË 11 GUSHT
Kënga 71 dhe lutja
Studimi i Biblës në Kongregacion:
cl kap. 11 ¶9-16 (30 min.)
Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Numrat 7-9 (10 min.)
Nr. 1: Numrat 9:9-23 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Nëse dikush shpëton nuk do të thotë se shpëton përgjithmonë—rs f. 384 ¶4–f. 385 ¶2 (5 min.)
Nr. 3: Si mund të tregosh se je shok i vërtetë në shkollë?—yp2 f. 144 ¶2–f. 146 ¶1 (5 min.)
Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: «1914-2014: Njëqind vjet të qeverisjes së Mbretërisë!» Diskutim. Të lexohet paragrafi në krye të kësaj faqeje. Pjesët e Mbledhjes së Shërbimit këtë muaj do të përqendrohen te Mbretëria. Rishiko masat që janë marrë në kongregacionin tuaj për shërbimin.
10 min.: «Të përdorim Fletushkën Siti.» Diskuto përmbajtjen e fletushkës. Të bëhet një demonstrim ku një lajmëtar ofron fletushkën dhe pastaj duke përdorur mjetin e tij elektronik, e drejton personin te jw.org.
15 min.: «Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të flasim me bindje për Mbretërinë.» Diskutim. Dy lajmëtarë të demonstrojnë situatën e mëposhtme: lajmëtari pret në radhë në një dyqan. Personi pranë tij hedh sytë te një gazetë dhe thotë: «Kjo botë është bërë lëmsh. Të gjithë mendojnë se i kanë zgjidhjet e problemeve, po gjërat sa vijnë e keqësohen.» Në një monolog lajmëtari thotë: «S’mund të rri pa folur. Duhet të flas e t’i tregoj për Mbretërinë!» Lajmëtari i drejtohet personit: «Ashtu është, sa vijnë e shtohen lajmet e këqija. Por a mund të të jap këtë fletushkë? Siti që tregohet këtu më ka ndihmuar vërtet për të gjetur përgjigjet e shumë pyetjeve të rëndësishme të jetës.» Lajmëtari tërheq vëmendjen te një pikë e fletushkës, dhe personi tregon interes.
Kënga 92 dhe lutja