Programi për javën që fillon më 15 korrik
JAVA QË FILLON MË 15 KORRIK
Kënga 48 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
jr kap. 12 ¶1-7 (30 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Veprat 18-21 (10 min.)
Nr. 1: Veprat 20:17-38 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Kur Krishti t’i marrë në qiell të krishterët besnikë, a do të shfaqet dukshëm në një re para gjithë botës?—rs f. 336 ¶2–f. 337 ¶1 (5 min.)
Nr. 3: Si ta tregojmë që po e mbajmë mendjen te fryma?—Rom. 8:6 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
10 min.: Të prekim zemrën e studentëve. (Luka 24:32) Diskutim i bazuar në pyetjet e mëposhtme. (1) Kur drejtojmë një studim biblik, përse është mirë të theksojmë: (a) dashurinë dhe mençurinë e Jehovait? (b) vlerën e zbatimit të parimeve të Biblës? (c) nevojën për të kërkuar gjithmonë drejtimin e Jehovait, para se të marrim një vendim? (2) Si na ndihmojnë këto pyetje të kuptojmë nëse po i prekim zemrën studentit: (a) a të duket e arsyeshme kjo? (b) a përputhet kjo me dashurinë e Perëndisë? (c) pse të duket e dobishme ta zbatosh këtë këshillë?
20 min.: «Vëllezër të rinj, a po ndiqni synime frymore?» Pjesë me pyetje dhe përgjigje. Shkurtimisht intervisto një plak ose një shërbëtor ndihmës që ndoqi synime frymore që në rini. Ç’lloj caktimesh ose stërvitjeje mori para se të emërohej shërbëtor ndihmës? Si e ndihmuan të tjerët në kongregacion të bënte përparim frymor? Ç’bekime ka pasur ngaqë ka ndjekur synime frymore?
Kënga 85 dhe lutja