BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/14 f. 4
  • Prezantime model

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Prezantime model
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Material i ngjashëm
  • Ta përdorim në çdo rast
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Të përdorim Fletushkën Siti
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Prezantime model
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Ide për prezantimin e botimeve
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
km 7/14 f. 4

Prezantime model

Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës?

Jepjani fletushkën të zotit të shtëpisë në atë mënyrë që të shohë titullin dhe thoni: «Përshëndetje. Po marrim pjesë në një fushatë mbarëbotërore për të dhënë këtë mesazh të rëndësishëm. Kjo fletushkë është për ju.»

Nëse po lini fletushkën në dyert që nuk gjeni njeri në shtëpi, vendoseni në atë mënyrë që të mos duket për kalimtarët dhe përpiquni të mos e palosni pa qenë nevoja.

Nëse i zoti i shtëpisë shfaq interes ose dëshiron të flasë, mund t’i kërkoni mendimin e tij lidhur me pyetjen në faqen e parë me disa përgjigje të mundshme. Hapni fletushkën dhe tregojini çfarë thotë Psalmi 119:144, 160. Shpjegojini se fletushka përmban informacione për një sit Interneti që mund ta ndihmojë të gjejë përgjigje të kënaqshme nga Bibla. Ndoshta mund t’i tregosh një shembull duke luajtur videon Pse ta studiosh Biblën? Para se të ikni, tregojini tri pyetjet në faqen e fundit të fletushkës dhe pyeteni cila i intereson më shumë. Thuajini që jeni i gatshëm të ktheheni për t’i treguar si të gjejë përgjigjen nga Bibla për atë pyetje duke përdorur sitin jw.org. Kur të ktheheni, shqyrtoni përgjigjen duke shkuar te MËSIME BIBLIKE > PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE.

Nëse po shpërndani edhe ftesat për kongresin tuaj rajonal, jepjani të zotit të shtëpisë ftesën njëkohësisht me fletushkën dhe shtoni: «Veç kësaj fletushke, po ju japim edhe ftesën për një ngjarje që do të zhvillohet së afërmi ku mund të marrin pjesë të gjithë.»

Kulla e Rojës 1 gusht

Në fundjavë, kur është e përshtatshme mund ta prezantoni kështu Kullën e Rojës: «Duam t’ju ofrojmë edhe numrat e fundit të revistave tona. Kulla e Rojës për këtë muaj tregon përgjigjen e pyetjes: ‘A interesohet Zoti për ty?’»

Zgjohuni! gusht

Në fundjavë, kur është e përshtatshme mund ta prezantoni kështu revistën Zgjohuni!: «Duam t’ju ofrojmë edhe numrat e fundit të revistave tona. Zgjohuni! për këtë muaj tregon përgjigjen e pyetjes: ‘Si të bëjmë paqe?’»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo