Programi për javën që fillon më 16 shtator
JAVA QË FILLON MË 16 SHTATOR
Kënga 21 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
jr kap. 14 ¶8-13 (30 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: 2 Korintasve 1-7 (10 min.)
Nr. 1: 2 Korintasve 1:15–2:11 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Cili është ndryshimi mes rimishërimit dhe shpresës që ofron Bibla?—rs f. 323 ¶1, 2 (5 min.)
Nr. 3: Çfarë duhet të bëjë dikush që të gjejë strehë tek emri i Jehovait?—Sof. 3:12 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
10 min.: Të rinj: Çfarë do të bëni me jetën tuaj?—Pjesa 2. Fjalim i bazuar në këtë fletushkë, nga paragrafi 10 deri në fund. Intervisto shkurtimisht dikë që ka shërbyer në kohë të plotë që në rini. Çfarë e shtyu të merrte një vendim të tillë? Çfarë bekimesh ka pasur?
10 min.: Kur predikoni vetëm. Diskutim. (1) Çfarë do të na ndihmojë të ruajmë gëzimin kur predikojmë pa një shok shërbimi? (2) Çfarë masash është e përshtatshme të marrim kur bëjmë rivizita vetëm? (3) Nëse nuk ka mbledhje për shërbim ditët kur dalim ne, si mund t’i nxitim të tjerët në kongregacion të na shoqërojnë në predikim? (4) Cilat janë dobitë kur herë pas here zgjedhim të predikojmë vetëm në ato vende dhe orare që është e sigurt?
10 min.: «Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?» Pjesë me pyetje dhe përgjigje. Rishiko shkurtimisht si është organizuar broshura dhe veçoritë e saj.—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, mars 2013, faqja 3.
Kënga 107 dhe lutja