BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/13 f. 1
  • Merrni si shembull profetët​—Joeli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Merrni si shembull profetët​—Joeli
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Material i ngjashëm
  • Libri biblik numër 29​—Joeli
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Sprovat na kanë forcuar besimin te Jehovai
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Një sulm nga veriu!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Kush do të «shpëtojë»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
km 7/13 f. 1

Merrni si shembull profetët​—Joeli

1. Si mund ta imitojmë përulësinë e Joelit kur jemi në shërbim?

1 Kush ishte profeti Joel? Ai tregon vetëm se ishte ‘biri i Petuelit’. (Joe. 1:1) Ky profet i përulur nxori në pah mesazhin e Jehovait dhe jo njeriun që e sillte atë. Edhe ne e drejtojmë vëmendjen te Jehovai dhe te Bibla kur jemi në shërbim. Nuk kërkojmë lavdi për vete e as përpiqemi të biem në sy. (1 Kor. 9:16; 2 Kor. 3:5) Veç kësaj, ne gjejmë forcë në mesazhin që shpallim. Cilat aspekte të profecisë së Joelit na mbushin me zell dhe shpresë sot?

2. Për çfarë duhet të na nxitë dijenia se fundi është afër?

2 «Dita e Jehovait është afër.» (Joe. 1:15) Edhe pse këto fjalë u shkruan mijëra vjet më parë, ne po shohim përmbushjen e tyre përfundimtare. Kushtet që përkeqësohen dita-ditës, indiferenca dhe tallja që hasim në territor janë prova të qarta se po jetojmë në ditët e fundit të këtij sistemi të lig. (2 Tim. 3:1-5; 2 Pjet. 3:3, 4) Kur mendojmë sa afër është fundi, kemi plot arsye t’i japim përparësi shërbimit në jetën tonë.​—2 Pjet. 3:11, 12.

3. Pse shërbimi është veçanërisht i rëndësishëm tani që po afron shtrëngimi i madh?

3 «Jehovai do të jetë një strehë për popullin e tij.» (Joe. 3:16) Lëkundja që përmendet në këtë varg, mund t’i referohet vetëm kohës kur Jehovai do të ekzekutojë gjykimin gjatë shtrëngimit të madh. Ngushëllohemi kur dimë se Jehovai do t’i çlirojë shërbëtorët besnikë gjatë asaj kohe. (Zbul. 7:9, 14) Ndërsa angazhohemi në shërbim dhe provojmë si na mbështet e na forcon Jehovai, rritim besimin dhe qëndrueshmërinë. Këto cilësi do të na ndihmojnë gjatë shtrëngimit të madh që po vjen.

4. Pse mund të jemi të gëzuar e ta presim të ardhmen me besim?

4 Edhe pse disa kanë thënë se libri i Joelit përmban një mesazh terri, ai i jep popullit të Perëndisë shpresën e lavdishme për çlirim. (Joe. 2:32) Prandaj, le ta presim të ardhmen me besim dhe të shpallim me zell lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë teksa u vëmë veshin fjalëve të Joelit 2:23: «Jini të gëzuar e ngazëllohuni falë Jehovait.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo